Ndërsa mbante fjalimin e tij në Kuvend ditën e sotme (23 prill) për problematikat, aktualitetin politik dhe projektligjet e propozuara, deputeti demokrat Sajmir Korreshi bëri ironi therëse për mazhorancën dhe qeverinë, në lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve, AKSHI-n, si dhe gjendjen e bujqësisë dhe fermerëve.
Ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë nuk i përgjigjet nevojave të fermerëve të Myzeqesë, aq sa koha e keqe i dëmtoi apo përmbyti dhe tani ajo zonë po ha domatet me 5 mijë lekë.
Po kështu ai tha se sistemi për të cilin u hodhën miliona euro për ta modernizuar, AKSHI, tani është jashtë shërbimit, nuk punon në shumë raste dhe qytetarët sorollaten, kurse ish-drejtoresha jo vetëm bëri pasuri miliona euro, por edhe hiqej si e pastrehë, ndërkohë që relaksohej pishinave.
“Ishte koha kur aplikohej për lekët e naftës dhe u jepej atyre të Partisë Socialiste dhe çfarë mbetej, ndonjë pikë nafte, shërbeheshin për të tjerat. A quhet shërbim kur përmbytesh, apo kur u përmbytën mijëra hektarë në Lushnjë, apo kur uji vjen pik-pikë. Merr ndihmë ai me 5 lopë, por jo ai me 3 apo 4, pse? Mbarështimin e derrave thotë Ministria e Bujqësisë, se po s’pate 5 derra… në kufijtë e qesharakes, kjo është tallje. Ka vajtur domatja 5 mijë lekë, shërbim. Deri në këto kushte kemi arritur, që të hajë Myzeqeja domate me 5 mijë lekë, apo speci, se i griu ngrica. I shërbeu njeri këtyre? Askush”, tha deputeti opozitar nga foltorja e Parlamentit.
Më tej ai komentoi edhe situatën problematike me shërbimet online ndaj qytetarëve, të lidhura të gjitha me investimet ndaj AKSHI-t, por që nuk i përgjigjen askujt.
“Këto lidhen të gjitha me sistemet, me mrrokullat që vijnë vërdallë, ose kur shkon te doktori, mos thuaj ti se të dhëmb barku, thuaj më dhemb kraharori se është mbyll sistemi, për këtë është hapur. Ja ky është sistemi. Shërben sistemi? Opingat…? Ti aplikon, por vjen vërdallë mrokulla atje, viu-viu-viu, sistemi atje… Kaq shumë i keni shtuar ju këto sisteme sa dikur pensionisti paguante 500 lekë, kurse tani e keni çuar 10 mijë lekë, pra dikur jepje 500 lekë dhe tani do paguash 10 me shërbimet. Hajde në Lushnjë dhe shikoje ti paguan bashkia apo hija…”, tha ligjvënësi demokrat.
Dhe teksa kaloi tek abuzimet dhe skandalet e AKSHI-t, ai tha se drejtuesit atje vjedhin miliona euro, kurse qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë për t’u pasuruar më shumë, kurse sistemi përsëri nuk punon.
“Kishte probleme sistemi, del pas 7 ditësh, paguan edhe kamat vonesën, se të thotë s’punonte sistemi, se i hëngri AKSHI, shishja e verës 200 mijë euro. I duheshin AKSHI-t se ishte hallexhie, ishte pa shpi, ishte me qira. Ajo rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para. Dolën një shtëpi, dy, tre katër, një gllënjkë 1 mijë euro, me jaht, në shërbim të popullit, edhe jahtin, patjetër, lodheshin shumë. Si Jovan Bregu, do magazinier, na bëhu magazinier. Të marrim njerëz peng dhe t’i detyrojmë të tërhiqen, pse budallenj jemi ne, me verë atje, me arkë e brenda. Të dhënat tona te AKSHI, që e sulmuan iranianët, janë bërë si ato çorapet e grisura e që i var e duken atje vrima-vrima. Ky është sistemi i AKSHI-t. Po të vesh atje të presin me buzëqeshje “s’ka sistem, s’punon sistemi” thonë… shëndet e fjalë e vërtetë (i thotë një deputeti që tështin në sallë)”, vijoi ai ironinë ndaj qeverisjes.
Duke mbyllur fjalën e tij, Korreshi theksoi se qytetari është lënë në kushte mizerable dhe po kështu sektori i bujqësisë që po vuan nga kriza. Dhe për ta konkretizuar, ai vijoi me shpotinë e tij ndaj AKSHI-t dhe drejtuesve të saj, duke thënë se “ata në drejtim të paditur, kurse jahti u mbeti në port”.
“Tërbohesh… Kjo është e vërteta e hidhur! Qytetari është lënë në kushte mizerabël, bujqësia në kushte mizerabël. Ministria e Bujqësisë u thotë “ngrohuni njëherë në diell dhe me kismet flasim prapë” dhe kur vjen koha sistemi nuk punon prapë. Sistem gjithandej dhe sistemi spunon askund. U lumtë atyre të AKSHI-t, ata ikën në drejtim të paditur, ju i kërkoni në drejtim të paditur, vera iku në drejtim të paditur, vetëm jahti mbeti në port, meqë do bëni edhe këto portet e reja, të lozin këta të paditurit e tjerë se çfarë ndodh me paditurinë e sistemit tonë”, përfundoi deputeti i PD.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Prill18:37
“Favorizoni ndërtuesit dhe u pastroni paratë”, Tabaku përplaset me ministrin Malaj në Kuvend: Bëni ligje me porosi!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një seancë pyetje-përgjigje në Kuvend me ministrin e Financave, Petrit Malaj ka hedhur akuza nd...
POLITIKE
23 Prill18:22
Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg
Deputeti socialist Erion Braçe ka folur me tone të ashpra në lidhje me çmimet e naftës në vendin tonë. Nga foltorja e Kuv...
POLITIKE
23 Prill17:55
Marrëveshja e detit, Athina nxjerr blof Ramën: Distancohemi! Nuk e kemi më prioritet
Athina zyrtare ka nxjerrë “blof” kryeministrin Edi Rama dhe deklaratat e tij të dhëna ditën e djeshme lidhur me konsultimet p&eu...
POLITIKE
23 Prill17:37
"Korrupsioni është kthyer në sistem!", Gjekmarkaj për Karçanajn: E pastreha rezulton me vila e apartamente
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka mbajtur një fjalim në seancën plenare të Kuvendit, duke akuzuar qeverinë p&eum...
POLITIKE
23 Prill16:57
'BSH po shmang përgjigjet'/ Këlliçi: Licensimi i 'Jet Bank' mund të rrezikojë procesin me BE
Nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi se i është drejtuar disa herë Bankës&nbs...
POLITIKE
23 Prill16:46
Lista e rimbursimit të barnave/ Buxhet i shpërdoruar dhe pacientë në mëshirë të fatit
Ajo që po ndodh me listën e rimbursimit për vitin 2026 nuk ishte thjesht çështje organizimi që nuk funksionoi mirë. Ishte...
POLITIKE
23 Prill15:49
Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Metës
Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa e tij ishte rrëzuar m&eu...
POLITIKE
23 Prill13:08
Debat në Kuvend për licencimin e mësuesve, Zhupa-Kumbaros: Erdhe ti dhe na shpike rrotën!
Deputetja Ina Zhupa u përplas me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për licencës e mësuesve, ku demokratja u akuzoi Ministrinë se po r...
POLITIKE
23 Prill12:58
‘Ligjet e miratuara në kundërshtim me BE’, Tabaku-qeverisë: Po bllokoni integrimin e Shqipërisë
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja e PD, Jorida Tabaku hodhi akuza në drejtim të mazhorancë...