POLITIKE

Konsensus PS-PD për Rregulloren e Kuvendit/ Vasili: U anashkaluan çështjet parimore

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 11:03

Konsensus PS-PD për Rregulloren e Kuvendit/ Vasili: U anashkaluan

Ish ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të miratuara me konsensus në Rregulloren e Kuvendit, duke i cilësuar ato si “kozmetikë pa përmbajtje” që, sipas tij, forcojnë kontrollin e mazhorancës dhe “blindojnë” Komisionin Xhafa.

" Kujt i duhet kompromisi per Rregulloren, qe nuk sjell Ramen ne kuvend dhe blindon Xhafen?!

Dje ne kuvend u votuan me konsensus ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit.

Po a i dhane pergjigje problemeve parimore qe shqetesojne funksionimin e llogaridhenies dhe garantimin erolit te opozites ne Kuvend?

Pergjigja eshte e thjeshte.Keto ndryshime ishin nje kozmetike pa ndonje permbajtje dhe per me keq konsoliduan disa monente parimore negative.

Se pari.Ne Republiken tone roli i Kryeministrit eshte teper i madh.Ndaj natyrshem Kuvendi duhet te kete mekanizma sa me te forte per te kontrolluar veprimtarine e tij.

Edi Rama perbuz opoziten, refuzon dhe nuk i pergjigjet kerkesave te opozites per te raportuar ne Kuvend dhe jo rralle çon bedelë ministra per te bere sikur kthejne pergjigje.

Kesaj situate duhej ti jepte pergjigje Rregullorja me detyrime te qarta qe nuk mund te anashkalohen e kapercehen, por per fat te keq kompromisi i djeshem konsensual kete problem kyç nuk e zgjidhi aspak.
Se dyti.

Ne Kuvend me dhunen e vetem votave te saj rilindja ngriti super Komisionin Xhafa. Kete Komision absurd dhe vegel te Rames per te shantazhuar drejtesine dhe institucionet e pavarura. Aq e vertete ishte kjo sa qe institucionet e drejtesise refuzuan te bashkpunonin me te.

Kompromisi per Rregulloren duhej ta shkrinte menjehere kete Komision, per te cilin ne te shkuaren opozita ka pasur kundershti te forta parimore.

Por e kunderta ndodhi.Komisionit Xhafa ju shtuan kompetencat.

Aty dhe vetem aty te Komisioni Xhafa do te raportoje SPAK dhe jo më ne debat te hapur ne sallen e Kuvendit perpara te gjithe deputeteve megjithse SPAK eshte ngritur me voten e 140 deputeteve te Kuvendit ne 21-22 korrik 2016.

Komisioni Xhafa nga dje u be akoma edhe me shume super kontrolluesi i te gjithe institucioneve te pavarura duke bere de facto nul komisionet e perhershme te Kuvendit.

Se treti.Kompromisi konsensual duhet te hiqte menjehere denimet deri ne 60 dite per deputetet.Denimet kane rene gjithnje mbi deputetet e opozites dhe kurre mbi ata te rilindjes, ndonese keta te fundit jane sjelle si rrugaçe ordinere ne sallen e Kuvendit.Por per fat te keq kompromisi konsensual as kete moment parimor nuk e zgjidhi.

Se katerti.Diskutimi per Rregulloren lidhet me veprimtarine e çdo deputeti te Kuvendit dhe ky diskutim nuk mund te jete kurre prone e dy kryetareve te grupeve parlamentare. Rilindja ka mekanizem funksionimi mbylljen dhe fshehtesine, ndersa opozita duhet te kete trasparencen dhe hapjen drejt diskutimit te gjere gjitheperfshires, qe perben edhe fuqine e saj.

Mjerisht i gjithe ky proces u krye pa asnje trasparence, me logjiken e faktit te kryer dhe duke i perjashtuar jo vetem deputetet por edhe kryetaret e grupeve te tjera parlamentare.

Kompromisi jepet per çeshtje parimore dhe per te zgjidhur ngerçe te medha politike dhe per te jetesuar llogaridhenien reale te qeverise ne Kuvend.

Kompromisi per te shtuar ca keshilltare te opozites ne Kuvend, qe do marrin rroga eshte shperdorim i ketij instrumenti politik.

Kur keto mekanizma te ndryshkur mbeten po ato dhe kur dhuna e maxhorances ne Kuvend nuk merr pergjigje nga Rregullorja kujt i duhet ky kompromis.

Serish Rama nuk do te vije te raprtoje ne Kuvend, serish Xhafa do ushtroje shantazhin qe do Rama dhe serish deputetet e opozites do denohen dhe per me keq SPAK nuk do te raportoje më si deri dje perpara te gjithe deputeteve megjithse ka ne duart e tij çeshtjet me te rendesishme te korrupsionit dhe krimit te organizuar, por vetem petpara komisionit Xhafa.

Ndaj pyetja mbetet:

Kujt i duhej ky kompromis konsensual i tille, qe nuk sherbeu per thelbin, por per siperfaqen si dhe krijimit te nje iluzioni te rreme se mes rilindjes se korruptuar e te dhunshme dhe opozites se dhunuar e te shtypur prej saj paska nje dialog dhe kompromis?", shkruan Vasili.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?