Florjan Binaj
Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve të bëjnë detyrën e tyre si qytetarë në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Pasnesër hapen qendrat e votimit dhe ka shumë njerëz që mund të mos kenë në plan të votojnë, të fort të kënaqur që sot Tirana qeveriset nga një grup që mori më pak se 15% të votuesve të regjistruar, kjo edhe për faj të opozitës së atëhershme që nuk mori asokohe fare pjesë në zgjedhje duke i ngjarë zgjedhjeve në kohën e diktaturës kur kishte vetëm një kandidat…
Pra, 15% vendosën për fatin e 85% banorëve që nuk votuan dhe nuk ndiheshin të përfaqsuar… Dhe nuk është hera e parë. Ka shumë palë zgjedhje tashmë, ku fituesi zgjidhet me më pak se 1/4 e totalit të zgjedhësve. Nëse ti që po na sheh tani je një nga ata që nuk do të dalë për të votuar, kam 2 fjalë për ty:
Nëse thua se nuk do të votosh sepse mendon se të gjithë janë njësoj e askush nuk ia vlen, ti po gënjen veten me zë të lartë. Këtë radhë, më shumë se kurrë, ka opsione për të zgjedhur. Ke të varur e të pavarur, ke të korruptuar e të pakorruptuar, ke me njolla e ke pa njolla, me shumë lekë me pak lekë, me postera dhe pa postera, me izraelit, pa izraelit, me hapsirë në televizionet e mëdha e me hapsirë vetëm në televizinet e vogla, ke të majtë të vërtetë e të majtë miliarderë, ke të djathtë me vulë e të djathtë pa vulë. Prandaj mos gënje, as veten, as ne. Mundësi zgjedhjeje ka!
Nëse nuk ke në plan të votosh, se të duket se vota jote nuk ndryshon asgjë, ngaqë dikush tjetër do e shesë, e ke kuptuar gabim. Pikërisht sepse dikush e shet, ti që nuk e shet je shërimi për demokracinë e aqshumë kërkuar prej të gjithëve…
Duhet të votosh pa frikë që të mos jetosh me frikë!
Voto pikërisht për gjërat që thuhet se janë, por në fakt nuk janë dhe po ashtu për gjërat që thuhet se nuk janë, por janë siç ishin... analizat e cilësisë së ajrit që dolën kancerogjene dhe të ujit me kimikate të rrezikshme…ndotja nuk zgjedh të majtë të djathtë apo të qëndrës, ndotja vret njësoj, ndotja nuk ka llogjikë të zgjedhë, por ju po!
Ose e dini çfarë, mos pyesni as ekspertët italianë as ata shqiptarë për ndotjen e ajrit, pyesni alergjikët, ata që e ndjejnë më shumë se kushdo cilësinë e ajrit. Prandaj dil e voto, çfarëdo lloj elektorati ta ndjesh veten, rozë, blu, vishnje, gri, bezhë…Dil e voto, që ti japim fund diktaturës së pakicës, e cila ka vetëm një meritë – nuk përton të shkojë të votojë. Nëse mendon se rezultati është vulosur, ngaqë votat janë blerë, kam një lajm të mirë për ty: Delen blihen, jo shqiponjat.
Artikuj te sugjeruar
Piranjat
POLITIKE
12 Maj23:14
PËRGJIMI i radhës i Majlinda Bufit, i bërtet qytetarit në zyrë pse shkoi tek Berisha: Pse e vdekur jam unë? Mos dil të votosh fare...
Ka kaluar një javë që kur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion plasi audioskandali i kryetares së Bashkisë...
POLITIKE
12 Maj20:45
"Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia", DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike
Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët thanë për Deutsche Welle se e shohin si një fushatë ku ...
POLITIKE
12 Maj19:00
BIRN: Ornaldo Rakipi mund të bëjë diferencën në Bashkinë e Vorës
Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste që u bë i njohur në vitin 2021 pasi arriti të “thyejë herësin” p&...
POLITIKE
12 Maj18:00
Asetet publike në fushatë, KAS rrëzon gjobat për 3 kryebashkiakët e PS
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bash...
POLITIKE
12 Maj17:02
Avokati i Belerit: Është në gjendje të rënduar psikologjike
Romarjo Meminaj, avokati i Fredi Belerit tha se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se duhet të lirohet nga burgu.
...
POLITIKE
12 Maj17:02
43% e shpenzimeve të bashkive për paga/ Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh
Rreth 43% e shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta shkojnë për paga, dhe sigurime, ndërsa 37% shkojnë për shpenzime operativ...
POLITIKE
12 Maj17:00
“Papunësi dhe listë borxhesh”, si i pret zgjedhjet e së dielës bashkia e Devollit
Zgjedhësit e bashkisë së vogël të Devollit shkojnë tek kutitë e votimit me 14 maj skeptik nëse diçka mund t&eum...
POLITIKE
12 Maj16:58
Thasë me miell, ushqime apo një vend pune? ANALIZA e REL: Si “shitet dhe blihet” vota në Shqipëri?
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, jan&...
POLITIKE
12 Maj13:00
BIRN: Devolli i pret zgjedhjet me papunësi e lista borxhesh
DEVOLL- Në këtë periudhë të vitit shumica e burrave të Mirasit, një prej njësive më të mëdha të Ba...
POLITIKE
11 Maj22:44
Plagosën tunizianin me kaçavidë dhe e lanë të paralizuar, shqiptari dhe shokët e tij detyrohen të paguajnë 873 mijë euro
Një grup të rinjsh, mes tyre dhe një shqiptar, janë gjobitur me 873 mijë euro nga Gjykata e Modenas. Sherri mes të rinjve ka ndo...