POLITIKE

Drama sociale e emigrimit / Nga martesat me shkesi tek diferencat e moshës, si po prishet bërthama e familjes

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Maj 2023, 17:31
Drama sociale e emigrimit / Nga martesat me shkesi tek diferencat e moshës,

Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në mënyrë madhështore, sipas traditës.

Të dy nga fshatrat e Durrësit, por Mandi u largua i vogël nga fshati drejt Italisë, ndërsa Ina ishte një vajzë që kishte mbaruar të mesmen në fshat, dhe si të gjitha shoqet e saj priste fatin përtej detit, për një jetë më të mirë.

Pas 12 vitesh, tashmë me një vajzë, çifti i është drejtuar gjykatës për divorc. Shkaku? Sipas burrit, Ina e ka tradhtuar me një tjetër, Italian.

“Unë u martova me shkesi, në fillim duheshim shumë, Mandi ishte një bashkëshort korrekt dhe baba i përkushtuar, por shumë pak kohë kemi ndarë bashkë. Në Itali, fillova ta ndjej veten të vetmuar. Duhet të punojmë me ritme të shpejta dhe i duhet dhënë sens cdo gjëje. Paratë duhen investuar në shtëpi më të mirë, shkollim të fëmijëve. Më ngjante vetja si robot”, thotë Ina.

Sot Ina jeton me vajzën vetëm. Divorcin e ka pranuar në heshtje, pa kërkuar asnjë sqarim, megjithëse mban mbi supe një akuzë për tradhti bashkëshortore. Ka vendosur më mirë të jetojë vetëm sesa të shtyjë vitet si robot.

Kjo është një prej të shumtave histori që dëgjon rëndom nga emigracioni.

Prishja e bërthamës së familjes është bërë diçka e zakonshme, megjithëse çiftet kanë vite që bashkëjetojnë .

Divorcet në emigrim kanë përfshirë dhe çiftet në moshë të mesme, siç është rasti i Edlirës dhe Fonit, përkatësisht 47 vjeç dhe 57 vjeç.

E martuar që në moshën 20-vjeç, me 3 fëmijë, Edlira emigroi drejt Italisë në vitin 2000, duke lënë këtu gjithçka, familjen, miqtë, jetën e tyre modeste.

Sfidat e viteve të para të emigrimit të dy i kujtojnë shumë mirë.

“Përfundova universitetin në Umbria për punë sociale dhe Foni ishte mbështetje për mua. Megjithëse kisha fëmijët e vegjël mu bë krahë që të diplomohesha. E megjithëse nuk punoj në profesion, universiteti ishte gjithmonë një ëndërr për mua dhe e realizova”, tregon Edlira për Gazetasi.al.

Por kur nisi krisja mes çiftit?

Edi (siç e thërrasin miqtë e ngushtë) tregon se me të shoqin ka një diferencë prej 10 vitesh.

Sipas saj, gjithçka filloi kur fëmijët u rritën. Konkretisht vajza e tyre, sot 24 vjeç, ishte molla e sherrit mes bashkëshortëve.

Sipas Edlirës, bashkëshorti i saj, Foni, kërkonte ti edukonte me rregullat e familjes shqiptare, si konservator që ishte.

“Ishte shumë xheloz, nuk donte që vajza të argëtohej me miqtë, të dilte mbrëmjeve dhe të vishej në mënyrë provokuese. Shpesh herë debatet vinin sepse donte të vinte dorë mbi vajzën. Ndërhyja sepse më dhimbsej vajza, doja të argëtohej dhe të mos bënte jetën tonë të ndrydhur”, vijon Edlira të tregojë dramën e saj.

Debatet sa nisën e u bënë më intensive sa, të dy burrë e grua që dikur ishin shembull në shoqëri, filluan të urrenin njëri-tjetrin duke mos lënë më asnjë mundësi jetese në harmoni.

Tashmë prej 4 vitesh janë divorcuar megjithëse jetojnë akoma në një shtëpi, (të blerë të dy me kredi në Itali). Fëmijët kanë pranuar me vështirësi këtë fakt, të shohin prindërit të ndarë në këtë moshë.

Edlira, pas divorcit, ka nisur lidhjen me një instruktor palestre, ndërsa ish-bashkëshorti i saj vijon jeton i vetëm me dhimbjen që i lexohet në fytyrë, duke shpresuar një ndryshim të mendjes së gruas.

“Unë tani kam gjetur dashurinë e vërtetë. U martova në moshë të re, duke besuar te mrekullia e martesës por gjërat nuk zgjasin përjetë. Më vjen keq për fëmijët, por ndoqa zemrën”, thotë gruaja 47-vjeçare.

Frika e saj është se ajo çfarë shkatërroi familjen e saj ishte gjendja depresive e të shoqit.

“E shihja të veçuar, nuk bënte miq. Madje na e ndalonte të krijonim miqësira me italianët. Shpeshherë thonte se këta janë të ndyrë, nuk janë si ne, s’kanë moral. Frika e tij ishte përfshirja e fëmijëve, djalit të madh dhe vajzës me të rinjtë italianë. Ai dëshironte që fëmijët të krijonin familje me djem e vajza shqiptare”, tregon Edlira.

Psikologët thonë se prindërimi, kultura dhe formimi arsimor janë ndër shtyllat kryesore të cilat ndikojnë njeriun në mënyrë sesi do të sillet si i rritur. 

Sipas psikologes Eksena Qirici, emigrimi mundësoi që gruaja të zhvillohet, të zgjerojë njohjen e saj mbi mundësinë për të zgjedhur, ndërsa burri të refuzojë atë për të cilën nuk e dinte që ekzistonte.

“Ndryshimet kanë ndodhur tek të dyja palët, por për njërin pozitivisht dhe tjetrin negativisht.  Arsimimi është një faktor tjetër me rëndësi. Emigrimi kryesisht ka qenë jo arsimor, por për punë që paguhen mirë dhe asgjë më shumë. Niveli ekonomik po aq sa është përcaktues për vendet që nuk e kanë, po aq është edhe e parëndësishëm për momentin që e ke atë.  Formimi intelektual, professional rrit imazhin e njeriut për veten, gjë që ndikon edhe në gjendjen e tij mendore”, thotë Qirici.

Sipas saj, përshtatja është një domosdoshmëri në emigrim por që të ndodhi ajo duhen disa aftësi personale siç janë zgjedhja e lirë për të emigruar, niveli i vuajtjes, pritshmëritë për të ardhmen, niveli i zhgënjimit, gjetja e vetes, mundësia për të parë të ardhmen.

“Këto elemente edhe shumë të tjera na çojnë në përfundimin se emigrimi për kulturën tonë ka qenë me vizion të shkurtër, të cunguar, primitiv dhe me paaftësi kuptueshmërie të gjerë”, thotë psikologia Eksena Qirici.

Sipas psikologëve, pritjet e rreme që shkakton normalizimi i emigracionit, mungesa e informacionit mund të na ndikojë deri në shkaktimin e problemeve të depresionit, ankthit dhe adaptimit, ku stresi i faktit të thjeshtë të emigrimit është protagonist.

Psikologët thonë se ndryshimi kulturor, nostalgjia, vetmia, mungesa e identifikimit shoqëror, ankthi dhe stresi akut gjithashtu mund të ndikojnë në sistemin imunitar.

“Emigrimi nuk është një vendim i lehtë, dhe si çdo vendim kërkon shumë pjekuri në mënyrë që ndryshimi të jetë sa më i durueshëm. Është e nevojshme të kuptohen rreziqet e emigracionit dhe pritjet e rreme që krijohen duke parë si diçka të popullarizuar për të shkuar në një vend tjetër.

Nëse merren masat e duhura paraprake, emigrimi mund të jetë më pak i rrezikshëm dhe madje të na çojë atje ku duam të shkojmë me mjetet më të mira, duke shfrytëzuar në maksimum përvojat e reja”, thonë ekspertët.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 12 Maj23:35

Të votosh apo mos të votosh!

Florjan Binaj Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë