POLITIKE

'Denoncuam narkoregjimin'/ Berisha: Rama është armik, nuk lejon votën e lirë!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Janar 2026, 19:31

'Denoncuam narkoregjimin'/ Berisha: Rama është armik, nuk

Kreu i PD; Sali Berisha, ka deklaruar nga Kombinati se opozita është përballur me një përpjekje sistematike për t’u asgjësuar, për shkak të asaj që ai e cilëson si “narkoregjimin e Edi Ramës”.

Berisha e konsideroi kryeministrin Edi Rama si armik të votës dhe se këtë fakt, sipas tij, PD ia ka faktuar shqiptarëve dhe botës.

“Sot jemi në fushë, jemi në betejë, por sot ne dalim në fushë, dalim në betejë, pasi iu kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se ky armik, ky nuk na lejon të votojmë, ky përdor paratë tona për të rrëmbyer votat tona, ky përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim”, tha ai, ndërsa shtoi se Rama “qeveris me bandat, qeveris me krimin”.

Ai shtoi se sot PD është partia më e mbështetur, pasi u firmosën në 14 muaj 7 rezoluta, nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe në botë, të cilat sanksionojnë, sipas tij,  mbështetje të jashtëzakonshme për PD.

“PD Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, denoncoi farsën e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama, plaçkitjen që ajo iu bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Rama”, tha ai.

Berisha: Miq, i dini vet, nuk do të bëj historikun e këtyre viteve që shkuan, por një gjë ishte e sigurtë, që u bë gjithçka që të na fusnin 5 pashë nën tokë. Po pse, çfarë po bënim?

Ne, çdo ditë, po denonconim një regjim që vidhte qytetarët, i cili bashkëpunonte me bandat, me vrasësit, serial killerat, kartelet e drogës. I cili përbënte rrezik jo vetëm për shqiptarët. Po denonconim një regjim, i cili pasuritë përrallore të kësaj toke dhe këtij vendi i shndërroi në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Një regjim, i cili vendosi taksat më të mëdha ndaj qytetarëve dhe bëri që fëmijët e tyre për të mos menduar të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen, por të marrin rrugët e Europës, masivisht. Këtë po bënim ne.

Pra ne, po mbronim vlera, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit e lirë. Megjithatë, ne përjetuam një kalvar, por prapë ADN-ja jonë, geni ynë të pamposhtur, nuk u mposhtëm nga asgjë. Jo! Sepse mbronim të vërteta. Nuk ishte problemi të mbronim një person, por mbronim të vërtetat dhe kjo është një meritë e jashtëzakoshme e juaja. Ju mbrojtët opozitën, ju mbrojtët pluralizmin, ju mbrojtët gjërat më të çmuara që ka një komb, vend, familje.

Por, pavarësisht nga këto rrethana, ne ia dolëm. Së pari, nga partia më e izoluar në botë, as Partia Komuniste e Kinës, ose e Koresë së Veriut nuk ka qenë më  e izoluar se sa PD, parti e vlerave. Sot jemi partia më e mbështetur. U firmosën në 14 muaj, nga tetori i vitit 2024, në 5 dhjetor të vitit 2025 7 rezoluta, nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe në botë, të cilat sanksionojnë pa përjashtim mbështetje të jashtëzakonshme për PD. Vlerësimin maksial për qëndresën e saj epike. Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, denoncoi farsën e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama, plaçkitjen që ajo iu bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Rama.

Pra miq, kjo u bë e mundur vetëm në saj të genit të pamposhtur të demokratëve. ADN-ja jonë, është ADN-ja e njerëzve të pamposhtur.

Ndaj dhe unë, kam bindjen më të madhe se, demokratët e pamposhtur, njëlloj siç arkivuan të këqijat më të mëdha të këtij kombi, nga vitet 1990 e gjer sot, do të arkivojnë të keqen më të madhe pas Enver Hoxhës, regjimin e Edi Ramës me të gjithë anekset e tij.

Miq, sot jemi në fushë, jemi në betejë, por sot ne dalim në fushë, dalim në betejë, pasi iu kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se ky armik, ky nuk na lejon të votojmë, ky përdor paratë tona për të rrëmbyer votat tona, ky përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim. Se ky armik qeveris me bandat, qeveris me krimin. Se ky është një plaçkitës i pamëshirë i pasurive publike dhe buxhetit të shqiptarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve