POLITIKE

Dështime për konstituimin e Parlamentit në Kosovë/ REL: Shteti në gjendje vegjetative

M.B. Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 19:58

Dështime për konstituimin e Parlamentit në Kosovë/ REL:

KOSOVA- Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë. Sociologu Artan Muhaxhiri thotë për Radion Evropa e Lirë, se moskonstituimi i Kuvendit, “e bllokon shtetin dhe e ndalon çdo frymëmarrje politike të tij”.

“Përderisa nuk themelohet Kuvendi dhe Qeveria, i gjithë shteti do të jetë në një gjendje vegjetative, pasi që nuk do të mund të ndërmarrë asnjë projekt të rëndësishëm dhe as nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë proces me ndikim, pasi i mungon legjitimiteti institucional”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten, më 25 prill, dështuan për herë të gjashtë ta konstituojnë institucionin më të lartë ligjvënës. Albulena Haxhiu, kandidate për kryetare të Kuvendit, të cilën e ka propozuar partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk i mori 61 votat e domosdoshme as këtë herë. Kundër Haxhiut për kryeparlamentare janë shprehur tri partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar për të dielën, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se vazhdimi i seancës nuk guxon të vonohet më shumë se 48 orë nga ndërprerja. Megjithatë, kjo rregullore nuk saktëson se sa vazhdime mund të ketë seanca e ndërprerë. Përderisa procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka përfunduar, edhe rruga drejt formimit të Qeverisë së re të vendit mbetet e mbyllur. Muhaxhiri beson se Kosova, pa institucione të reja, mbetet jashtë sferave të interesimit të partnerëve perëndimorë.

“Pa themelim të institucioneve, askush nuk do të merret me Kosovën”, thekson Muhaxhiri.

Ai shton se Kosova, për momentin, nuk mund të përfitojë nga fondi i Planit të Rritjes i Bashkimit Evropian. Nga ky fond, Kosova pritet të përfitojë mbi 800 milionë euro. Dy ditë më parë, BE-ja ka theksuar nevojën urgjente për institucionet e reja të Kosovës, në mënyrë që t’i përmbushë reformat evropiane, si dhe për të përfituar nga Plani i Rritjes. Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara - GAP, thotë se pa konstituimin e Kuvendit, Kosova nuk mund ta procedojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me BE-në për tërheqjen e grantit fillestar.

“Kosova ende nuk e ka përfituar as këstin e parë, që është rreth 65 milionë euro. Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë ende çështjet teknike, procedurale. Për rrjedhojë, BE-ja e ka të pamundur ekzekutimin e mjeteve për shkak të këtyre komplikimeve institucionale dhe politike që i kemi në vend”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se në rast se konstituimi i Kuvendit zvarritet edhe më tej, ekziston rreziku që Kosova fare të mos përfitojë sivjet nga Plani për Rritje i BE-së. Pa një Kuvend të konstituuar, siç thotë Salihu, Kosova nuk mund të ketë qeveri të plotfuqishme. Për pasojë, ajo nuk mund t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është kërkesë dhe insistim i Bashkimit Evropian, si ndërmjetësues i procesit. Në këtë kontekst, të enjten, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, ku u takua me kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.

“Njëra prej kërkesave të para [të BE-së], të mos them e vetmja, ishte që Kosova të ngutet që t’i themelojë institucionet, me qëllim që pastaj të shtyhet tutje agjenda e normalizimit ose e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Salihu.

Ai shton se vazhdimi i procesit të dialogut ka efekt rajonal për sigurinë, por edhe dërgon mesazhin se Kosova është shtet serioz. Aktualisht, Kosova qeveriset nga një qeveri në detyrë. Sipas Ligjit për Qeverinë, ekzekutivi i tillë kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe Ligjin për buxhetin.

Qeveria në detyrë nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj. Muhaxhiri thekson se përderisa moskonstituimi i Kuvendit e bllokon edhe procesin e një qeverie të re, e gjithë kjo situatë shkon, përveç tjerash, edhe në dëm të qytetarëve të vendit.

“Pra, çdo proces, i cili ka të bëjë me jetën e përditshme të qytetarëve dhe që varet nga vendimmarrja institucionale e Kuvendit apo Qeverisë, është i bllokuar dhe nuk do të mund të revitalizohet pa krijimin e institucioneve”, thekson Muhaxhiri.

Kosova, sipas Kushtetutës së saj, është shtet parlamentar dhe Kuvendi është organi i saj më i lartë. Salihu thekson se pa konstituimin e Kuvendit, Kosova, praktikisht, është e bllokuar që të funksionojë si shtet.

“As nuk mund të miratojë ligje, as nuk mund të procedojë ligje dhe as nuk mund të bëhen veprime të tjera që kërkohen. Natyrisht që kjo mund të kuptohet si një gjendje ku mungon shefi i shtëpisë”, u shpreh Salihu.

Ai dhe Muhaxhiri pajtohen se për konstituimin e Kuvendit nevojitet vullneti politik i partive politike. Megjithatë, sipas tyre, përgjegjësia për tejkalimin e ngërçit institucional, më shumë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Si e tillë, thonë ata, LVV-ja duhet të prijë në reflektimin e vullnetit politik dhe të ofrojë zgjidhje, që nënkupton kompromis politik. Megjithatë, ata besojnë se “betonimi” në pozicione të kundërta ndërmjet LVV-së në njërën anë, si dhe PDK-së, LDK-së dhe AAK-së në anën tjetër, nuk paralajmëron se një kompromis i tillë mund të arrihet së shpejti./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan