VIDEO/ Tension në mitingun e Ramës në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deklarata e papritur e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkaktuar paqartësi dhe turbullira politike rreth së ardhmes së marrëveshjes së shumëdebatuar mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Vlerësuar si "e papjekur" dhe jo diplomatike, kjo dalje publike ka ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrimin zyrtar të Tiranës dhe ka shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike e politike në Itali.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, analisti Enton Abilekaj tha se deklarata e ministrit, ku lihet të kuptohet se pakti mund të anulohet, bie ndesh me normat themelore të diplomacisë.
Sipas tij, një marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të hidhet poshtë përmes një deklarate në media, por kërkon procese formale dhe diskutime mes palëve.
Por kjo, theksoi Abilekaj, mund të cilësohet si një gafë e rëndë, duke kujtuar edhe deklarata të mëparshme të ministrit që kanë shkaktuar polemika.
'S'është hera e parë që zoti Hoxha kapet në deklarata të tilla të papjekura, që siç është ajo, e bëri njëherë me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që i kushtoi shumë Shqipërisë në raport me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në ndarjen e pushtetit të paktën, dhe përsëri sot kemi një deklaratë të tillë provokative, të paqartë, nga e cila nuk kuptuam asgjë', theksoi Abilekaj.
Në Itali, lajmi ka bërë bujë të madhe, duke u shndërruar në një armë politike për opozitën kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni.
"S'është hera e parë që zoti Hoxha kapet në deklarata të tilla të papjekura, që siç është ajo, e bëri njëherë me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që i kushtoi shumë Shqipërisë në raport me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në ndarjen e pushtetit të paktën, dhe përsëri sot kemi një deklaratë të tillë provokative, të paqartë, nga e cila nuk kuptuam asgjë. Marrëveshja është pesë vjeçare, ndërkohë që kanë kaluar dy vjet, një vit e gjysmë, ose dy, dhe tre vjet na mbeten. Për këto tre vjet, sipas zotit Rama, që është kryeministër, ne nuk do hyjmë në BE. Kështu që zoti Hoxha ka përshtypjen që është nxituar një çikë. Besoj që, ose ky është një provokim që Rama ka dashur ta bëjë nëpërmjet zotit Hoxha, e ka përdorur. Ne do shohim në vazhdim se si do të zhvillohen ngjarjet, por kemi të bëjmë, në qoftë se kjo është një qëndrim i qeverisë shqiptare, përveç deklarimit që është i pakuptueshëm, pavarësisht se ne mund të jemi kundër kësaj marrëveshje dhe unë jam personalisht kundër kësaj marrëveshje, sigurisht.
Por mënyra se si kjo marrëveshje mund të prishet, nuk është kjo mënyrë. Nuk është mënyra që ministri i jashtëm të dalë në treg, në pazar e të thotë e prishëm. Nuk është asnjë mënyrë me deklarata, është mënyra me diskutime, ashtu siç duhet bërë që ne të ruajmë marrëdhënie të mira me shtetin italian, të cilin e kemi një shtet prioritar në marrëdhëniet tona. Në qoftë se ne do e bëjmë, do e bëjmë kështu, besoj që humbasim shumë. Humbasim një aleat shumë të mirë dhe shumë të madh, ë dhe nuk besoj se kjo është diplomatike. Prandaj po them që një diplomat nuk e thotë kurrë jo-në. Sigurisht, se po ndjek mediat italiane dhe kjo zhurmë, kjo deklaratë e tij ka bërë aq shumë bujë sa askush nuk e kupton se çfarë po ndodh. Gjithsesi do presim ditët në vazhdim se nuk është çudi që të dalë Rama dhe të qetësojë situatën dhe të thotë që jo, se nuk është ashtu, është keqkuptuar ministri e të tjera e të tjera.
Por di të them që nuk bëhen kështu deklarata të tilla dhe nuk bëhen kështu prishjet e marrëveshjeve në qoftë se do prishen. Dhe e dyta është që ne nuk bëhemi dot anëtarë të Bashkimit Europian para vitit 2030, siç ka thënë Edi Rama. Kështu që në 2029-ën kur mbaron marrëveshja. Ajo duhet ribërë ose jo. Dhe ne mund të mos e rishkruajmë marrëveshjen dhe ka është shumë e thjeshtë. Kështu që nuk ka asnjë, veç që marrëveshja deri sot nuk është, nuk ka mundur të aplikohet në asnjë rast, në shumë pak raste madje. Aty kemi të bëjmë me një investim të hedhur dëm dhe është fatkeqësi që të dy kryeministrat u treguan shumë të nxituar me idenë, pa e kuptuar nëse është ishte e realizueshme apo jo, dhe mbi të gjitha pa e kuptuar nëse kjo është në vlerat e që përfaqëson Bashkimi Europian. Po, nuk po flas për vlerat e së majtës shqiptare se Edi Rama dhe e majta nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin.
Kjo nuk kuptohet pse është bërë kjo deklaratë. Unë akoma nuk e kuptoj pse, sepse duhet të kemi parasysh që Bashkimi Europian është në fakt pro kësaj marrëveshje, pro këtij lloj trajtimi të çështjes së emigracionit? E ka quajtur si një shembull që duhet ndjekur. Pavarësisht, për, po them përsëri, pavarësisht qëndrimit tim personal dhe besoj edhe të tuajit dhe shumë njerëzve të tjerë që e shumë shqiptarëve që duhet të kenë, si një popull emigrant, që nuk janë dakord me këtë mënyrë, me krijimin e kampeve të përqendrimit jashtë BE-së, për të thënë që BE-ja i respekton të drejtat e njeriut, por jashtë BE-së nuk respektohen, s'ka problem, i i eksportojmë atje ku nuk respektohen të drejtat e njeriut. Kështu që ajo është eksportosh një problem dhe të fshihesh si struci, ndërkohë që je duke shkelur të drejtat e njeriut shumë më keq se Trumpi në Amerikë dhe shumë më keq se vende të tjera që nuk janë fare anëtare të BE-së.
Është një çudi shumë e madhe e thënë nga një diplomat, se mund ta bënte një ministër i brendshëm që dakord, po e thënë nga ministri i jashtëm, kjo është, është një incident diplomatik, mendoj. Gjithsesi do shohim se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës për të kuptuar më shumë se ishte një shkarje e zakonshme e ministrit, apo është një qëndrim i ri i qeverisë shqiptare për një arsye të caktuar, të cilën ne nuk e kuptojmë akoma, sepse sigurisht që kjo bëhet për një arsye të caktuar. Ama, ëh, ajo që duhet të, që është e sigurt që mund të themi, është që sot ishte për t'u mbledhur Këshilli i Ministrave të Jashtëm, siç u njoftua, pas Coreper-it, pasi ata që thonë juve, përfaqësuesit teknik të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që përfshihen tek Coreper, të miratonin të gjitha zhvillimin e Shqipërisë, përparimin e Shqipërisë, që përfshihet në raportin ndërmjetëm i BE-së, i cili është një raport që bëhet dy herë dhe përqëndrohet tek çështjet themelore".
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të...
Nga Belind Këlliçi Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot nj&eu...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar ditën e sotme se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë p&eum...
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franci Nuri, deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet n&eum...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar qeverinë se po përdor procesin e integrimit europian për propagandë politike, n...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamentet për projektrezolutën për Procesin e Anëtarësim...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sy...
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian ka miratuar raportin vjetor për Shqipërinë, një dokument që v&eu...
I ftuar në emisionin "ÇIM PEKA LIVE", analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri funksionon me dy sta...
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar për herë të parë debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, e...