POLITIKE

Mazhoranca refuzon kërkesat e PD për komisione hetimore

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 17:33
Mazhoranca refuzon kërkesat e PD për komisione hetimore

Mazhoranca socialiste rrëzoi të martën në Konferencën e Kryetarëve dy kërkesa të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për të vlerësuar shkeljet e pretenduara ligjore në tenderat e rrugëve dhe të teknologjisë së informacionit, sektorë që janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Kërkesat e Partisë Demokratike parashikonin hetim të ligjshmërisë në tenderat e realizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar duke marrë shkas nga dëmtimet në akset rrugore të sapondërtuara dhe hetim për të vlerësuar sigurinë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, pas zbulimit nga SPAK të një afere korruptive në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Në rastin e AKSHI-it, SPAK goditi një grupi të dyshuar kriminal në krye të kësaj agjencie, dhe vendosi nën akuzë 8 persona për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje.

Sipas PD-së, ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend dhe hetimi parlamentar kërkohet për të verifikuar aksesin në të dhënat kritike të operatorëve ekonomikë të kontraktuar nga kjo agjenci.

Socialistët i konsideruan kërkesat si të pambështetura në ligj dhe ndërhyrje në punët e drejtësisë.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha pas mbledhjes se kërkesat për hetim parlamentar nuk duhet të “interferojnë në pushtetin gjyqësor” dhe se “kërkesa duhet të ketë një objekt të veçantë”.

Për çështjen e tenderave të rrugëve ai pretendoi se formulimi i kërkesave i ngjante një “ekspedite peshkimi”, duke mos veçuar një çështje konkrete për hetim, ndërsa për AKSHI-in Balla tha se “nuk duhet të ndërhyhet në kompetencat e gjyqësorit, kur këto hetime po kryhen nga pushteti gjyqësor”.

Ky është një argument i ripërsëritur nga PS për të refuzuar kërkesat për hetim parlamentar nga opozita.

Për kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, rrëzimi nga mazhoranca i çdo mjeti parlamentar që ka opozita në dorë për të kontrolluar qeverisjen është tregues i një ‘urrejtje politike’.

PD pretendon se hetimi parlamentar nuk e pengon hetimin penal, por nxjerr përgjegjësitë institucionale dhe problemet ligjore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?