POLITIKE

Përgjimet/ "Kur të vijë Aleksi rregullohen gjërat, s'ke nevojë t'u japësh llogari të huajve!" Xoxa-Veliajt: Bisedova dhe me KM, të gjithë po punojnë shumë

M.B. Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 19:30

Përgjimet/ "Kur të vijë Aleksi rregullohen gjërat,

TIRANA- Pjesë të tjera të përgjimeve kanë dalë ditën e sotme nga burgu i Durrësit, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit të GJKKO-së për Veliajn. Më 18.02.2025 në orën 16:00, Ajola Xoxa kontaktohen nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër.

Sipas dosjes, në bisedën e kësaj date në orën 20:51, Xoxa i tregon Veliajt se është e shqetësuar se të nesërmen duhet të paraqiten në Prokurori nëna e saj Valbona dhe daja Erald Simixhiu. Veliaj i tregon se po i bënë dy tre pyetje, ata duhet të thonë: "Do të pyes avokatin dhe do t'ju them. Erdha vetëm për t'ju përgjigjur thirrjes por nuk dëshmoj kundër vajzës, skam detyrim ligjor, kaq asgjë më shumë, edhe të shkojnë aty dhe të thonë jo, nuk dëshmojmë kundër vajzës time, as ti thotë i qëndroj deklarimeve, s'kam ca i qëndron fare, as nuk flet fare, nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj. po shkatërroni familjen të tërë, s'dua të dëshmoj".

Më pas, Veliaj i tregon se ka biseduar me Maksin dhe të premten do të mblidhen të gjithë të Dhoma e Avokatisë, e ndoshta do të ndërmarrin ca veprime si në shkallë më të gjerë.

Në bisedën e datës 19.02.2025 në orën 18:15, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se "kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s'ke nevojë që tu japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt".

Pjesa tjetër e bisedave lidhen kryesisht me ndikimin që Veliaj ushtronte në media dhe lidhjet që ai bënte ndonëse i ndodhur në paraburgim.

"Në orën 12:11, Erion Veliaj telefonon Ajolën për ta pyetur në lidhje me bisedën me Gentin dhe Meron, gjë për të cilën Ajols i tregon që ka folur dhe të rrijë i qetë. Në orën 12:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel, ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë ti monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për kere git bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie. I tregon se lajmet e drekës ishin skandal", shkruhet në dosje.

Gjithashtu në një pjesë të dojes thuhet se Ajola Xoxa i tregon Veliajt se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë "kaq shumë sa nuk e ka idenë". Xoxa po ashtu i thotë se ka biseduar dhe me "KM".

PJESË NGA DOSJA:

18.02.2025 Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohen nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër. Në orën 18:26, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, i cili i tregon se për pak do të shkojë ta takojë në IEVP bashkë me avokat Maks Hashiaj (edhe pse deri në këtë fazë nuk është legjitimuar si mbrojtës i shtetasit nën hetim). Erion Veliaj i kërkon që t'i printojë shkrimin, editorialin, që ka bërë Mero për të. Kërkon shkrime që t'i japin kurajo dhe tregon se Mero zakonisht në shtatë e gjysmë e nxjerr editorialin. Në orën 20:51. Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliaj dhe i tregon se është e shqetësuar se të nesërmen duhet të paraqiten në Prokurori nëna e saj Valbona dhe daja Erald Simixhiu. Erion Veliaj i tregon se po i bënë dy tre pyetje, ata duhet të thonë: "Do të pyes avokatin dhe do t'ju them. Erdha vetëm për t'ju përgjigjur thirrjes por nuk dëshmoj kundër vajzës, skam detyrim ligjor, kaq asgjë më shumë", "Edhe të shkojnë aty dhe të thonë jo, nuk dëshmojmë kundër vajzës time, as ti thotë i qëndroj deklarimeve, s'kam ca i qëndron fare, as nuk flet fare, nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj. po shkatërroni familjen të tërë, s'dua të dëshmoj". Më pas, Erion Veliaj i tregon se ka biseduar me Maksin dhe të premten do të mblidhen të gjithë të Dhoma e Avokatisë, e ndoshta do të ndërmarrin ca veprime si në shkallë më të gjerë, se kjo është kot, avokatët nuk ekzistojnë, për ca duhet ky profesion...

19.02.2025 Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe ske nevojë që tu japësh llogari palëve që muk janë vendi yt.

20.02.2025 Në orën 15:40, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, dhe nga konteksti i bisedës kuptohet që Frioni po pret që të bëhet një publikim për të nëpër media. Arbri i thotë nuk e di se kur e kanë programuar për shkak se diçka tjetër po ndodh tani. Në orën 18:25, Erion Veliaj bisedon me Arbrin për prezencën në takim dhe për dhënien e mesazhet e dhëna nga folësit. Po kështu flasin edhe për publikimin e statuseve në rrjete sociale, të cilin e kanë lënë për ta bërë të nesërmen,

21.02.2025 Në orën 10:46, Erion Veliaj shprehet i shqetësuar te Arbri, se i kanë thënë që të bëjë çantat gati për tu transferuar në një IEVP tjetër. I kërkon që të telefonojë Meron, Gent Sulën, të gjithë, që të merren me Dibranin e t'i thonë boll se e ke tepruar. Kërkon që prej tij të vijë e-maili që e kundërshton këtë gjë. Në orën 11:29, Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn ku e vë në dijeni në lidhje me takimin e saj në Prokurori. I tregon se Prokurori e ka vënë në dijeni që do të shtohet edhe një akuzë tjetër, për të cilën Erjoni shprehet "çfarë maskarai". Ajola Xoxa i thotë se avokati i ka thënë ndoshta në këtë formë që të flasin më (nëpër media) por Erion Veliaj i thotë ta harroje dhe se do ta bëj copë përditë. Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t'i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t'i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, in kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh. Në orën 12:11, Erion Veliaj telefonon Ajolën për ta pyetur në lidhje me bisedën me Gentin dhe Meron, gjë për të cilën Ajols i tregon që ka folur dhe të rrijë i qetë. Në orën 12:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel, ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë ti monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për kere git bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie. I tregon se lajmet e drekës ishin skandal.

22.02.2025 Në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmjet medias, ku të publikohen njerëz që kërkojnë takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Mera, Cientin dhe Filipin. Arbri i sugjeron që nuk është mirë që të flasë në telefon në këtë mënyrë, por Erioni përdor një fjalor banal, duke nënkuptuar se nuk e vret fare mendjen. Në orën 19.35 në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Ajola Xoxes dhe Erion Veliajt, ky i fundit e pyet për Mero me shokë si dhe për KM. Ajola Xoxa i përgjigjet se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë kaq shumë sa nuk e ka idenë. I tregon se ka biseduar (me KM) sot edhe dje Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të shprehë shqetësimin te KM-ja se Erionin nuk e lënë së takojë asnje njeri, dhe se i kanë skanuar 20 vitet e jetës. Erion Veliaj e pyet cdhe nëse i ka dhënë dorën prokurorit ditën e paraqitjes (e premte) por Ajola i thotë Jo. Për këtë gjë. Erioni flet me një gjuhë tyese duke i thënë se ai është qelbësirë dhe se nuk e meriton t'i japësh dorë, t'i flasësh me mirësjellje. I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët "Qelbësirë dhe nuk ka për tia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: "Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s'kam për t'ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës..." Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet serish për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t'i bëhen kontrolle. Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shofer i Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë, por Ajola Xoxa i thotë se e ka pasur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.

23.02.2025 Në datë 20:30, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i konfirmon se nesër në mëngjes do të shkojë ta takojë. Erion Veliaj i kërkon që të vijë se duhet t'i japë edhe postimin e radhës. Gjithashtu shtetasi nën hetim e pyet nëse njerëzit janë të angazhuar me këtë situatë, apo i ka kapur rutina. Ajola i përgjigjet duke i thënë se janë të gjithë që po merren, por i ka me merak statuset, pasi duhet të jetë pak më të "buta". Erion Veliaj i tregon se çështja nuk është më te popullariteti i tij, por nëpërmjet statuseve apo mediave, vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet Beteja. Sërish Ajola Xoxa i tregon të jetë më i butë me statuset, pasi çështja është ligjore, por Erion Veliaj shprehet se nga ana ligjore nuk kanë çfarë i bëjnë mil shumë, se në burg e kanë futur. Erion Veliaj e pyet edhe nëse ka biseduar me Arbrin dhe me Fugën, ndërsa Ajola Xoxa përgjigjet se ka biseduar me të gjithë. Në fund të komunikimit, e pyet se çfarë editoriali ka publikuar Mero, ndërsa Ajola e lexon me zë të lartë diçka në lidhje me Berishën që po e trajton PD në Athinë si pjesë të Agimit të Artë. Erion Veliaj mërzitet dhe shprehet "aha vari lesht..."

24.02.2025 Në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën "Ndyrësirë". Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Mero, Maks Haxhia, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera. "Po duhet ngrit "you should raise hell" plako se kemi, ai ka be i gafe spektakolare aty Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike. I tregon se TOP-i po na mbulon, Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon, po Kian Neës? Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan Neës. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t'i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te al, dhe duhet të flasë se sot duhet.../ Dosja.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan