POLITIKE

Brukseli nuk 'e ha' propagandën e Ramës/ Koka: Dështimi i integrimit në BE ka një shkak, mbrojtja e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 10:04

Brukseli nuk 'e ha' propagandën e Ramës/ Koka:

Gazetari Bledian Koka ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur ngërçin në procesin e integrimit europian me vendime politike të brendshme dhe ndërhyrje në drejtësi.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHEQTO” në Syri TV, Koka u shpreh se qeveria po përpiqet të kamuflojë një frenim serioz në raport me integrimin në Bashkimi Evropian. Sipas tij, ky ngadalësim lidhet drejtpërdrejt me vlerësimet e IBAR-it dhe mënyrën si janë zhvilluar negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gazetari theksoi se situata është përkeqësuar pas vendimit të mazhorancës për të mos i hequr imunitetin Belinda Balluku, duke sugjeruar se ky veprim ka ndikuar në shtyrjen e vlerësimit për Shqipërinë në Bruksel. Ai vuri në dukje se ndërkohë që vende si Moldavia dhe Mali i Zi kanë avancuar në proces, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

Sipas Kokës, kryeministri Rama është i vetëdijshëm se pengesa kryesore në marrëdhëniet me BE-në lidhet me çështje të drejtësisë dhe transparencës. Ai akuzoi qeverinë se po përpiqet të mashtrojë opinionin publik duke minimizuar problemet reale dhe duke ia faturuar fajin opozitës.

Bledian Koka: Zoti Rama mundohet, po themi të kamuflojë një ngecje, një frenim që ka në raport me integrimin dhe që ka të bëjë kryesisht me atë që quhet vlerësimi i IBAR-it për mënyrën se si është vepruar dhe si është negociuar deri tani mes Shqipërisë dhe BE-së dhe që ky negocim dhe ky frenim pa diskutim që ka një emër.

Është dhe ka ndodhur vetëm katër ditë mbasi mazhoranca aktuale me urdhër të zotit Rama vendosi të mos ja heqë imunitetin Belinda Ballukut. Dhe që prej asaj dite, domethënë, ka qenë, mos gaboj të enjten, të hënën ka qenë takimi në në Bashkimin Evropian ku do duhej të bëhej vlerësimi i parit. Atë ditë ka dalë vlerësimi për Moldavinë, ka ndodhur vlerësimi për  Malin e Zi dhe sigurisht që është shtyrë për për Shqipërinë. Për shkak të qëndrimit.

Pra, zoti Rama e di fare mirë që pavarësisht se ai mbështetësve të Partisë së Partisë Socialiste mund t'u thotë çfarëdo lloj gjëje, mund t'i mund ta artikulojë çfarëdo lloj gjëje, nuk është se do ketë ndonjë rezistencë aty, e di fare mirë që problemi me Bashkimin Evropian ka vetëm një mënyrë për ta zgjidhur ose frenimi që ka aktualisht dhe ajo është dorëzimi i imunitetit të zonjës Balluku.

Pra, ndodhur ajo gjë, pa hequr dorë zoti Rama nga mënyra se si po e trajton drejtësinë, pavarësisht se artikulon atë shprehjen e famshme që drejtësia e pavarur është pa ne, si mundet ai të mund të tentojë t'i hedhë hi syve shqiptarëve dhe sidomos mbështetësve të tij, por këtë nuk ja nuk ja ha kush, domethënë në në në Bruksel dhe prandaj ka këtë ky 'tur' që quhet punët e Shqipërisë, domethënë kryefjalë kësaj ka dy gjëra.

E para që ne nuk jemi vend i korruptuar, se po të ishim korruptuar nuk do kishim rritje ekonomike dhe e dyta është që integrimi nuk ka probleme, integrimi është aty,  janë ca ligje të integrimit thotë zoti Rama që janë miratuar në janar të këtij viti, por që askush nuk e di që ishin ligje integrimi, madje po ta dëgjoni me kujdes deklaratën e djeshme, as vetë zoti Rama nuk e dinte që ishin ligje integrimi dhe e kishte marrë vesh në momentin e fundit dhe i kishte kërkuar Brukselit tamam ta shtynte ca ditë se unë jam jashtë shtetit duke bërë turistin politik siç bën prej prej vitesh tashmë.

Pra, realisht në thelb ajo që mundet zoti Rama të na thotë është që këtu ka një ngecje të integrimit, të asaj që ishte kali i tij i betejës së zgjedhjeve të vitit të kaluar, por edhe nëse ka, fajin e kanë këta të opozitës që flasin lart e poshtë keq për situatën në Shqipëri dhe jo fakti që mazhoranca e tij dhe urdhri i tij ishte që të të të të frenohej drejtësia, të pengohej drejtësia për të hetuar atë që ishte ish-zëvendëskryeministre e tij dhe ministre dhe superministrja e qeverisë së tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan