Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e 13 marsit. Vendimi i arsyetuar i gjyqatarit të Apelit të GJKKO-së Engert Pellumbi që la në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Veliajn mbështetet edhe në përgjimet e fundit të kreybashkiakut brenda IEVP Durrës ku provohet se Veliaj sillet si të ishte një shtet mbi shtetin dhe përdor median për të intimiduar prokurorët e gjyqtarët.
Në vendimin e siguruar nga Dosja.al thuhet se së pari, Veliaj ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit, deformuar dhe zhdukur provat. Gjithashtu së dyti frika se mund të arratiset ishte rrezik eminent dhe në nivele të larta e nuk relativizohet as nga fakti se ai është baba i një fëmije të mitur. Po ashtu gjykata thotë se Veliaj nëse do të lirohej do të vijonte të kryente veprime për të fshehur pasurinë që dyshohet se është e ardhur nga korrupsioni. Ndërkohë sa i përket vilës në Qerret për të cilën gjithmonë e mohoi pronësinë, Veliaj ka dalë zbuluar në përgjimet e bëra në qelinë e Durrësit.
Pjesë nga vendimi i Apelit të GJKKO-së
Rreziku i helmimit të provave në rastin konkret përforcohet edhe fakti se personi nën hetim Erion Veliaj është ende në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve, sikurse edhe rezultoi nga parashtrimi i mësipërm”
Gjykata çmon se një rrezik i tillë për dëmtimin e provave nuk është një gjendje e cila mund të neutralizohet nëpërmjet izolimit të përkohshëm të personit nën hetim, për sa kohë ende nuk është i qartë plotësisht rrethi i provave që do të shërbejnë për hedhur dritë mbi faktin penal si dhe rreziku i helmimit të provave të gjalla do të jetë gjithnjë i pranishëm referuar sjelljes së treguar nga personi nën hetim,
Vetëm rreziku i helmimit të provave do të mjaftonte që gjykata të caktonte masën e sigurimit "Arresti në burg", e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Erion Veliaj. Megjithatë, gjykata vëren se në këtë rast ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat po procedohet.
Lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta. Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti se personi nën hetim është kryefamiljar dhe baba i një fëmije të mitur.
Gjykata vlerëson se për personin nën hetim Erion Veliaj ekziston edhe rreziku i recidivizmit në kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në arritjen e këtij përfundimi gjykata mban në konsideratë faktin se, referuar rrethanave të çështjes, ekzistojnë të dhëna që çojnë në konkluzionin se veprimtaria e pastrimit të produkteve të veprës penale të korrupsionit në rastin konkret është kryer për një kohë të gjatë dhe në shuma të konsiderueshme, sikurse u arsyetua më lart. Për këtë shkak, me qëllim shmangien e përgjegjësisë për veprën penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore", në bashkëpunim (nëntë herë), e parashikuar nga nenet 260-25 të Kodit Penal, është evidente që personi nën hetim do të përpiqet të fshehë origjinën e vërtetë të shumave të parave ose sendeve të luajtshme apo të paluajtshme…
Një masë e tillë jo vetëm që, sikurse u theksua, nuk kënaq shkallën e nevojave të sigurimit, por në të njëjtën kohë nuk përputhet me natyrën e veprave që dyshohet të ketë kryer ky person nën hetim, të cilat lidhen pikërisht me përfitimin e parregullt gjatë ushtrimit të detyrës të shumave monetare e pasurive të tjera si dhe me fshehjen e burimit të këtyre përfitimeve. Pra, vendosja e një shume parash si garanci për lirinë e një zyrtari të lartë konsiderohet krejtësisht në kundërshtim me natyrën e veprave penale që synojnë pikërisht mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të parandaluar marrjen prej zyrtarëve në fjalë të përfitimeve të parregullta dhe fshehjen më pas të origjinës së këtyre përfitimeve” argumenton në vendim gjyqtari Pëllumbi.
Në datën 7 mars, në orën 23:22, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Gjatë bisedës kryebashkiaku i thotë Ajolës se te shtëpia në Qerret nuk e ndalon njeri të shkojë. Më konkretisht kryebashkiaku i arrestuar shprehet: “Po pse ça do të të ndalojë njeri të shkosh te shpia në Qerret, do të të ndalojë ajo Risena aman”
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kur...
TIRANA- Në momentet kur Veliaj shoqërohej nga agjentët e BKH-së, mediat "aleate" të tij transmetonin të tjera pamje, nga nj...
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga Lezha sot se nuk do që t'ia dëgjojë as emrin kryeministrit ...
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet e ...
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur sot rreth situatës së krijuar pas skandalit me praninë ...
LEZHA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Lezha se Shqipëria Madhështore realizohet pasi të largohet çdo...
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të Koa...
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të &ldqu...
TIRANA- Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku ...
TIRANA- Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku ...