Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Eno Bozdo, nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, kritikoi takimin e sotëm të Kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke e cilësuar një “shfaqje mediatike” që nuk zgjidh problematikën më të ngutshme për shqiptarët: çmimin e lartë të karburantit.
Bozdo theksoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon, dy herë më i lartë se Kosova apo Maqedonia e Veriut, dhe se përgjegjësia për këtë bie mbi taksat e larta të vendosura nga qeveria, jo mbi tregtarët. Ai paralajmëroi se Partia Demokratike do të zbatojë masa konkrete për uljen e çmimit dhe për përmirësimin e cilësisë së karburantit sipas standardeve evropiane.
Bozdo:
Edi Rama takoi sot grosistët e naftës dhe u kërkoi që peshën e rritjes së çmimit të karburantit prej krizës iraniane ta mbajnë ata.
Një takim qesharak, sepse as bashkëbiseduesit dhe as mesazhet e Ramës nuk e zgjidhin çështjen që shqetëson shqiptarët sot: koston e një litri karburanti, që sot kishte kapur 2 mijë lekë, kur Kosova dhe Maqedonia, të dyja pa dete dhe pa porte, paguajnë 30% më pak.
Me pak fjalë, Rama takoi ata që nuk duhet, u foli atyre që s’kanë lidhje dhe nuk pranoi asgjë nga përgjegjësitë e tij.
Takimi ishte thjesht një shfaqje mediatike, sepse:
Së pari, Rama nuk mori përsipër të mbajë asnjë kosto mbi vete, duke konfirmuar se s’ka ndërmend të ulë asnjë nga taksat e pafundme që rëndojnë konsumatorët. Çmimi i karburantit në Shqipëri është më i larti në Evropë në raport me fuqinë blerëse dhe dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit, si Kosova apo Maqedonia e Veriut.
Qeveria Rama e takson naftën me 60%, kur mesatarja e vendeve të BE-së është rreth 50% dhe e vendeve të OECD rreth 45%. Kjo është arsyeja pse këtu te ne kushton kaq shumë nafta dhe shqiptarët zgjedhin të furnizohen në Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni. Për të mos folur pastaj për ndryshimin e madh të cilësisë së naftës.
Së dyti, është rast unik që Kryeministri bisedon me tregtarët për çështje çmimi. Nuk kemi parë asnjë kryeministër në BE apo gjetkë të ndërmarrë takime të tilla. Kriza nuk është shkaktuar prej grosistëve dhe çmimi shumë i lartë i naftës në Shqipëri vjen vetëm prej taksave të qeverisë. Por, nëse ka dyshime për këtë të fundit, Rama lehtësisht mund të ngarkojë Autoritetin e Konkurrencës të vëzhgojë tregun dhe të sigurojë transparencën.
Së treti, nga ky takim morëm vesh diçka me shumë rëndësi: që Shqipëria ka vetëm 30 ditë rezerva, nga 90 ditë që duhet të ketë sipas kërkesës së Direktivës së BE-së, e detyrueshme për t’u zbatuar edhe nga ne. Dhe meqenëse do të bëhemi vend anëtar së afërmi, sipas Kryeministrit, kush e mban përgjegjësinë për këtë fakt të rëndë që kërcënon sigurinë kombëtare?
A do t’ua kërkojë edhe këtë Rama grosistëve?
Partia Demokratike i mbahet premtimit për reduktimin e taksës së qarkullimit. Vetëm kjo masë do të ulë me 240 lekë çmimin e 1 litri naftë. Shqiptarët nuk duhet dhe nuk do të paguajnë asnjë cent më shumë se kosovarët dhe maqedonasit.
Duke rifunksionalizuar dhe nxjerrë nga korrupsioni inspektoriatet përkatëse, brenda 30 ditëve të para të qeverisjes sonë, cilësia e naftës që do t’u shitet qytetarëve do të jetë e standardeve të vendeve të BE-së.
Çdo litër naftë me çmim abuziv dhe me cilësi të keqe është një arsye për protestë.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka paralajmëruar pasoja nga qeverisja e kryeministrit Edi Rama në rrugën e integrimit europian. Ai thek...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nenkryetari i Komisionit te...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partive Popullore Europiane....
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se zhvillimet e fundit në raportet m...
Avokati Kujtim Cakrani ka denoncuar një situatë të pazakontë, që sipas tij ka ndodhur në Vlorë. Cakrani shkruan në Face...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duket ka reaguar në lidhje me denoncimin të bërë nga moderatori Çim...
Edmond Panariti Ish-ministri Edmond Panariti ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipëria në Bashkimi Evropian është për...
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi duket se ka zbuluar një rrugë të re për integrimin europian të Shqipërisë që...
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke the...
Një raport i publikuar së fundmi nga rrjeti rajonal SELDI.net ka evidentuar se patronazhi politik është një nga pengesat kryesore ...