POLITIKE

Brisida Shehaj i përgjigjet Ramës për gjyqin: Do më kesh përballë, asnjë hap pas

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 20:47
Brisida Shehaj i përgjigjet Ramës për gjyqin: Do më kesh

Pas publikimit të lajmit mbi vendimin e gjykatës në favor të kryeministrit Edi Rama në çështjen ndaj saj për shpifje, Brisida Shehaj ka reaguar me një deklaratë të gjatë dhe të ashpër publike.

Ish-drejtoresha e Tatimeve akuzon Ramën për propagandë, kontroll mbi drejtësinë dhe përdorim të pushtetit kundër fjalës së lirë, ndërsa thekson se beteja ligjore nuk ka përfunduar, pasi çështja ndodhet ende në apel.

Në reagimin e saj, Shehaj deklaron se akuzat e ngritura prej saj ndaj qeverisë lidhen me korrupsionin, taksën e naftës, bordin e transparencës dhe abuzimin me fondet publike, duke shtuar se koha ka provuar se ato që u cilësuan “shpifje” janë denoncime të mbështetura mbi fakte.

Ajo e cilëson “triumfin” e shpallur nga kryeministri si shenjë pasigurie politike dhe shprehet se “mund ta fitojë këtë gjyq Edi Rama, por ka humbur epokën”.

E diel.
Qyeti ende fle për të harruar hallet, si të paguajë naftën, energjinë, ushqimet, si ta durojë ikjen e fëmijëve nga Shqipëria.
Korrupsioni e krimi gjerbin kafen gjithë lezet nga verandat e kullave fantazmë.
Por celularët e mediave bien pa pushim. Ankth, padurim.
Lideri suprem ka sihariq: ka fituar një gjyq për shpifje ndaj qytetares Brisida Shehaj.

Se të kap gazi kur sheh një pushtet që ëndërron të hyjë në histori si perandori, por katandiset duke festuar si administrator pallati që fitoi sherrin për ashensorin që e ka vënë vetë të prishur.

Njerëzit mund të mos lexojnë vendime gjykatash, por jetojnë çdo ditë pasojat e një shteti që u merr frymën. Ndaj edhe nuk kam rreshtur së foluri.

Me fakte, përvojë të gjatë dhe njohje të mirë të stilit të punës së vet e kam akuzuar kryeministrin se buxheti vidhet rëndshëm, se taksa e naftës që po u merr shpirtin shqiptarëve është taksa e tij, se ata që ka ulur e ngulur në bordin e transparencës janë grabitës dhe se ai e di fare mirë këtë. Për këto, gjykata e reformës së Ramës më shpall “shpifëse”.

Dhe për këtë, Rama qysh në agim të së dielës pa lajme, u shërben redaksive të veta “triumfin” madhor për të mbushur edicionet e propagandës, si “programin me gënjeshtra” tek “Radiostacioni”.

Vetëm pushtetet e pasigurta kanë nevojë ta ekspozojnë publikisht “fitoren” ndaj fjalës së lirë, si trofe psikologjik.

Qysh nga 2022 kur nisi kjo gjueti personale e Ramës në gjykatë ndaj meje, koha provoi se ajo që u quajt “shpifje” është kusuri në shpinën e rraskapitur të shqiptarëve.

Për akcizën, u konfirmua me prova bllokimi nga anëtarë të qeverisë i vjeljes së 123 milionë eurove. 
Për anëtarët e bordit të transparencës (grosistët e naftës), vetë Rama ua pranoi sy më sy para pak javësh se do të shpallë koncesion të ri prej kontrabandës së shfrenuar. Madje deputeti Erion Braçe denoncoi zëshëm në Kuvend skemën.
Për vjedhjen e buxhetit janë disa raporte KLSH-je dhe të vetë sistemit që kanë vënë alarmin.

Pra, le ta ndajë mendjen kryeministri para se të vijë e hëna:
ose është i paaftë në mënyrë spektakolare dhe nuk kontrollon dot hajdutët e qeverisë së vet, ose është pjesë e sistemit ku grabitja është metodë qeverisjeje.

Çështjen e kam çuar në apel dhe deri në verdiktin final do të pres drejtësinë. Edhe atë që e kontrollon vetë lideri suprem. E nëse sërish vendosin kundra meje jam e qetë, sepse mund ta fitojë këtë gjyq Edi Rama, por ka humbur epokën. 

Edhe po t’i fitojë të gjitha çështjet ndaj fjalës së lirë në sallat e gjyqeve, s’ka se si fiton gjyqin me faktet dhe historinë.

Tragjikomike kur etja e tij për t’u dukur gjigand, përfundon në pasiguri influenceri që poston “story” për reputacionin e vet.

Koha, kjo zonjë e rëndë, e pagabueshme, madamë e duruar e ka nënshkruar verdiktin se pushteti nuk i mbijeton gjatë momentit kur populli nuk e ka më frikë, por e tall si meme me eskortë.

Megjithëse pushteti je ti. E në njëjës duhet të të drejtohem. Sepse shërbëtorët e tu mund të mos më njohin. Por ti po!

Ti e di shumë mirë se nuk lodhem e ndalem.
Nuk më tut as propaganda e as turma e oborrtarëve që jetojnë duke duartrokitur frikën tënde.
Edhe pas kësaj, ti dhe sistemi yt do të më keni përballë. Asnjë milimetër anash. Pas kurrë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan