POLITIKE

Bushati: Dhuna, faza e re e Ramës për të shuar protestën

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Korrik 2026, 21:59
Bushati: Dhuna, faza e re e Ramës për të shuar protestën

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se dhuna e ushtruar sot nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve, është strategjia e fundit e Edi Ramës për të shuar protestën.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se goditja ndaj protestuesve ka qenë çnjerëzore dhe e urdhëruar nga pushteti.

“Unë jam për luksin e zgjidhjes së problemeve me paqe, por kur ke përballë një faktor të dhunshëm, nuk të ngelet alternativë tjetër. Dhuna kthehet në vetëmbrojtje. Varet si e sheh. Po të kthehesh në gjenezë të protestës, edhe ai gardhi para se të hiqej në Zvërnec quhej i dhunshëm heqja, por u pranua nga të gjithë më pas që heqja me forcë ishte më e mira që duhej bërë. Policia mbronte gardhin. Edhe gardhi në Rrjoll ta heqësh duket e dhunshme, por është ushtruar dhunë kur na rrëmbejnë tokat njerëzit si Artur Shehu, apo kur duan të heqin gardhin? Kjo filozofi e dhunës u pa në protestën e sotme.

U pa që për kostumin e Ulsi Manjës, njerëz u masakruan. Një njollë në kostumin e Ulsiut, vlente sa shkopat e gomës, mbi njerëz të pambrojtur. Ka pamje të llahtarshme të protesuesve të shtrirë. Asnjeri nuk është aq kafshëror sa të gjuajë një njeri të shtrirë, duket se ka marrë urdhër. Nuk është zell personal, por zell në ushtrimin e një detyre.

Kur flasim për dhunë, duhet të kuptojmë se kush qëndron në gjenezë të dhunës. Qëndron Rama dhe aparati i tij privat shtetëror. 

Ka 33 ditë që Rama nuk do të shohë realitetin në sy. Njëherë agjent të grekut, Iranit, serbit, pastaj një komplot i botës. 

Pse Rama është sot për dhunë? Edi Rama për herë të parë nuk ka përballë gogolin Sali, ka ngelur pa narrativë ndaj masës së madhe të qytetarëve që kanë dalë në shesh. Po teston me çdo mënyrë të fikë protestën. Filloi me punën e agjentëve. Thoshin është kërkesa kaotike pa kërkesa. Kur dolën kërkesat, thoshin a pse këto janë. Kur dalin figurat, thonë a këto janë të përlyer.  Pra regjimi të zgjedhë edhe kundërshtarin. 

Pasi ka testuar një diversitet strategjish, Rama po teston të riut, thotë mos jep sukses ushtrimi i dhunës, mos frikësohen. Pra dhuna është një gjë e menduar strategjikisht, është faza e re për të fikur protestën. 

E prandaj edhe sot, pamë një episode të kësaj strategjia. Shteti ushtroi dhunë dhe prandaj më duket jo legjitime të thuash, është strategji e protestës dhuna? Protesta reagoi, dhunën e ushtruan kamikazët e policisë. Është kriminale. Trup për kriminelët që japin urdhëra të paligjshëm”, deklaroi Bushati.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan