Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti komentoi zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, që pritet të zhvillohen pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Alimehmeti shprehet se Partia Demokratike duhet të ketë një strategji afatgjatë dhe të bëhet gati për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
‘Mendoj se ne duhet të ishim pak më gati, sepse Veliaj u arrestua në 10 shkurt dhe kishim njëfarë kohe për ta diskutuar këtë çështje. Në këtë moment që flasim, bëhet fjalë vetëm për zgjedhjen e kryetarit dhe jo të këshillit bashkiak, dhe bëhet fjalë për një periudhë 1 vit apo diçka më shumë,’ tha Alimehmeti.
Ai theksoi se ky mandat i shkurtër ka një kleçkë, pasi nuk lejon zhvillimin e planeve të mëdha për qytetin.
‘Të gjitha, buxhete, platforma, strategji janë kryer dhe nuk të jep mundësi të krijosh një plan zhvillimor të vërtetë, me përjashtim të fusësh në legjitimitet punën e ekzekutivit. Pra, mundësitë janë relativisht të vogla për të punuar 1 vit, se përndryshe nuk do kishte vendosur ligji, struktura 4 vjeçare,’ u shpreh ai.
Alimehmeti e krahasoi situatën aktuale me vitet e mëparshme.
‘Në këtë drejtim këtu, kushtet janë ndryshe nga situata e 2022-2023, kur ju përmendët emrin tim. Në këtë lloj kushtesh PD ka nevojë një qasje proaktive riorganizuese, dhe të kuptojë se gara e madhe dhe e fortë që ne kemi nevojë që të shtrohemi fort është 2027’-tha ai.
Sipas tij, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët.
‘Janë 61 bashki dhe janë të gjithë këshillat bashkiak në garë dhe ne duhet t’i qasemi publikut dhe garës në një mënyrë të organizuar dhe të qartë të drejtuar drejt fitores. Jam pro një programi për njerëzit që është më i mirë, më i lirë dhe më i shpejtë, dhe me një parti që është e qartë dhe e riorganizuar dhe e ribashkuar, siç thuhet,’ – tha Alimehmeti në SYRI TV.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Shtator19:06
Berisha publikon CV-në e Gonxhes, si e mori postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një version të ashtuquajtur “CV” të Blendi ...
POLITIKE
20 Shtator18:32
VIDEO/ Produktet me pesticide, Erisa Xhixho: Fatkeqësisht po shiten lirshëm në Shqipëri
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti alarmin për situatën e sigurisë ushqimore në vend, duke akuzuar qeverin&e...
POLITIKE
20 Shtator18:00
Kandidat për Bashkinë e Tiranës përballë Manastirliut? Përgjigjet Edi Paloka
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi sot në një dalje në media, nëse do të prano...
POLITIKE
20 Shtator17:40
“Diktatura nuk mposhtet me fjalë”, Paloka: Rama e kishte planifikuar seancën. Jam kundër daljes nga Parlamenti!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një dalje në media ka komentuar zhvillimet më t&eum...
POLITIKE
20 Shtator16:30
Shkarkimi i pritshëm i Veliajt, Dorjan Teliti: E duam përballë në këshillin bashkiak, t’i tregojë qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin
Duke reaguar për vendimin e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt në mbledhjen e së martës së jav...
POLITIKE
20 Shtator15:50
Zgjedhjet për Bashkinë e Vlorës/ Inxhineri i Fushës i preferuari i Ramës, do propozohet si kandidat i PS-së
Partia Socialiste po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjes së Ermal Dredhë...
POLITIKE
20 Shtator15:35
VIDEO/ “Shqipëria në krizë të thellë”, Tabaku: Ja tre sektorët kryesorë në rënie
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bu...
POLITIKE
20 Shtator15:28
Vjen shkarkimi nga pozicioni i parë për Veliajn! Përfiton Sako e Durrësit, e preferuara e socialistëve
Përpara se të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj është shkarkuar së pari nga posti i kryetarit të ...
POLITIKE
20 Shtator15:20
Nënkryetari i Këshillit në Bashkinë e Tiranës: Do ta lejojë Rama-Veliajn të flasë para se ta shkarkojë?
Ditën e martë, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet n&e...
POLITIKE
20 Shtator13:44
Rama: ‘Diella’ së shpejti do të ketë fëmijë, do t’i lindë në maternitetin e AI
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Shëndetësisë, Evis Salën, në ambientet e Qendrës Spitalore Univer...