“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se po i afrohen fizikisht dhe figurativisht zyrës së Kryeministrit. Zhvillimet e fundit, veçanërisht ato që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), po nxjerrin në pah detaje tronditëse që më herët ishin vetëm në kuadrin e denoncimeve publike.
Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “A SHOW” në Syri TV, me moderatorin Adi Krasta, u shpreh se godina e AKSHI-t, e cila ndodhet përballë Kryeministrisë dhe ndahet prej saj vetëm nga një kopsht, është kthyer në epiqendrën e një skandali të ri.
Sipas Bushkolajt, prokurorët e SPAK dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në atë që ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar si “kopshtin privat të Edi Ramës”, dhe se në këtë hapësirë, biznesmenë të caktuar kanë përfituar tendera për vite me radhë, ndërsa të tjerë janë bërë pre e rrëmbimeve nga individë të lidhur me hierarkinë e lartë të Policisë së Shtetit.
Bushkolaj shprehet se hetimet nuk ndalen këtu. Njëkohësisht, një tjetër grup prokurorësh po heton çështje të tjera të bujshme, si ajo “Balluku”, duke u vendosur figurativisht “në paradhomën e Edi Ramës”. Ajo që i bën këto zhvillime edhe më domethënëse është fakti se ato burojnë nga denoncimet e detajuara të ish-zyrtarit të lartë, Arben Ahmetaj, i cili ka qenë pjesë e atyre zyrave dhe ka pasur njohuri të brendshme.
Sipas Busholajt , denoncimet e tij, që përfshijnë çështjet AKSHI, Balluku dhe Veliaj, nuk konsiderohen më si aludime. Ato po kthehen në fakte të konfirmuara përmes dosjeve hetimore, të dhënave dhe emrave të kompanive që po dalin në dritë. Shkalla e akuzave arrin deri në pretendime për rrëmbimin e biznesmenit Daniel Shima dhe kërcënime direkte ndaj tij nga vetë Kryeministri Edi Rama, sipas dëshmive të Ahmetajt.
Bushkolaj thekson se këto zhvillime tregojnë një kalim nga faza e pandehmave në atë të fakteve që po verifikohen nga vetë prokurorët e SPAK. Tashmë, pritet që konfirmimi i radhës nga drejtësia të lidhet me një tjetër element të rëndësishëm të denoncuar: pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit.
Bushkolaj:
Tani nëse flasim për godinën e AKSHI-t, nëse e ke parasysh godina e AKSHI-t është përballë me godinën e kryeministrisë. Kanë ndërmjet vetëm një kopsht. Biznesmenë që merrnin tendera për vite me rradhë në atë kopsht janë rrëmbyer nga njerëz në hierarkinë e policisë së shtetit që kanë bashkëpunuar me të tjerë biznesmenë.
De facto sot që po flasim, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH-së janë në kopshtin privat të Edi Ramës. Kështu e ka cilësuar vetë ish-zëvëndësi i tij Arben Ahmetaj në intervistën me kolegun tonë Çim Peka. Ndërkohë që një pjesë tjetër e prokurorëve de facto nga sot janë në paradhomën e Edi Ramës.
Pra për çështjen Balluku. Dhe janë të dyja denoncimet të bëra nga një njeri që ka qenë në ato zyra, Arben Ahmetaj. Pra nëse flasim për çështjen e AKSHI-t, nëse flasim për çështjen Balluku, nëse flasim për çështjen Veliaj, janë denoncime konkrete edhe me detaje konkrete, janë detaje që ne sot po i konfirmojmë. Kur lexojmë dosjen, kur lexojmë të dhënat, kur lexojmë emrat e kompanive, kur lexojmë se çfarë ndodhi apo denoncimin.
Foli edhe për rrëmbimin e Daniel Shimës dhe për kërcënimet e tij, që sipas Ahmetaj ka pasur kërcënime dhe direkte nga kryeministri Edi Rama. Pra janë gjëra që po faktohen nga vetë prokurorët e SPAK-ut. Nuk jemi më në kushtet e aludimeve. Me sa duket, konfirmimi i rradhës pritet të jetë me atë se çfarë ndodh me pastrimin e parave në ndërtim.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka ndar&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me Kryesinë e PD Dega nr. 9 në Tiranë, ndë...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në studion e Edicionit të Lajmeve në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se zhvillimet e fundit tre...
Këshilli i Europës ka publikuar qëndrimin zyrtar të miratuar nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për Shqipër...
Nga Irena Beqiraj Kush e ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend që Rama ka thënë se “n...
Deputeti i PD, Enno Bozdo, ka reaguar pas kërkesës që SPAK i ka drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Bel...
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Forcë”, ka theksuar se rasti i Belinda Ballukut është k...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2025 pa një përshpejtim të ndjeshëm, me vendin që...
“Dëm i madh iu bë Serbisë”, tha presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, pas lajmit se kompania e Jared Kushner...
Jola Hysaj, ka folur për rrugëtimin e saj si pjesë e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Përmes një postimi në ...