Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Gjirokastër, ka publikuar të tjera detaje nga dosja Rama-McGonigal në SHBA. Sipas tij Ramës i kanë shkuar lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë rroftë e qoftë Altin Dumani. Lideri i opozitës gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për veten e tyre, për rrogat, pensionet, shkollat dhe për spitalet.
"Miq, nuk është vetëm Tërmeti, por Rama i ndan me xhinsin e tij. Dhe thotë nuk ka një fakt për mua. Po a nuk je ti që i ke dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë por ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e fakton gjykata amerikane? Çfarë fakti do? A e keni vënë re miq, i kanë ardhur lajmet, dhe tani çdo ditë rroftë e qoftë Altin Dumani. U garantoj se edhe Nuredinit do i thurte poema në qoftë se ia kërkon Nuredini këtë gjë se do të shpëtojë nga dosja McGonigal. Gjeni fakte për mua, thotë se dardhat i kanë ngrënë të tjerët. Po ato 224 mijë metër katrorë të manastirit të Skutarisë dhe në Gjipe, kush i mori ato? Çfarë lidhje ke ti me to?
Lexoni, Spiro Koleka, Nushët kanë deklaruar se nuk kanë pasur toka, kanë deklaruar se kanë pasur 3 dhi dhe 5 derra, kanë deklaruar se kanë qenë më të varfrit të Vunoit dhe tani na dalin me dhjetëra hektarë prona të gjitha të grabitura nga Edi Rama. Po ai kopshti 8 mijë metra në Surrel nga mbiu ai, apo ma bëri gruaja. Dhe tani po t’i thuash, ja tani ky më përmend edhe gruan. Po atë e ke thënë vetë ti. Po 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Shkoi në gjykatë dosja, dy drejtorë aty, kanë shkelur ligjin, por para nuk kanë marrë ata. Ata kanë firmosur tenderin, por është Edi Rama prapa tij. Dhe ajo që duhej të vëzhgonte çdo muaj punimet, nuk ka bërë asnjë raport Lubi Balluku.
Pse? Se e shihte se dardhat i hante Edi Rama. Jo vetëm dardhat, por edhe ftonj të prishur. Dhe përpiqet tani të justifikohet. Po ja ata ministrat. Prisni, avash kur ta dëgjoni të thotë lavdi hajdutëve të mi. Sepse për të qytetarët janë dembelë, shqiptarët janë dembelë, ikin dhe nuk punojnë. Në të vërtetë shqiptarët janë punëtorë, por ti ke ngushtuar komplet rrethin. Ndaj dhe ne me projektin tonë një mundësi për çdo shqiptar. Miq, kjo betejë pra është shansi më i madh i jetës tonë. Është shansi më i madh i jetës tonë që ne bashkërisht të ndahemi, ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që po e shkreton.
Është shansi më i madh i joni për të rivendosur këtë vend në rrugën e madhështisë. Ndaj të shndërrohemi ne në misionarë. Nuk është program për një parti, është program për çdo shqiptar që do të jetojë me djersën, mundin e tij në këtë vend. Që do të ndërtojë ëndrrën e tij në këtë vend. Ndaj dhe ju ftoj mençurinë tuaj, dhembshurinë tuaj, forcën bindëse ta përdorni me çdo gjirokastrite që me 11 maj të votojmë për veten tonë, të votojmë për rrogat tona, pensionet tona, për shkollat, për spitalet. Të votojmë për fëmijët tanë, nipërit, mbesat tona.
Të votojmë për njerëzit tanë të sëmurë që të trajtohen si njerëz.
Të votojmë për shkollimin, punësimin. Ftoj të gjithë nënat, motrat, zonjat të përçmojnë propagandën vulgare, të pacipë të një njeriu, i cili beson se bëhet interesant duke u sharë bashkëshortin dhe burrin e vet. Që beson se me batuta do mund të mbulojë vjedhjet që bën. Se me batuta do mund të mbulojë largimin e njerëzve nga Shqipëria. Se me batuta do mund të mbulojë vdekjen e të sëmurëve për ilaçe. Ndaj dhe 11 Maji është dita e nënave, motrave, grave, bashkëshorteve shqiptare, në nderin, dinjitetin e tyre t’i japin përgjigjen që meriton këtij mizogjeni të pashpirt i cili për karrige është i aftë të bëjë çdo gjë, të thotë çdo gjë. Rroftë Gjirokastra, rroftë Shqipëria. Votoni njishin. Njisha jeni të gjithë ju. Shqiptarët janë të gjithë njisha. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
KROACI- Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksan...
GJIROKASTË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastra premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së...
GJIROKASTRA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral sot në Gjirokastër. Berisha tha se 21% e f...
TIRANA- Kandidati i Lëvizjes BASHKË për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ka publikuar një video ku shfaqet duke ecur n...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Sarandë, deklaroi se do të 5-fishohen subvenc...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për përvjetorin e ditëlindjes. Përmes nj&...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Elbasan u shpreh se në 11 maj do të votojmë për të mbyllur ...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Sarandë u shpreh se qyteti bregdet, ësht&eum...
SARANDË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar me turin e tij elektoral ku këtë pasdite ka mbajtur një takim me qytetarët e Sar...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë në Elbasan falënderoi vajzat dhe gratë për mbështetjen e dhënë. Gjatë f...