Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Tiranës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se shqiptarët po shpenzojnë para katër herë më shumë për ilaçe sesa për bukën që konsumojnë. Berisha shtoi se kjo gjë duhet të marrë fund, duke përmendur dhe faktin që nga xhepat e shqiptarëve dalin çdo vit nga 820 milion euro në vit vetëm për shëndetësinë.
Kryetari i PD-së bëri një krahasim me popujt e vendeve anëtare të BE-së duke thënë se ne shpenzojmë nga xhepi 3-4 fish më shumë dhe 2-3 fishin e të gjithë popujve në vendet përreth nesh në Ballkan.
"Jo vetëm kaq. Kjo shumë është e pamjaftueshme për ilaçet, ndaj të gjithë rrogëultit dhe rrogë ndën 500 euro nuk do të ketë. Të gjithë rrogëultit, të gjithë pensionistët do të kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin gjërat bazë, ushqimet me 20% më lirë se të tjerët. Ilaçet. Shqipëria do të adaptojë pikë për pikë listën e ilaçeve të Republikës Italiane dhe do e rimbursojë atë 100% për qytetarët e vet. Në këtë mënyrë ne i japim një përgjigje dinjitoze problemit të mjekimit, të kujdesit për shëndetin. Miq! E thanë këtu oratorët para meje. Dy shërbime themelore për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokullisur gjer në pothuajse shpartallim. Në rast se i hedh sistemi të shëndetësisë, është një sistem jashtëzakonisht problematik.
Është një sistem në të cilin të sëmurët rëndë në spitale, i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim.
Është një sistem në të cilin, një i sëmurë që shfaqet një shqetësim, duhet të presë muaj e muaj të tërë për të bërë skanerin, apo rezonancën. Është një sistem në të cilin mjekimi, është gjysmak, ose ai që nuk duhet.
Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend të botës nuk ndodh ajo. Tre muaj përpara Edi Rama deklaroi se, atje po ndodhin krime kundër njerëzimit. Me të vërtetë po. Në të vërtetë është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit, në qoftë se të sëmurin që e ke marrë për mjekim e mban dhe nuk i jep ilaçet që duhen për të luftuar sëmundjen. Ky është krim. Por Edi Rama nga ajo ditë gjer sot nuk mori as edhe një masë të vetme. Pse? Sepse ai është autori i atij krimi. Sepse atyre ilaçeve që duhet të bliheshin për të sëmurët, drejtori dhe ministri i vjedhin fondet dhe kjo është arsyeja.
Hajnë dardha dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin. Miqtë e mi, kjo situatë dramatike e kujdesit shëndetësor për shqiptarët, merr fund. Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se në territorin e Shqipërisë nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër, vetëm ato që shiten në dy vende të BE. Dhe se kurrë nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë. Do dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Aparaturat, do pajiset çdo spital dhe i gjithë sistemi. A e dini miq sot, statistika zyrtare e qeverisë konfirmon se në 1 vit ju, ne të gjithë shqiptarët shpenzojmë nga xhepi për kujdesin shëndetësor, 820 mln euro.
Shpenzojmë nga xhepi 3-4 fish që shpenzojnë popujt e vendeve anëtare të BE-së. Shpenzojmë 2-3 fishin e të gjithë popujve në vendet përreth nesh në Ballkan. Pra të shpenzosh 820 mln euro për kujdes shëndetësor, a e dini që do të thotë se shqiptarët të cilët në 1 vit, shpenzojnë për bukën në total 220 mln euro, pra shpenzojnë ilaçe 4 herë më shumë se për bukën. Kush i shpenzon këto? Vetëm ata që kanë. Ata që nuk kanë mbeten në mëshirë të sëmundjeve. Pra kjo është situata e shëndetësisë," tha Berisha.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral në nga degë numër 4 në Tiranë. Beris...
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Shkodrës këtë pasdite në kuad&...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Shkodër. Rama u shpreh...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Shkodër. Rama u shpreh...
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Shkodrës këtë pasdite n&...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime elektorale sot në Shkodër. Rama mori pjesë në prezantimin e projektit t&...
SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime elektorale sot në Shkodër. Rama mori pjesë në prezantimin e projektit t&...
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për rindërtimin e shkollës “Ismail...
TIRANA- Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të kontrat&eu...
KOSOVA- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë pë...