Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, reagon ashpër ndaj vendimit për shkrirjen e Komisionit të Integrimit, duke e konsideruar një sinjal negativ për prioritetin që qeveria “Rama” i jep këtij procesi.
“Nuk është vepruar drejt me shkrirjen e Komisionit të Integrimit. Të bashkosh një komision që duhet të jetë prioritet, do të thotë se nuk e ke në zemër. Ky vendim sjell pasoja dhe mbart probleme që duhen parë me kujdes,” tha Mazi, duke e lidhur vendimin me mungesën e një qasjeje serioze të qeverisë ndaj integrimit”
Në një intervistë për emisionin ’Kjo Javë’ në News 24, Mazi analizon dhe problematikën që mbart kjo shkrirje duke paralajmëruar dhe rrezikun
“Shkrirja e Komisionit, për ta bërë një praktikë të gjerë, mbart një problem tjetër që duhet parë me kujdes. Ministria e Jashtme do të merret me marrëdhëniet e dy shteteve, apo vetëm më çështje të unionit? Mendimi im është që mund të jepen justifikime, por duhej të ishte siç ishte. Nuk është mirë që të ndahen. Është njësoj si të hapësh grup-kapitujsh. Sa më shumë kapituj të hapen, aq më shumë vështirësi ka për t’i mbyllur. Ekipet e mëdha duhet të jenë të specializuar. Duhet të mbyllim të paktën 1. A do të mbyllet në 2026. Unë dyshoj se mbyllet, tha ai.
Mazi rrëzon dhe propagandën e Ramës për integrimin e Shqipërisë brenda 2030.
“Integrimi varet kryesisht nga rezultatet që duhet të arrijmë ne, por edhe nga shtetet anëtare që duhet të jenë dakord që një grup kapitujsh të konsiderohet i mbyllur,” tha Mazi, duke shtuar se nuk ka vend për optimizëm të tepruar.
“Nuk është e thjeshtë të mendosh se këto probleme do zgjidhen për 2, 3 apo 4 vjet. Rezultatet nuk janë aq të shpejta.”
Mazi solli në vëmendje shembuj konkretë nga vendet e rajonit për të ilustruar sfidat e integrimit
“Mali i Zi i hapi negociatat në 2012 dhe, për arsye gjeopolitike, iu hapën menjëherë 32 kapituj. Pas 13 vitesh, ka mbyllur vetëm 3. Serbia ka hapur 24 kapituj dhe ka mbyllur vetëm 2 – edhe pse ka një administratë të madhe dhe mbështetje teknike.”
Ai theksoi se procesi i negociatave është thellësisht teknik dhe kërkon përgatitje të strukturuar dhe bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional. “Ky proces kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjitha partitë, grupet e interesit, mediat, dhe shoqëria civile. Është një përpjekje kombëtare,” theksoi Mazi.
Për të ilustruar dimensionin teknik të procesit, ai përmendi përmasat e korpusit ligjor prej 185 mijë faqesh të BE, nga të cilat 83 mijë janë të negociueshme.
“Si mund të negociojmë 83 mijë faqe për dy vite? Teknikisht, e shoh shumë të vështirë,” u shpreh ai.
Ish-kryenegociatori gjithashtu kritikoi qëndrimin e Komisioneres për Zgjerim të BE, Marta Kos, për të cilën tha se i jep proceseve një ngjyrim politik dhe jo teknik. “Marta Kos i sheh çështjet politikisht. Ajo do t’i bëjë qejfin elitës që e drejton dhe shteteve kandidate,” deklaroi Mazi.
Ai shtoi se deklaratat që nxisin pritshmëri të larta tek qytetarët janë të dëmshme: “Unë do të doja që vendi im të hynte nesër në BE, por realiteti është ndryshe. Marta Kos nuk duhet të japë mesazhe që ngrejnë mendjen njerëzve se do hyjmë nesër apo pasnesër.”
Mazi përfundoi duke theksuar se integrimi në BE nuk është vetëm çështje vullneti, por mbi të gjitha ndërtimi i strukturave që mund të zbatojnë atë që negociohet. Ai i bëri thirrje politikës që të flasë me përgjegjësi dhe qytetarëve që të mos ushqehen me iluzione të rreme, por të përfshihen në një proces të gjatë dhe të qëndrueshëm transformimi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Shtator19:43
Alimehmeti: Ka një kleçkë, çfarë fshihet pas zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës?
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti komentoi zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, që pritet t&eum...
POLITIKE
20 Shtator19:06
Berisha publikon CV-në e Gonxhes, si e mori postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një version të ashtuquajtur “CV” të Blendi ...
POLITIKE
20 Shtator18:32
VIDEO/ Produktet me pesticide, Erisa Xhixho: Fatkeqësisht po shiten lirshëm në Shqipëri
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti alarmin për situatën e sigurisë ushqimore në vend, duke akuzuar qeverin&e...
POLITIKE
20 Shtator18:00
Kandidat për Bashkinë e Tiranës përballë Manastirliut? Përgjigjet Edi Paloka
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi sot në një dalje në media, nëse do të prano...
POLITIKE
20 Shtator17:40
“Diktatura nuk mposhtet me fjalë”, Paloka: Rama e kishte planifikuar seancën. Jam kundër daljes nga Parlamenti!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një dalje në media ka komentuar zhvillimet më t&eum...
POLITIKE
20 Shtator16:30
Shkarkimi i pritshëm i Veliajt, Dorjan Teliti: E duam përballë në këshillin bashkiak, t’i tregojë qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin
Duke reaguar për vendimin e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt në mbledhjen e së martës së jav...
POLITIKE
20 Shtator15:50
Zgjedhjet për Bashkinë e Vlorës/ Inxhineri i Fushës i preferuari i Ramës, do propozohet si kandidat i PS-së
Partia Socialiste po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjes së Ermal Dredhë...
POLITIKE
20 Shtator15:35
VIDEO/ “Shqipëria në krizë të thellë”, Tabaku: Ja tre sektorët kryesorë në rënie
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bu...
POLITIKE
20 Shtator15:28
Vjen shkarkimi nga pozicioni i parë për Veliajn! Përfiton Sako e Durrësit, e preferuara e socialistëve
Përpara se të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj është shkarkuar së pari nga posti i kryetarit të ...
POLITIKE
20 Shtator15:20
Nënkryetari i Këshillit në Bashkinë e Tiranës: Do ta lejojë Rama-Veliajn të flasë para se ta shkarkojë?
Ditën e martë, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet n&e...