Gazetari Bledian Koka deklaroi se narrativa e qeverisë ka rënë dhe se ministrat po përpiqen të justifikojnë çështje të pajustifikueshme.
Sipas tij, ekziston një model ku zyrtarë të caktuar marrin përsipër projekte të mëdha dhe më pas përballen me pasoja ligjore, duke u kthyer në “kokë turku”. Koka solli në vëmendje raste të mëparshme si ai i Ilir Beqja, duke theksuar se fillimisht ka promovim dhe më pas përgjegjësi.
Koka: Shiko, unë e kam thënë shpesh këtu, narrativa ka rënë. Po. Por nga të gjithë ata që ishin sot aty, m'u dhimb se ai ministri i ministri i mbrojtjes. Sepse realisht po shikoj, domethënë, ajo që ndodh me ministrin e mbrojtjes dhe ajo që mbron ministri i mbrojtjes, më ngjan fiks me momentet kur Ilir Beqja merr përsipër të bëjë ministrin e Check-up-it dhe të dializës edhe të gjithë pisllëqeve të tjera që ndodhin në shëndetësi.
më ngjan me këto ministrat që marrin përsipër këto projektet për herë të parë që janë projekte, të para kështu, projekte të rëndësishme për, por që janë projekte që në fund të fare hanë kokat e atyre. Dhe fillimisht për hir të zellit në raport me shefin, zelli është maksimal dhe promovimi është shumë i madh dhe kur vjen puna pastaj, kur e shohin veten mbrapa hekurave, që kjo ndodh mbas dy, tre vjetësh, katër vjetësh apo pesë vjetësh, pastaj fillojmë edhe kërkojmë atje, kërkojmë të drejtat për cilësinë e burgimit, kërkojmë të vijnë fashikujt e provave e të tjerë e të tjerë.
Pra fiks sot pashë ky ministri i mbrojtjes, më duket fiks një njeri, një kokë turku model nga këto që ke parasysh që vjen nga asgjëja dhe bëhet ministri i mbrojtjes, dhe sigurisht që kjo, ka dhe kostot e veta dhe është fiks modeli me të cilin zoti Rama ka operuar dhe vazhdon të operojë, sepse me sa duket bedel dhe njerëz të cilët për hir të një karriere banale, nuk e kanë, nuk e shohin çfarë grope po u hapet tashmë dhe nuk e shohin rrugën se si po i futen, po thjesht hajde t'i futemi njëherë. Inshallah po po ja dalim.
Është fiks ky modeli. Pastaj, po t'i futesh te pjesa e interpelancës për ministren e Shëndetësisë, e cila, flet me një lehtësi të papërballueshme të qenies, është ajo shprehja që thotë që s'ka ilaçe, asnjë ilaç nuk nuk mungon në spital, ndërkohë që ishte ajo vetë që i tha para një muaji qytetarëve shqiptarë që, deri me datë 20 ju ju trajtojmë neve, ju bëjmë deri me datë 20, ju bëjmë analizat se pastaj nuk dimë.
Pra vetë qytetarët shqiptarë e shohin, e vuajnë dhe raportin me me shëndetësinë. Ajo interpelanca me arsimin pastaj që nuk di çfarë emri t'i vësh domethënë, një gjë që ka dështuar dhe është është fundosur totalisht.
Ka rënë dhe ka rënë narrativa dhe shpeshherë dhe në studio, prandaj e them ka rënë narrativa, është vështirë për neve që të analizosh sepse këto gjëra i kemi thënë, i kemi stërthënë, i kemi paralajmëruar dhe këta bedelët e Edi Ramës që kujdes mos firmosni çdo gjë, sepse ky njeriu nuk e ka për gajle që të thotë që ky hëngri kumbulla dhe dardha mbrapa meje, kështu që le të rrijë në burg. E kanë provuar në lëkurë dreqi me të birin, vetëm Belinda Balluku deri në këto momente e ka hedhur, por dhe ajo e di që është me afat skadence kjo mbrojtja e gjasme që i ka bërë Edi Rama, sepse dhe ajo do të shkojë te të shumtët, vetëm sepse ndërkohë që edhe vidhte i shërbente Edi Ramës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Prill18:46
“E pastreha e AKSHI-t, bënte oh-oh-oh në pishinë”/ Korreshi ironizon: Myzeqeja po ha domaten 5 mijë lekë
Ndërsa mbante fjalimin e tij në Kuvend ditën e sotme (23 prill) për problematikat, aktualitetin politik dhe projektligjet e propozuara, depu...
POLITIKE
23 Prill18:37
“Favorizoni ndërtuesit dhe u pastroni paratë”, Tabaku përplaset me ministrin Malaj në Kuvend: Bëni ligje me porosi!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një seancë pyetje-përgjigje në Kuvend me ministrin e Financave, Petrit Malaj ka hedhur akuza nd...
POLITIKE
23 Prill18:22
Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg
Deputeti socialist Erion Braçe ka folur me tone të ashpra në lidhje me çmimet e naftës në vendin tonë. Nga foltorja e Kuv...
POLITIKE
23 Prill17:55
Marrëveshja e detit, Athina nxjerr blof Ramën: Distancohemi! Nuk e kemi më prioritet
Athina zyrtare ka nxjerrë “blof” kryeministrin Edi Rama dhe deklaratat e tij të dhëna ditën e djeshme lidhur me konsultimet p&eu...
POLITIKE
23 Prill17:37
"Korrupsioni është kthyer në sistem!", Gjekmarkaj për Karçanajn: E pastreha rezulton me vila e apartamente
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka mbajtur një fjalim në seancën plenare të Kuvendit, duke akuzuar qeverinë p&eum...
POLITIKE
23 Prill16:57
'BSH po shmang përgjigjet'/ Këlliçi: Licensimi i 'Jet Bank' mund të rrezikojë procesin me BE
Nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi se i është drejtuar disa herë Bankës&nbs...
POLITIKE
23 Prill16:46
Lista e rimbursimit të barnave/ Buxhet i shpërdoruar dhe pacientë në mëshirë të fatit
Ajo që po ndodh me listën e rimbursimit për vitin 2026 nuk ishte thjesht çështje organizimi që nuk funksionoi mirë. Ishte...
POLITIKE
23 Prill15:49
Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Metës
Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa e tij ishte rrëzuar m&eu...
POLITIKE
23 Prill13:08
Debat në Kuvend për licencimin e mësuesve, Zhupa-Kumbaros: Erdhe ti dhe na shpike rrotën!
Deputetja Ina Zhupa u përplas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për licencës e mësuesve, ku demokratja u akuzoi Ministrinë se po r...