Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë, digjet dera një nga hyrjet e godinës
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se dosja ndaj saj nuk është dërguar nga opozita në Gjermani, por nga vetë deputetë të Partisë Socialiste.
I ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, ai theksoi se përfshirja e Gjermanisë në këtë çështje dhe përmendja me emër e Ballukut nga zyrtarë europianë tregojnë për një zhvillim të pazakontë dhe për përçarje të brendshme brenda mazhorancës.
Aulon Kalaja: Kështu ka qenë gjithmonë, nuk është rastësi kjo që ndodh. Kontrolli parlamentar është një e drejtë e pakicës, të paktën në Republikat e Europës perëndimore, ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta. Janë këta që përcaktojnë debatin në parlament, kush duhet të përjashtohet nga parlamenti, çfarë komisioni hetimor duhet të jepet e të tjerë e të tjerë. Kështu nuk shikoj ndonjë gjë të re, domethënë. Opozita sigurisht që do duhet të ndryshojë strategjinë në raport që mos të godasë më me kontroll parlamentar, por të jetë në shesh. Atë që po bën faktikisht, me protestën e radhës apo me protesta të tjera.
Unë mendoj që këtu bëhet një gabim, në raport me korrupsionin. Nuk kemi të bëjmë me korrupsion për mendimin tim. Kemi të bëjmë me krim të organizuar ekonomik. Korrupsioni është term komunar, domethënë ka, ka përparuar situata me qeverinë Rama. Përsa i përket SPAK-ut, unë habitem me të thënë të drejtën, me mënyrën se si po vepron deri tani, ku dihet botërisht që aty ka video për, jo vetëm për zonjën Balluku, po për personazhet që janë kthyer tani nga hiçi, siç ishte ky Ergys Agasi që del personazh domethënë, dhe i jepet publikut shqiptar, fyerje shumë e madhe për mendimin tim, gjashtë muaj ky emër nëpër banaqe televizive. Drejtorë të rëndësishëm të qeverisë Rama, shumë të rëndësishëm, kombëtar, kanë afera seksuale dhe video pikërisht në këtë dosje, që SPAK-u i ka dhe unë habitem tani se si ka mundësi që nuk po vepron. Pra nuk bëhet fjalë thjesht për video që kanë këtë konotacionin erotik. Këtu bëhet fjalë për video që ngërthejnë vetvete interesat e pushtetit, duke e përdorur si mjet shantazhi nga ana tjetër këtë lloj video në raport me mënyrën se si do të shkojë krimi i organizuar ekonomik.
Për mendimin tim Rama dhe Balluku janë si dy enë komunikuese dhe korrupsioni kalon njëherë këtej njëherë andej. Pra kemi një zonjë e cila në gjykimin tim është më e fortë se kurrë tani sepse ka rinegociuar një marrëveshje me Ramën, ka marrë ministritë që kishte, ka një grup parlamentar prej 12 deputetësh për hir të së vërtetës. Që e ka vetin. Sepse, kini parasysh diçka, janë 83 deputetë, në rast se lëviz zonja, ka lëvizje tektonike në Partinë Socialiste. Kemi parasysh që kemi dhe zonjën Spiropali, pra nga 83, 12 i ka kjo, shko 71. Zonja Spiropali, zoti Braçe, zoti Fatmir Xhafaj, një grup i presupozuar i Erion Velisë, jam shumë dyshues por thonë që ka një grup të tillë, dhe unë mendoj që situatat janë shumë interesante. Ajo që më habit mua është nga SPAK-u për hir të së vërtetës, se si ka mundësi që nuk po vepron.
Kemi për herë të parë në historinë e diplomacisë një shtet si Gjermania, që është e konfirmuar që dosjet nuk ja ka çuar opozita, dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë, ja kanë çuar deputetët e Partisë Socialiste, dosjen e Belinda Ballukut. Nga vetë socialistët. Po, e kanë çuar ata dhe kemi parasysh që faktet janë aty dhe për herë të parë Gjermania flet me emër. Zoti McAllister i cili është një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, erdhi përmes gjithë krizën e 17-ës te Çadra e Lirisë, tha që gur themeli për ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, për ta prekur temën e parë të juajën, është zonja Belinda Balluku. Pra foli me emër, nuk kanë folur kurrë këta me emër. Është hera e parë. Atëherë çfarë po ndodh? Në gjykimin tim, që ta mbyll domethënë këtë situatë të parë, është situata e tillë që zoti Rama ka një marrëveshje të re me Belinda Ballukun, mbrojtja e zonjës Belinda Balluku deklaroi sot që nuk ka një rrezik potencial për arratisjen e zonjës Balluku. Me këtë argumentojnë nevojën... Për mua kjo është e vërtetë, për momentin gjithmonë, sepse ka marrëveshje midis Ramës dhe Ballukut. Në rast se nuk do të ketë marrëveshje dhe prishet marrëveshja, absolutisht Belinda Balluku arratiset dhe shteti që do iki, unë e kam bindje absolute, do të iki në Greqi. Sepse atje janë edhe dosjet e shërbimeve që ka dërguar kjo zonjë. Ajo quhet ndryshe Bela Mafia.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, shkruan se, Edi Rama ka marrë...
Mazhoranca socialiste rrëzoi të martën në Konferencën e Kryetarëve dy kërkesa të deputetëve të opozitës p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, deklaroi në Syri TV se çmimi i lartë i naftës po rëndon ekonominë dhe...
Gazeta e njohur austriake ‘Der Standard’ publikoi një analizë të gazetares së njohur Adelheid Woelfl në lidhje me situat&...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu foli për nivelin e lartë të çmimit t&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia &lsquo...
Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Gjithashtu ai nënvizon se...
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet e rregullores së Kuvendit, ku Gazmend Bardhi, kreu i Grup...
Është njoftuar publikisht se qeveria po bëhet gati të vendosë traun, në tunelin e Llogarasë, mu aty ku me një të ...
Monika Kryemadhi ishte paraditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. &nb...