Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësisë dhe Arsimin. Berisha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Mjekësisë këtë të premte, shprehu gatishmërinë e tij dhe qeverisjes së ardhshme të demokratëve, për hapjen e një fakultetit tjetër Mjekësie.
"Tani, kjo pak a shumë disa të dhëna, por ne jemi të vendosur ta transformojmë këtë gjendje. Së pari, ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Së dyti, nuk do ketë mjek apo infermier në spitale në qoftë se nuk i paguan ata shumë, shumë mirë. Çfarë bëri Hungaria kur ra Covid-i? Çoi rrogat e mjekëve të vet të afërta me gjermanët, se po iknin në Gjermani ata. A mund ta bënte shteti këtë? Plotësisht. Sigurisht ka një çmim, por ti shërbimin do e sigurosh. Nuk do e sigurosh duke u thënë do rrini këtu pas studimeve. Do rritësh rrogat. Gjer në vitin 2013 kanë qenë të pakët ata që iknin. Një rrogë e vitit 2013 kishte një fuqi blerëse tre herë më shumë se rroga sot. E vërtetuar kjo. Kështu që ne zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim një rrogë minimale 1500 euro për mësuesit me qëllimin që ata të ndjehen në funksion të misionit të madh që kanë.
Do të hapim detyrimisht një fakultet tjetër mjekësie. Nuk përballohen. Kanë ikur në vit 1 mijë, imagjinoni ju kur të dalin në pension këta të këtij viti. Ne shkojmë drejt një shterrimi të frikshëm të personelit mjekësor. Ndaj dhe ne me përparësi absolute do të hapim një fakultet të dytë mjekësor dhe do përpiqemi të rrisim shumë pranimet në këto dy universitete në mënyrë që t’i japim përgjigje këtij vakuumi me pasoja shumë të rënda për shëndetin e shoqërisë. Aparaturat janë më e thjeshtë. Aparaturat i ka penguar mafia. Ajo që nuk do që sektori publik t’i ketë sepse bën qark të shkurtër me sektorin privat. Ne kemi qenë dhe jemi për sektorin privat, por ky sektor do mund të funksionojë vetëm mbi bazën e standardeve dhe rregullave të qarta, por jo mbi bazën e një kooperimi mafioz me sektorin publik që shkatërron sistemin shëndetësor dhe dëmton rëndë xhepat e qytetarëve.
Imazheria do një ripërtëritje të madhe. Spitalet duan rindërtime, rikonstruksione. Por hapësirat janë. Shqipëria ishte vendi që mund të krijonte pa asnjë vështirësi të paktën 2 mijë shtretër për Covid-in, por u morën si e si të plaçkisin dhe jo të ndihmojnë të sëmurët. Edhe njëherë u falenderoj për këtë takim dhe u siguroj se ne do bëjmë gjithçka për një shërbim shëndetesor të nivelit më të lartë të mundshëm për qytetarët shqiptarë. Pa një shërbim shëndetësor dinjitoz nuk mund të ketë Shqipëri Madhështore. E kam theksuar dhe e theksoj sot para jush, lista e barnave të rimburueshme do jetë identike me republikën italiane në mënyrë që këta njerëz në nevojë të paktën të mjekohen pa probleme të mëdha financiare, dhe të mjekohen me ilaçe cilësore pasi në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk qarkullon në dy vende të BE. Ne e kishim këtë rregull sepse ne nuk kishim laboratoret e njëjta me SHBA dhe BE për të bërë analizat e cilësisë, e efikasitetit, etj.
Atëherë kjo është e thjeshtë, importojmë vetëm ilaçe që shiten në dy vende të BE, pra që janë të miratuara nga enti evropian ose amerikan i medikamenteve. Në këtë mënyrë ne garantojmë cilësinë e ilaçeve, me listën e rimbursimit ne i bëjmë ato të kapshme për të gjithë. Dhe me besim të madh se shpejt do t’ia ndryshojmë parametrat e shërbimit shëndetësor që sot ka përjetuar.... Kurrë nuk ka pasur në drejtim ministria e Shëndetësisë injorantë dhe të paskrupullt siç pati në vitet e Edi Ramës. Edhe në diktaturë, edhe ata që e drejtonin në sistemin e shëndetësisë ishin njerëz të nderuar. Ish-dekani im u bë ministër dhe e vërteta është se ato mundësi që i kishte, ai i përdorte për ta organizuar. Çdo gjë mund t’i thoshe, por ai injorant nuk ishte, ishte burrë i shkolluar jashtë. Paraardhësi i këtij kështu, pasardhësi i tij po kështu. Kurse ky mori një arkëtare të bashkisë, që ndante paratë në bashki, dhe e vuri ministre dhe tani e ka ministre arsimi. Që të vetmen gjë që di, është të ndajë paratë me Edi Ramën," tha Berisha.
BELSH- Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Elbasan Ervina Meta ka mbajtur një fjalim në Belsh ditën e djeshme gjat&e...
xhelal mziu, kalosh murra BULQIZË- Komisariati i Policisë së Bulqizës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme materialet ...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme, vendimin që e detyron SPAK të regji...
lutfi dervishi TIRANË- Shumë komentues të ndershëm, megjithëse shumica anonim, të pajisur me sensin e drejtësisë h...
foto ilustruese MAT- Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që të çon drejt Frankthit, nj...
TIRANË- Disa video janë bërë virale në rrjetet ku emigrantët votues shfaqen duke shprehur vullnetin e tyre, por pa anashkaluar e...
TIRANË- Demokrati Ilir Vrenozi, pas gjithë replikave me Kreyministri Edi Rama, së fundmi e ka ftuar në një “betejë kok&eum...
GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër, ka publikuar të tjera deta...
KROACI- Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksan...
GJIROKASTË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastra premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së...