POLITIKE

Vangjeli: Rama shpik armiq imagjinarë dhe kontrollon pushtetin përmes ‘biznesmenëve ideologjikë’

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 22:27
Vangjeli: Rama shpik armiq imagjinarë dhe kontrollon pushtetin përmes

Analisti Lorenc Vangjeli hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po ndërton një strategji politike të bazuar mbi “armiq imagjinarë” dhe manipulimin e perceptimit publik.

Vangjeli u shpreh se, Rama po zgjeron qëllimisht rrethin e kundërshtarëve imagjinarë për të krijuar imazhin e një lideri të vetmuar që lufton kundër të gjithëve, ndërsa në të njëjtën kohë nxit dhe mbështet krijimin e “biznesmenëve ideologjikë”, një fenomen që deformon garën e ndershme dhe rrit korrupsionin në vend.

Analisti ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi sinqeritetin e retorikës pro-evropiane të qeverisë, duke theksuar se një pjesë e politikës shqiptare nuk e dëshiron realisht integrimin në Bashkimin Evropian, pasi është mësuar të funksionojë jashtë rregullave të forta që kërkon një sistem demokratik funksional.

“Rama ka filluar ta zgjerojë pafund rrethin e armiqve të tij dhe gjithmonë e më tepër po e vizaton veten si një vetmitar, një njeri i pakuptuar, një njeri i cili ka bërë gjithçka të mundur. Por pastaj rreshti i ziliqarëve ndaj tij është i madh, ku përfshihet që nga opozita, media, segmente të caktuara të shoqërisë e me radhë. Nuk, nuk, nuk më duket se është kështu. Ka një shprehje që thotë se pesha e një burri në politikë matet me shumën e armiqve të tij. Por këta janë armiq imagjinarë të Ramës dhe ai i shpik si të tillë për t’u vetëdukë edhe njëherë edhe më heroik në betejën që duket se po e fiton, por e fiton në zgjedhje, sipas tij. Kjo është e para. E dyta kishte të bënte me atë gjënë tjetër.
Ky është një nga fatet më të këqija që ne ia kemi ndërtuar vetes. E them “ne”, se ne s’kemi dorë, por politika, edhe njëherë, ka shpikur biznesmenët ideologjikë. Është fakt, jo në këtë përmasë kaq të theksuar, kaq të dukshme.

Kjo e detyron, kjo rrit korrupsionin, kjo e bën garën e nesërme politike, ashtu siç vret garën ekonomike, më të padrejtë dhe më të pandershme. Sepse, si rregull, pranë qeverisë afrohen shumë herë më tepër donacione dhe më të dukshme. Ndërkohë që në Amerikë mund ta bësh një gjë të tillë, por nëse të kapin, nëse tejkalon shifrat.

Po për t’u kthyer edhe njëherë te ajo gjëja tjetër që e kisha vërtet me dhimbje për ta thënë: sa herë që politikanët shqiptarë të majtë, në të gjithë këto vite, betohen për Evropën, mua më ngjajnë me ca adoleshentë hilacakë që, kur kapen në gabim, betohen për kokën e mamasë thjesht për të kaluar radhën. Unë e kam bindje të thellë që këta hilacakët tanë këtu as nuk duan integrimin real të Shqipërisë në Evropë, hyrjen në një botë me rregulla, sepse janë mësuar me hilën e vogël lokale këtu.

Nuk do të mbijetonin dot modele si ky i shpikur, që nganjëherë si rast i veçantë na duket, i politikanëve shqiptarë në Evropë: njerëz të cilët udhëheqin me ego, me narcizëm dhe me vetëmjaftueshmëri.”– tha “Çim Peka Live”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?