POLITIKE

Dekorimi i një ish-të dënuari nga Rama, Hitaj: Në PS s'ka debat, kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 10:31

Dekorimi i një ish-të dënuari nga Rama, Hitaj: Në PS

Një kontrast i fortë në veprimtarinë e kryeministrit të vendit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik kohët e fundit. Teksa paraditet shpenzohen në Bruksel duke premtuar reforma dhe një luftë të ashpër ndaj korrupsionit, pasditet në Tiranë pasojnë me dekorime figurash thellësisht polemizuese. Ndër ta, ka spikatur rasti i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, një individ me dosje penale të formës së prerë, si dhe ai i Bardhyl Agasit, një figurë historike e socialistëve në qytetin e Durrësit.

Përderisa vlerësimi publik për zotin Agasi mund të gjejë një lloj justifikimi tek e kaluara e tij si kryetari i parë i Partisë Socialiste në Durrës gjatë një periudhe të ndërlikuar, dekorimi i Jurgis Çyrbes ngre pikëpyetje të mëdha. Bëhet fjalë për një figurë të sapodalë nga burgu, me akuza të rënda për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe bashkëpunim me grupe kriminale. Promovimi i modeleve të tilla nga një forcë kryesore politike konsiderohet jo vetëm si tradhti ndaj institucioneve ligjzbatuese si SPAK-u dhe Policia e Shtetit, por dhe si një dekurajim për të rinjtë dhe intelektualët e papërfshirë në afera kriminale.

Megjithatë, gazetari Arbër Hitaj i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, sugjeron se pas kësaj lëvizjeje, e cila në pamje të parë duket skandaloze, fshihet një strategji e mirëfilltë elektorale. Partia Socialiste ka nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, me direktiva të qarta për shtimin e anëtarësimeve në çdo qendër votimi.

Flavio Qarri: Ne të ftojmë kur PS-ja bën nga këto gjëra të çuditshme. Si e ke parë dhe mbi të gjitha edhe reagimi publik, por dhe veprimtarinë e kryeministrit, ndërkohë që nga njëra anë e kalon paraditen në Bruksel duke premtuar reforma, luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, pasditen e kalon duke dekoruar Jurgis Çyrbjen dhe disa e kanë lexuar si Bardhyl Agasi, disa e kanë lexuar si babagjyshit.

Arbër Hitaj: Shiko, të jemi të sinqertë nuk u habita shumë që zoti Bardhyl Agasi mbajti një fjalim, sepse kam folur dhe unë me organizatorët e takimit dhe i pyeta, a mos ishte kjo provokim në gjithë këtë situatë? Dhe përgjigja që më dhanë dhe që bën sens është që ka qenë disa mandate deputet i kësaj force politike, kryetari i parë që ka patur Partia Socialiste në Durrës, dhe një njeri që ka patur kontribut në një periudhë të vështirë sipas tyre. Bën sens te zoti Bardhyl Agasi, për hir të së vërtetës...

Flavio Qarri Relativisht bën sens, se me atë arsyetim do duhej të ishte Lefter Koka, Vangjush Dako...

Arbër Hitaj: Relativisht, po ka një gjë... Dëgjo, që të jemi të vërtetë me opinionin publik, nuk është se Bardhyl Agasi njihet si babai i Gys Agasit. Gys Agasi njihet si djali i Bardhyl Agasit, në Durrës po flas. Sepse nuk është se ka përfituar babai nga djali në pozicione publike ose vëmendje. Ka qenë djali që ndoshta ka përfituar nga pozicioni i babait. Dhe bën sens pra zoti Bardhyl Agasi është një individ i respektueshëm edhe me sa kam folur me miq të djathtë në Durrës, po dhe në momentet që ka qenë në krye të PS-së atje, nuk është se ka patur kritika ose akuza për çështje të tjera. Por qëndron edhe kritika që mund të evitohej, mund të evitohej për shkak të situatës. Por ngarkesa më e madhe në optikën time, nuk e ka zoti Agasi një socialist i viteve '90, po e ka te zoti Çyrbja për shembull.

Flavio Qarri: A e shihni akoma më të rëndë këtë si lëvizje se sa...

Arbër Hitaj: Ajo është më e rëndë... që të jemi të vërtetë me opinionin publik dhe ti e di unë jam gjithmonë i hapur nuk mbroj asnjë palë kur ka gabim. Ajo për mua ishte më e rëndë sepse një individ i cili është i dënuar, bashkëpunim me grupe kriminale, sapo ka dalë nga burgu...

Flavio Qarri: Nxjerrje sekreti...

Arbër Hitaj: Nxjerrje sekreti pra... ka tradhtuar në një farë mënyre instancat shtetërore më të larta, pra policia, SPAK-u e të tjerë, shërbimi informativ, dhe ishte e rëndë për mua ajo dhe nuk e kuptoj.

Flavio Qarri: Zero histori me PS-në... Pse? I duhej Ramës Jurgis Çyrbja dhe më pas...

Arbër Hitaj: Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj pjesën që ka të bëjë me vlerësimin dhe bërjen publike... pra... Jam konfuz dhe unë me këtë lëvizje të zotit Rama, sepse në fund të ditës një strukturë si Partia Socialiste nuk ka nevojë që të trumbetojë modele të tilla. Se ti në qoftë se e vlerëson një model të tillë, nuk ka kuptim. Cili është qëllimi? Pra ti promovon në një farë mënyre, e vlerëson për kontributin që ka dhënë, por ndërkohë mund të promovosh dhe të vlerësosh edhe figura që mund të jenë intelektuale, se ka të rinj, të reja në Durrës shumë cilësorë, jam i sigurt për këtë. Nuk ke pse shkon te disa modele që kanë edhe zyrtarisht dënime, pra një njeri që s'është i dënuar, dakord, është pretendim politik. Kështu që dhe për mua ishte e tepërt ajo dhe unë nuk i gjej fare të arsyeshme pse është bërë një gjë e tillë. Por ka një gjë.

Flavio Qarri: A ka zëra nga PS-ja, e para njëherë, a ka ndonjëri nga PS-ja që e kundërshton atë, këtë dekorim dhe a mendon se ka një mesazh tjetër përtej kësaj?

Flavio Qarri: Pra, po thotë Rama ky është modeli që duam, ta mbajnë dhe burgun çunat për ne...

Arbër Hitaj: Shiko dhe kjo mund të jetë, nuk e përjashtoj. Nuk e di çfarë ndodh në mendjen e zotit Rama dhe besoj që nuk do ta zgjidhim dot dhe po të bënim tre emisione rresht. Por ajo që mund të them, mund të kuptoj deri në këto momente, është fakti që ka të bëjë me përgatitjen që Partia Socialiste po bën për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pra kanë ndezur motorët. Dhe me sa kam parë në rrjetet sociale i ndjek, ata i kanë vendosur objektiva të gjithë drejtuesve që për çdo qendër votimi duhen nga katër anëtarë të rinj... Pra është ngrohur motori dhe ka filluar puna motori i Partisë Socialiste për zgjedhje dhe gjithçka është në fokus të kësaj. Pra që ne, pavarësisht... po mendoj unë tani, po interpretoj, që pavarësisht gabimit që ka bërë zoti Çyrbja, pra partia të pranon dhe i duhen dhe votat nesër. Pra qëllimi patjetër që është qëllim elektoral. Por është e rëndësishme të flasim pak Flavio se si e gjen Partinë Socialiste ky 35-vjetor. Pra sepse është një nga forcat kryesore politike bashkë me Partinë Demokratike që i ka dhënë formën pluralizmit.

Flavio Qarri: Mund të jetë 35-vjetori i ndërrimit të emrit...

Arbër Hitaj: Debati qëndron, të gjitha variantet janë. Është një forcë politike e cila, duhet theksuar, është shumë më ndryshe nga ajo që ka marrë zoti Rama. Ka shumë pak individualitete, ka shumë pak njerëz të cilët marrin përsipër të bëjnë ndonjë debat. Fakti që jam unë këtu dhe nuk ka një përfaqësues zyrtar nga Partia Socialiste tregon shumë. Kemi kaluar nga emra siç kanë qenë Arben Malaj, të tjera, Valentina Leskaj, Pandeli Majko, emra të cilët dilnin, bënin debate, kishin tjetër peshë, kemi kaluar tek emra që nuk u mbahet mend asnjë gjë. Pra mbahet mend logoja, por nuk mbahet mend emri.

Flavio Qarri: Ose mbahen mend skandalet e tyre, të vogla...

Arbër Hitaj: Edhe skandalet. Pra në qoftë se ne bëjmë një krahasim, si e mori zoti Rama dhe si e ka transformuar, padyshim që në qoftë se flasim për shifrat, shifrat i ka në favor, sepse ka fituar. Por e ka bërë një parti e cila është më e disiplinuar, por është një garnizon i vërtetë, dhe duket sikur, unë e kam thënë dhe një herë tjetër, nuk qarkullon asnjë mendim, nuk qarkullon asnjë... nuk ka debate pothuajse fare të brendshme. Dhe diskutimi është, zoti Rama nuk do të jetë një kryetar i përjetshëm i Partisë Socialiste, sepse nuk ka logjikë as politike as në sense të tjera, dhe cila është trashëgimia? Pra ti lë pas një parti politike e cila është e disiplinuar, por është në fije të perit mes një partie që është totalisht autoritare. Pra nuk është që ka mendime, ka diskutime, ka debate. Se për shembull, po të pyeteshin strukturat e Partisë Socialiste, pjesa e shëndetshme, jam dakord që nuk do ishin bërë këto dekorime…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan