POLITIKE

Diplomati: Rama e ka humbur shansin europian, po luan një strategji mbijetese politike

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 20:06
Diplomati: Rama e ka humbur shansin europian, po luan një strategji

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur prej kohësh orientimin europian dhe po përdor integrimin si mjet politik.

Sipas Neshos, integrimi në Bashkimi Europian është përdorur si ‘kalë beteje’ për të justifikuar një mandat të katërt, ndërkohë që realiteti në Shqipëri, sipas tij, është ndikuar nga krimi i organizuar që pengon rotacionin politik.

Në analizën e tij, diplomati u shpreh se Rama ka ndjekur një qasje oportuniste në raport me zhvillimet ndërkombëtare, duke ndryshuar qëndrime në varësi të interesave politike dhe duke kërkuar të fitojë mbështetje në qarqe të ndryshme europiane.

Sipas Neshos, strategjia e Ramës synon që në fund të fajësojë Bashkimin Europian për mungesën e integrimit, duke hapur rrugën për alternativa si iniciativa e Ballkani i Hapur, e cila sipas tij mund të shërbejë si platformë për të ruajtur pushtetin dhe për të shmangur integrimin e plotë europian.

‘Edi Rama ka kohë që e ka kuptuar që s'ka të bëjë fare me Europën. Europa ishte kali i betejës për të justifikuar të pajustifikueshëm, një mandat të katërt, i cili në Parlamentin Europian me të drejtë nga shumë eurodeputetë ose ata që kanë drejtuar edhe misionet e Bashkimit Europian në zgjedhjet në Shqipëri, thanë që në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik.

Kjo është gjendja e Shqipërisë. Ne mendonim edhe Edi Rama theksonte nevojën e një momenti gjeopolitik. Ky moment po respektohet nga Europa.

Jo vetëm një deklaratë nga Van der Leyen-i kur tha që duhet Europa të veprojë me në gjeopolitikë, domethënë t'ju japë prioritet sidomos vendeve të cilat mund të jenë nën joshjen e rritjes së zonave të influencësve të fuqive të mëdha, sidomos ruse.

Dhe të gjitha këto, Rama e humbi këtë shans. E ka humbur këtë shans, jo sepse ishte në një proces normal. Duhet të bëjmë një parantezë këtu, që Shqipëria kishte kohë që ishte kthyer në një platformë të eksportimit të drogës, në një narko-shtek, në një bashkëpunim të krimit të organizuar me të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit, dhe aq më tepër që vetë, domethënë leadership-i i saj ka kapur shtetin.

Pra, nuk mund të flasim për një shtet të drejtës, ashtu si nuk mund të flasim edhe për një integrim normal të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por, ku i kishte bazuar këto gjëra Edi Rama? Edi Rama luan ashtu si një kameleon politik me çastin kur Europa u ndodh në një problematikë të zgjeruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po të shikoni në fillim, nisi dhe të bëhej kritizeri për ato gjëra që Europa nuk guxonte t'i thoshte ndaj ish, ose vazhdon që të jetë partneri më i rëndësishëm strategjik, por me kushte të reja loje. Dhe ky bënte takimet e famshme si Samiti në Romë, ku deklaroi që s'kanë punë vende jo europiane të na mësojnë se si duhet të bëjmë mbrojtjen e Ukrainës.

Nga ana tjetër tallej me Macronin në takimin e Brukselit duke thënë që është një farë presidenti Trump që kërkon të të marri meritat kur ti personalisht po përpiqesh të zgjedhësh, të zgjidhësh konfliktin midis Azerbajxhanit edhe Armenisë, e kështu me radhë.

Bëri lojën, bëri lojën për t'u pëlqyer nga Europa, për të mbyllur sytë Europa, brenda një skenari që Edi Rama e ka kuruar me shumë kujdes, duke blerë influencë politike dhe më gjerë, jo vetëm në burokratët e Brukselit, por edhe në disa vende të tjera.

Dhe ky është një fakt Sonila, që edhe në takimet e ambasadorëve në Tiranë, nga burime shumë të informuara, dihet që ka ambasadorë, siç është ambasadori italian që ka kohë që e ka mbyllur gojën. Pse? Për marrëdhëniet klienteliste që ka me Melonin.

Ambasadorja franceze është e vetmja ambasadore e cila ndryshe nga ambasadorët e tjerë që janë shumë kritik me zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, flet që duhet t'i jepet një mundësi Edi Ramës. E ç'është ky Edi Rama, përveç se një klient i presidentit Macron?

Pra, kjo ka qenë gjithë strategjia e tij, nuk bëri gabim me Beogradin, bëri një kërcënim dhe presion ndaj Bashkimit Europian.

Për Edi Ramën është e qartë që ajo që kërkon të fitojë në fund të këtij, të këtij skenari është të akuzojë Bashkimin Europian që ky bëri të gjitha përpjekjet, që realizoi të gjitha mundësitë, e ktheu Shqipërinë në një Shqipëri Europiane, pavarësisht se Europa nuk po e afron, por zgjidhja e tij e vetmja që i mbetet është të bashkohet në Ballkanin e Hapur, ku të jetë një entitet i pavarur brenda të gjithë politikave të neo-titizmit, të paangazhimit të për të mbijetuar pushteti i tyre personal, si i Vuçiç dhe i tij, dhe të mos integrohen kurrë as në Bashkimin Europian, as me vendet e tjera, po të vazhdojnë agjendën e tyre personale.

Pra, në përgjigje të pyetjes tuaj për pyetjen e dytë Sonila, unë dua të shtoj këtë gjë, që takimi në në Europë është pikërisht një balancim që Edi Rama mendon në lëvizjen e tij, që shumë vende të Europës nuk e pranojnë, si nuk e kanë pranuar për të qenë anëtarë të bordit të paqes, sepse ishte një shenjë force e presidentit Trump për një zgjidhje paralele për të treguar se kush janë vendet, pavarësisht nga regjimet dhe çfarë përfaqësojnë, të futeshin në një aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar paqen nëpërmjet forcës, por duke njohur rolin udhëheqës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Futja, marrja pjesë në, në konventën e madhe të forcave të majta në Spanjë’, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë