Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi lidhur me situatën e tensionuar në Qarkun Dibër, duke akuzuar Partinë Socialiste për dhunë, presion elektoral dhe tentativë për manipulim të zgjedhjeve përmes zbatimit të asaj që ai e quan ‘manuali 184/2’. Në një deklaratë publike, Këlliçi i bëri thirrje SPAK dhe Policisë së Shtetit të veprojnë menjëherë dhe të mos qëndrojnë peng i politikës.
Në Dibër po tentohet të implementohet me dhunë Manuali 184/2. Është momenti që SPAK të dëshmojë se nuk është peng dhe as Çyryk! Vetëm pak ditë pasi Drejtuesi Politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi, kërcënonte diasporën se patronazhistët e tij do e merrnin vesh me çdo mjet se për kë do votonin, Partia Socialiste në Dibër, duke ndjerë humbjen e thellë më 11 Maj, nuk po i ndal tentativat e dhunës dhe përpjekjen e saj për të ushtruar terror ndaj demokratëve dhe qytetarëve të qarkut Dibër.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën fizike të paprecedentë që, Jeton Dani, babai i kandidatit të Partisë Socialiste Murat Dani, së bashku me disa mbështetës të tij, sëbashku me disa vrasës si dhe mercenarë në Policinë e Bulqizës, kanë ushtruar ndaj kreut të degës së Partisë Demokratike Bulqizë, Shaqir Manjani dhe kryetarit të Forumit Rinor në Bulqizë, Klajdi Patria, të dy politikanë model në zonë, shembull të qytetarisë dhe integritetit.
Pamjet e bëra publike tregojnë qartë se kush janë agresorët dhe ata që po tentojnë të përgjakin fushatën elektorale në Qarkun Dibër, teksa konflikti ka agravuar në përplasje të dhunshme mes palëve dhe Policia e Bulqizës në vend që të dërgojë në SPAK Jeton Danin, me urdhër politik kallëzon Drejtuesin Politik të PD Xhelal Mziun.
Drejtuesi Politik në Qarkun Dibër, Deputeti Xhelal Mziu, ka njoftuar strukturat e rendit se po provokohen në takime elektorale nga zyrtarë të administratës, por urdhri i drejtuesve të Policisë Dibër mesa duket ka qenë i qartë të zbatohet platforma Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”
Eksponentët e Partisë Socialiste të cilët kanë marrë leje për miniera në Bulqizën e Mjerimit, të mbështetur nga segmente të Policisë së Dibrës që është peng i SKY EÇ dhe kanabisit, me këto akte agresioni duan të na trembin, por i kanë bërë llogaritë gabim dhe u bëj apel të mos të tentojnë të përgjakin Dibrën për llogari të kreut të narkoshtetit, Edi Ramës.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturës së SPAK që drejtohet nga dibrani Altin Dumani, të mos qëndrojë indiferentë përballë platformës 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër. Nëse Altin Dumani nuk e di se cili ka qenë fati i dosjes 184, e sigurojmë se pa asnjë diskutim do ta mësojë se cili do të jetë fati i dosjes 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër dhe mbarë veriun e vendit.
Struktura e patronazhistëve në Dibër, nuk po i ndal presionet dhe kërcënimet ndaj administratës duke u kërkuar të sigurojnë vota si dhe po u bëhet presion për familjarët e tyre në Diasporë. Task Forca e SPAK duhet të japë shpjegime urgjentisht se ku janë me hetimin e krimit zgjedhor në Qarkun Dibër, një zonë me risk të lartë për krim elektoral.
I bëj thirrje SPAK të hetojë aferat me prona publike që Festa Mjeshtri, Kryetarja në dorën e këtyre kriminelëve, i ka dhënë si shpërblim për mbështetjen kriminale zgjedhore në zgjedhjen e saj si kryetare. I bëjmë thirrje demokratëve të Dibrës të mos tremben dhe të mos intimidohen nga këta kriminelë me uniformë shteti se përgjigjen do ta marrin në bazë të ligjit, në raport të drejtë me aktet e rënda që po kryejnë.
Këta kriminelë elektoralë po tentojnë të përgjakin Dibrën, por ne do ti mbrojmë qytetarët e Dibrës nga këto banda. U bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Dibrës, të mos bëhen kurbanë elektoralë të Blendi Klosit dhe Edi Ramës, njeriun që përçmon Dibrën dhe mbarë Shqipërinë.
TIRANË- Kryestrategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar një foto në platformën X, ku...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale duke u ndalur mesditën e sotme në Tiranë. Beris...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale duke u ndalur mesditën e sotme në Tiranë. Beris...
LAPRAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Laprakës ditën e sotme, në kuadër t&...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij elektorale dhe këtë mesditë ai ishte në Tir...
TIRANË- Është zhvilluar sot Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga LDK-ja me temë ‘Global She’. Në k&eu...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar edhe sot me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar edhe sot me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. ...
VLORA- Kandiatja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Briseda Çakërri duke te ka përqafuar si një pjesë e ...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendi...