POLITIKE

Pjesë e garës për Avokatin e Popullit/ Hysaj: Misionet publike nuk mbyllen me një proces, rruga ime vazhdon

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2025, 18:01

Pjesë e garës për Avokatin e Popullit/ Hysaj: Misionet publike

Jola Hysaj, ka folur për rrugëtimin e saj si pjesë e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hysaj është shprehur se është shumë krenare që ishte pjesë e kësaj kandidature. Ajo tha se është krenare për standardin, qasjen dhe për mënyrën se si e përballoi këtë proces.

Hysaj tha se ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson dhe ky ishte një prej tyre. Gjatë këtij rrugëtimi ajo shkruan se ka përjetuar vlerësim, mbështetje dhe përgjegjësi. Në fund, Hysaj tha se misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë.

"Ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson. Ky është një prej tyre. Në këtë proces u fol shumë për numra. Procedura kërkonte 28, por 27 mbetet numri im. Dhe për mua, 27 është një numër me fat, sepse përfaqëson mbështetjen reale, respektin dhe besimin e njerëzve që e njohin punën time. Gjatë këtij rrugëtimi u shkrua dhe u komentua për mua, edhe nga gazetarë me përvojë, të cilët zgjodhën të gjykojnë pa marrë mundimin të njohi historinë time, rrugën time dhe punën e ndërtuar ndër vite. Kjo është pjesë e realitetit publik dhe nuk e ndryshon thelbin.

Por përtej kësaj, kam përjetuar diçka shumë më të fortë: vlerësim, mbështetje dhe përgjegjësi. Mbështetje nga familja, miqtë, profesionistët, qytetarët dhe simpatizantët e të gjitha bindjeve politike. Kjo mbështetje më ka bërë edhe më të qartë dhe më të motivuar për të vazhduar. Sepse misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë. Jam krenare që isha kandidate për Avokatin e Popullit. Krenare për standardin, për qasjen dhe për mënyrën se si e përballova këtë proces. Rruga ime vazhdon, me qetësi dhe vendosmëri, përtej palëve dhe përtej zhurmës, në shërbim të interesit publik. Faleminderit nga zemra, Jola Hysaj" shkruan Hysaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan