Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Tensionet e fundit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se janë pjesë e një strategjie për të larguar vëmendjen nga problemet reale me të cilat përballet qeveria.
Analistët sugjerojnë se përplasja është artificiale, e krijuar për të zhvendosur debatin publik nga çështje thelbësore që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe presionin në rritje ndërkombëtar.
Kulmi i këtij konfrontimi erdhi pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, një ditë kur në parlament kaloi edhe ligji për amnistinë fiskale.
Ndërsa partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA, theksuan domosdoshmërinë e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe mbrojtjen e bizneseve amerikane nga injektimi i parave të narkotrafikut, reagimi i kryeministrit ishte i fokusuar në një narrativë krejt tjetër, duke shmangur plotësisht qëndrimet e tyre.
Një element kyç në këtë dinamikë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ky vendim, i ardhur pak para reagimit të ashpër të Ramës, shihet si një kontrast i thellë me praktikën gjyqësore, siç ishte rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u mbajt në arrest shtëpie me argumentin se mund të prishte provat, pavarësisht se nuk kishte pushtet ekzekutiv.
Kthimi i një zyrtari të lartë në detyrë ndërkohë që është nën hetim ngre pikëpyetje serioze për integritetin e procesit hetimor.
Sipas analizës, problemi real i qeverisë Rama shtrihet përtej retorikës publike.
Vëmendja e shtuar e mediave prestigjioze ndërkombëtare, si Fox News, që kanë lidhur zyrtarë të lartë shqiptarë me afera korruptive, dhe narrativat që e krahasojnë Shqipërinë me regjime si ai i Venezuelës, tregojnë për një shqetësim të thellë ndërkombëtar.
Çështja qendrore duket se është lidhja mes parave të karteleve të drogës dhe sektorit të ndërtimit, një fushë ku lejet dhe vendimet merren në nivelet më të larta politike.
Presioni ndërkombëtar nuk vjen më vetëm nga Uashingtoni. Edhe Bashkimi Europian ka filluar të artikulojë një qëndrim të ngjashëm, duke kërkuar zyrtarë të drejtësisë që janë të “pakapur” politikisht dhe që e kanë prioritet luftën kundër krimit. Ky unison mes SHBA-së dhe BE-së sinjalizon se përplasja e iniciuar nga kryeministri nuk është gjë tjetër veçse një manovër për t'iu shmangur një laku që po i shtrëngohet gjithnjë e më shumë nga partnerët perëndimorë.
Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, u shpreh: “Nuk e përmend rastësisht datën 20 nëntor kur Edi Rama pretendon se punonjësit e BKH-së janë sjellë si Isa Boletini në Londër dhe ky u soll si kryeministri londinez që i çarmatosi. Ka dhe diçka, ne erdhëm tek data 11 dhjetor kur ditën që u zgjodh kreu i ri i SPAK-ut, në parlament kaloi paqja fiskale. Po ditën kur u zgjodh kreu i ri i SPAK-ut, ne e analizuam dhe në këtë studio. Pamë dhe reagimin e Ramës dhe reagimin e ndërkombëtarëve. Nuk kishin as edhe një pikë të vetme dhe emërues të vetëm të përbashkët.
Pra, Rama nuk i përmendte askund ndërkombëtarët, ndërkohë që ndërkombëtarët u fokusuan te lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe mbi të gjitha tek mbrojtja e bizneseve, siç tha ambasada amerikane, bizneseve amerikane, nga injektimi i parave të narkotrafikut dhe korrupsionit në ekonomi. Dhe reagimi i Ramës ishte të dielën pasi me sa duket Gjykata Kushtetuese i dha një farë mburoje ditën e premte, që ishte përkoi data 12 dhjetor që ishte vendimi për rikthimin e Belinda Ballukut në zyrë.
Në të gjitha vendimet e tjera, për kthimet në zyrë apo moskthimet në zyrë, ka qenë argumenti më i qartë që kthimi në zyrë prish provat. Një vit u la në arrest shtëpie lideri i opozitës Sali Berisha, edhe pse nuk kishte absolutisht asnjë lloj pushteti në administratë për prishjen apo për dëmtimin e provave apo kërcënimin e dëshmitarëve. Ndërkohë që këtu u ndoq një tjetër, një standard krejt tjetër. Ndërkohë që ky reagim erdhi vetëm ditën e diel për të krijuar një përplasje që në perceptimin tim është edhe një përplasje artificiale për të zhvendosur debatin nga problemet reale që ka Edi Rama.
Ne kemi me të vërtetë lajmin e Fox News-it për çështjen e Belinda Ballukut, por nëse ne shohim lajmet e ditëve më përpara të mediave prestigjioze amerikane, kanë një emërues të përbashkët, pothuajse të gjitha ‘Rama-Duron’ edhe Venezuelën.
Dhe unë gjykoj që ky është problemi real i Edi Ramës, pra, po i vjen rrotull Edi Ramës për çështjen e karteleve të drogës dhe aty është pika fundore se pasi është e gjitha çështja ekonomike.
Problemi është që çështja e Belinda Ballukut dhe me çështjen e parave të karteleve të drogës kanë disa emërues të përbashkët. Një janë lejet e ndërtimit. Edhe Belinda Balluku, edhe Edi Rama, kanë të drejtën për lejen e ndërtimit.
Nëse ne lexojmë qëndrimet e ambasadës, po së fundmi edhe të Bashkimit Europian, pra, nëse e kemi vënë re... Edhe zëvendësprokurorja e përgjithshme amerikane në takim me zotin Bardhi, aty u ndal.
Po ta keni vënë re dhe Bashkimi Europian që po themi deri para tre muajsh nuk rakordonte askund me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë Bashkimi Europian nga Uashingtoni dhe me sa tha Gonzato, tha, duam një njeri që të jetë i pakapur për sa i përket aspektit politik dhe mbi të gjitha që të ketë prioritet luftën kundër krimit të organizuar”.
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese q&e...
Pak ditë pasi mazhoranca socialiste zgjodhi vetëm me votat e saj, Endrit Shabanin si Avokat të Popullit, Partia Demokratike ka vendosur ta dë...
Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri m...
Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare më datë 22 dhjetor, në orën 18:00 para Kryeministrisë, duke sinja...
Një tjetër episod që ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e ligjit dhe autonomisë vendore po zhvillohet në Bashkinë e Tira...
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sot se situata e vetme për të dalë nga situata ku ndodhet sot vendi janë protestat. Ai u bëri thi...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka një rëndësi të...
Sali Berisha në mbledhjen e 'Grupit Parlament të PD-së', tha se Edi Rama zgjodhi Endri Shabanin si Avokat Populli, duke shkelmuar praktikë...
I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, “Lapaj ka vendosur të bëjë maksi...