POLITIKE

Deputeti Cara: Një grusht njerëzish po rrëmbejnë vendin, shpopullimi është i frikshëm!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 19:05
Deputeti Cara: Një grusht njerëzish po rrëmbejnë vendin,

 " Ky është një rast unik në botë. Një zëvendëskryeministër e kapur në korrupsion vazhdon të jetë në detyrë," deklaroi ai.

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, në një fjalim të mbajtur me rastin e 8 Dhjetorit, në foltoren e opozitës para kryeministrisë  tha se sot në Shqipëri mbizotëron korrupsioni, klientelizmi dhe shpopullimi masiv. Duke evokuar lëvizjen studentore të vitit 1990, Cara theksoi se liria nuk është thjesht një dhuratë, por një thesar për të cilin duhet luftuar vazhdimisht.

Cara u ndal veçanërisht te rasti i zëvendëskryeministres. Deputeti Cara, theksoi se pasojat e kësaj qeverisjeje janë dramatike, ndërsa shpopullimi është i frikshëm".

"Sot, sipas Eurostatit, kemi 1.1 milionë qytetarë që janë larguar," tha ai.

Në përfundim, Igli Cara bëri thirrje për veprim, duke u frymëzuar nga shpirti i Dhjetorit '90. Ai theksoi se kjo frymë nuk duhet të jetë thjesht nostalgji, por një "thirrje për veprim". Duke kërkuar bashkimin e qytetarëve, ai u shpreh se ka ardhur koha "për të shporrur njëherë e mirë Ramën e këtë farë të keqe rilindase që është në pushtet", duke shprehur besimin se "e drejta do të fitojë".

Fjala e deputetit Cara: 

Sot në fakt është një ditë e veçantë. Është 8 dhjetori. Është data që përjetësoi lëvizjen e studentëve të dhjetorit '90. Si një nga kulmet më të ndritura, por atë ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare në dekadat e fundit.

Është dita kur guximi i rinisë dhe etja e saj për liri kapërcyen hijet e frikës, duke sfiduar një epokë të gjatë izolimi dhe represioni. Fati e desh të jem pjesë e asaj lëvizje. E çdo përvjetor më rikujton se ndryshimet e mëdha nuk lindin kurrë rastësisht.

 Ato lindin kur qytetarët marrin përgjegjësitë për fatin e vendit të tyre, kur e kuptojnë se liria nuk është një dhuratë, por një thesar për të cilin duhet luftuar.

Shoqëria ecën përpara vetëm atëherë kur rinia ka hapësirën, guximin dhe ëndrrën për të ndërtuar të ardhmen sipas vizionit dhe potencialit të vet.

Kujtesa historike mbetet themeli i domosdoshëm mbi të cilin ngrihet një e ardhme më e drejtë dhe më humane. Liria nuk është thjesht dhe vetëm një e drejtë apo dhuratë për të folur. Liria mbi të gjitha është një mundësi, një mundësi për të ardhmen. Por, mbi të gjitha kjo kërkon dhe angazhim maksimal.

Reflektimi mbi të shkuarën totalitare është i domosdoshëm për të kuptuar peshën e të drejtave që gëzojmë sot dhe për të mos lejuar që historia të përsëritet.

Ndryshimi i dhjetorit '90 u bë i mundur sepse të rinjtë e asaj kohe vepruan së bashku. Nga auditoret te sheshet, duke mposhtur frikën, duke thyer izolimin dhe duke ringjallur shpresën.

Me këtë rast dua të bëj një përshëndetje të veçantë për të gjithë studentët e dhjetorit të vitit '90 dhe në mënyrë të veçantë për liderin e asaj periudhe, Azem Hajdarin.

Dhe sot, 8 dhjetori është një ditë reflektimi shoqëror, një kujtesë se rinia duhet të ketë një rol më të madh në jetën publike, më shumë mundësi për të vepruar, më shumë hapësirë për të ndërtuar ëndrrën e saj. Sot me të drejtë të gjithë kudo bëjnë pyetjen, a jemi vërtetë të lirë? A jemi të lirë kur tregu sundohet nga miqtë e Ramës? A jemi të lirë kur pushteti ekonomik u jep privilegje vetëm një grushti njerëzish afër Ramës? A jemi të lirë ku vota blihet? Kur administrata kërcënohet? Kur bandat bëjnë ligjin? A jemi të lirë ku media bëhet palë me pushtetin? Me njëherë me dëshirë dhe njëherë me kërbaç. A mundet të flasim për liri kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse dhe kur ministra, zëvendësministra, drejtorë, kryetarë bashkish janë dënuar apo janë në radhë kandidatë për burg. A mund të flasim për liri kur me dosjen McGonigal vazhdon dhe zëvendëskryeministre e këtij vendit që mbrohet nga zoti Rama dhe ky është një rast unik në botë. Një zëvendëskryeministër e kapur në korrupsion vazhdon të jetë në detyrë. Korrupsioni miqtë e mi nuk është gabim njerëzor, jo. Korrupsioni është dhunë. është dhunë ndaj të drejtës, dhunë ndaj mirëqënies, dhunë ndaj shpresës, dhunë ndaj mundësive, dhunë ndaj çdo qytetari që përpiqet të ndërtojë jetën e tij. A e shohim ne të gjithë këtë realitet? Absolutisht që po. A jemi në gjendje të kuptojmë që çdo marrëveshje e fshehtë, çdo favor politik me pasuritë kombëtare dhe fondet publike në thelb është një goditje ndaj shqiptarëve dhe ndaj së ardhmes. Po çfarë është në fund kombi, Shqipëria? Janë pikërisht tokat, pasuritë kombëtare, familja, banorët. A janë këto elementë sot të goditur rëndë nga ky i ashtuquajtur kryeministër dhe banda e tij? A janë pronat publike që po i jepen miqve të Ramës dhe arriti kulmin me portin me asetin më të madh publik që ka Shqipëria, me portin e Durrësit. Po çfarë ka sjellë kjo në fund të fare? Ka sjellë pikërisht atë shpopullimin e frikshëm. Sepse sot sipas Eurostatit kemi 1.1 milionë qytetarë që janë larguar. Fshatra e komuna që ekzistojnë në letër, sepse nuk ka më njerëz. Kapitali më i rëndësishëm që është kapitali njerëzor, sot është 40% më pak. Emigrimi nuk ka pse të jetë fati i pashmangshëm i fëmijëve tanë.

Emigrimi është pasojë e padrejtësive, e mungesës së mundësive. Është pasojë e një sistemi që nuk shpërblen më të mirin, talentin dhe punën e ndershme. Dhe me të drejtë të gjithë janë të shqetësuar dhe për goditjen e fundit që i dhanë dhe familjes me ligjin e barazisë gjinore.

 Goditën pikërisht atë qelizë, qelizën më të rëndësishme të shoqërisë, që është familja. Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë, liria nuk është vetëm një fjalë, por është një mundësi për të vepruar, për të ndërtuar të ardhmen tonë pa pengesa.

Fryma e dhjetorit '90 nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm nostalgji, por është dhe duhet të jetë thirrje për veprim. Koha nuk pret. Shpresa, guximi, drejtësia duhet të triumfojnë dhe ne duhet të tregojmë që jemi të gatshëm për të qëndruar krah tyre. Sepse një shoqëri që nuk e bën këtë, do të jetë gjithnjë e më shumë pa liri dhe qytetarët pa drejtësi.

Sot, si atëherë, liria kërkon që të jemi të gjithë bashkë për të shporrur njëherë e mirë Ramën e këtë farë të keqe rilindase që është në pushtet. Kini besim miq, ne do të fitojmë, e drejta do të fitojë.

Një grusht njerëzish po rrëmbejnë vendin, Fryma e dhjetorit '90 nuk duhet të jetë vetëm nostalgji.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan