POLITIKE

Vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Si shërbimi mediatik iu kthye Veliajt si "boomerang"

M.B. Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 21:03

Vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Si shërbimi mediatik iu kthye

TIRANA- Në momentet kur Veliaj shoqërohej nga agjentët e BKH-së, mediat "aleate" të tij transmetonin të tjera pamje, nga një aktivitet, si një jetë paralele në njëtën kohë ndonëse e gënjeshtërt. Ky detaj nuk u ka shpëtuar as hetuesve të cilët kanë monitoruar gjithçka është përcjellë në media nga 10 shkurti e më pas në lidhje me Veliajn. Madje ndër mediat që e denoncoi atë ditë pasqyrimin e rremë dhe mbulimin e së vërtetës ndaj arrestimit të Veliajt ishte dhe Dosja.al.

Ndër të tjera në të thuhet se nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burime të hapura (interneti), e datës 19.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i Dosja.al, i datës 10 Shkurt 2025, ora 14:18, me titull "Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/Ja TV që jep "live" Veliajn në takime elektorale, ndërsa ai ndodhej në qeli". Në vendim thuhet se sipas këtij lajmi, raportohet se "televizionet si Report TV, News 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranin e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës.

"Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burime të hapura (interneti), e datës 19.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i gazetës "Dosja.al", e datës 10 Shkurt 2025, ora 14:18, me titull "Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/Ja TV që jep "live" Veliajn në takime elektorale, ndërsa ai ndodhej në qeli". Sipas këtij lajmi, raportohet se "televizionet si Report TV, Neës 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranin e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës"", shkruhet në vendim.

Gjithashtu në vendim shtohet se nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 24.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 23.02.2025, i pasqyruar në faqen e internetit të Ora News, me titull "Kolegu im, nuk e ka idenë me këtë është ngatërruar", ku personi Veliaj sulmon prokurorin Ols Dado.

"Më tej vijon një artikull i botuar në median online CNA, me titull "Nga fyerja te kanosja për Dadon dhe Banin", ku personi nën hetim Erion Veliaj, në një postim të datës 10.02.2025, përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më tej vijon një postim i datës 11.02.2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më pas postimet vijojnë në datat 19, 21, 22 dhe 23 Shkurt 2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj vijon fyerjen por në një rast edhe kërcënim ndaj prokurorit Ols Dado", shkruhet në vendim.

Veç këtyre ndër rreshta shkruhet se nga procesverbali për këqyrjen e të dhënave nga burime të hapura, i datës 10.03.2025, i mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 10.03.2025, i publikuar në median online Prapaskena.com, me titull "Ols Dado dhe Erjon Bani dhjetëra udhëtime të dyshimta në Athinë. Familjarët me pasaporta dhe emra grekë. Të infiltruar për të goditur Ramën?!". Më tej, në të njëjtën media online shfaqet një tjetër artikull i të njëjtës datë, me titull "Radiografia e një hetimi që përdhos autoritetin e SPAK-ut. Ols Dado dhe Erjon Bani vegla të një komploti grek?". 

PJESË NGA VENDIMI:

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 01.03.2023, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, fillimisht pasqyrohet një postim në faqen Facebook të personit nën hetim Erion Veliaj, i të njëjtës datë, ku ai hedh akuza rreth procesit të filluar kundër tij. Më tej vijon me një postim ku ky person nën hetim përdor shprehje ironike ndaj prokurorit Ols Dado. Vijon me postimin e datës 28.02.2025, në të cilin presoni nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Vijohet me postimin e datës 26.02.2025, ku personi nën hetim përdor sërish shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Vijon me postimin e datës 25.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Vijon me postimin e datës 22.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Vijon me postimin e datës 18.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Vijon me postimin e datës 16.02.2025, ku personi nën hetim përdor disa herë shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Në fund, ky procesverbal pasqyron një shkrim të gazetarit Mero Baze, të datës 28.02.2025, të botuar në Gazeta Tema, me titull "Standardet etike të Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore të prokurorit ndaj Veliajt".

Nga procesverbali i këqyrjes së audio videos në platformën Youtube, të mbajtur më datë 26.02.2025, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pasqyruar një pjesë nga fjalimi i Kryeministrit, të pasqyruar në median Top Channel, me titull "Kam një sugjerim për SPAK".

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 24.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 23.02.2025, i pasqyruar në faqen e internetit të Ora Neës, me titull "Kolegu im, nuk e ka idenë me këtë është ngatërruar", ku personi nën hetim Erion Veliaj sulmon prokurorin Ols Dado. Më tej vijon një artikull i botuar në median online CNA, me titull "Nga fyerja te kanosja për Dadon dhe Banin", ku personi nën hetim Erion Veliaj, në një postim të datës 10.02.2025, përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më tej vijon një postim i datës 11.02.2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më pas postimet vijojnë në datat 19, 21, 22 dhe 23 Shkurt 2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj vijon fyerjen por në një rast edhe kërcënim ndaj prokurorit Ols Dado.

Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burime të hapura (interneti), e datës 19.02.2025, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i gazetës "Dosja.al", e datës 10 Shkurt 2025, ora 14:18, me titull "Kulmi i shërbimit të turpshëm me pamje të gatshme/Ja TV që jep "live" Veliajn në takime elektorale, ndërsa ai ndodhej në qeli". Sipas këtij lajmi, raportohet se "televizionet si Report TV, Neës 24 kanë transmetuar një takim mbulim të Veliajt në ekranin e tyre, ndërkohë që Veliaj ndodhej në qelinë e paraburgimit në Policinë e Tiranës".

Nga procesverbali për këqyrjen e të dhënave nga burime të hapura, i datës 10.03.2025, i mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezulton një artikull i datës 10.03.2025, i publikuar në median online Prapaskena.com, me titull "Ols Dado dhe Erjon Bani dhjetëra udhëtime të dyshimta në Athinë. Familjarët me pasaporta dhe emra grekë. Të infiltruar për të goditur Ramën?!". Më tej, në të njëjtën media online shfaqet një tjetër artikull i të njëjtës datë, me titull "Radiografia e një hetimi që përdhos autoritetin e SPAK-ut. Ols Dado dhe Erjon Bani vegla të një komploti grek?". / Dosja.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan