Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bashkive, si inspektime investimesh të kryera me fonde publike, për të bërë fushatë elektorale në favor të rikandidimit të tyre në zgjedhjet vendore të së dielës.
Në këto takime ishte konstatuar prania e personave politikë, të deleguarit politikë të Partisë Socialiste, të cilët kishin bërë thirrje politike në mbështetje të kandidatëve të kësaj force politike. Gjithashtu ishte konstatuar përdorimi i faqeve zyrtare të bashkive në Facebook për promovimin e këtyre aktiviteteve me natyrë politike.
Sekretari i Përgjithëm i KQZ-së, Ylli Merja pasi lexoi gjetjet e hetimit administrativ për të tre kryebashkiakët tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte propozuar masë administrative në masën 10 mijë lekë, pasi ishte konstatuar shkelja e Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aktivitetit publik duke kërkuar mbështetje ndaj një subjekti zgjedhor
“Kjo përbën përdorim të burimeve publike,” tha Merja.
Hetimi i KQZ-së konkludoi se të tre kryebashkiakët janë përsëritës në shkeljen e dispozitave të Kodit Zgjedhor duke vendosur aktivitetet publike në dispozicion të thirrjeve elektorale.
I pyetur për argumentimin e trupës së KAS për të ‘amnistuar’ kryebashkiakët socialistë, Ilir Rusmaili i sugjeroi BIRN-it t’i referohej vendimeve të tjera të ngjashme deri në zbardhjen e vendimit.
Në një vendim të ngjashëm, kur KAS kishte rrëzuar kërkesën e Komisionerit për sanksion ndaj kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, pasi në një aktivitet publik kishte pasur thirrje politike nga përfaqësuesit politikë të PS-së, argumentohej se Kodi Zgjedhor nuk kishte një dispozitë “ndaluese” për thirrjet elektorale nga ana e pjesëmarrësve në këto aktivitete.
“Kodi zgjedhor nuk përmban në asnjë dispozitë të tij detyrimin “të ndalojë përdorimin e thirrjeve me përmbajtje elektorale nga ana e pjesmarrësve,” thuhej në argumentimin e shumicës që kishte votuar për rrëzimin e sanksionit. Sipas këtij arsyetimi, Subashi nuk mund të ndëshkohej për thirrjet politike të bëra nga pjesëmarrësit e tjerë të ftuar në aktivitetet publike të bashkisë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Maj17:02
Avokati i Belerit: Është në gjendje të rënduar psikologjike
Romarjo Meminaj, avokati i Fredi Belerit tha se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se duhet të lirohet nga burgu.
...
POLITIKE
12 Maj17:02
43% e shpenzimeve të bashkive për paga/ Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh
Rreth 43% e shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta shkojnë për paga, dhe sigurime, ndërsa 37% shkojnë për shpenzime operativ...
POLITIKE
12 Maj17:00
“Papunësi dhe listë borxhesh”, si i pret zgjedhjet e së dielës bashkia e Devollit
Zgjedhësit e bashkisë së vogël të Devollit shkojnë tek kutitë e votimit me 14 maj skeptik nëse diçka mund t&eum...
POLITIKE
12 Maj16:58
Thasë me miell, ushqime apo një vend pune? ANALIZA e REL: Si “shitet dhe blihet” vota në Shqipëri?
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, jan&...
POLITIKE
12 Maj13:00
BIRN: Devolli i pret zgjedhjet me papunësi e lista borxhesh
DEVOLL- Në këtë periudhë të vitit shumica e burrave të Mirasit, një prej njësive më të mëdha të Ba...
POLITIKE
11 Maj22:44
Plagosën tunizianin me kaçavidë dhe e lanë të paralizuar, shqiptari dhe shokët e tij detyrohen të paguajnë 873 mijë euro
Një grup të rinjsh, mes tyre dhe një shqiptar, janë gjobitur me 873 mijë euro nga Gjykata e Modenas. Sherri mes të rinjve ka ndo...
POLITIKE
11 Maj18:00
FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri ...
POLITIKE
11 Maj14:30
"Vendoret", po pas hekurave? Shullazi kërkon të votojë! 2096 të burgosurve u është hequr me ligj e drejta për të zgjedhur
2096 të burgosur janë përjashtuar nga e drejta për të votuar pasi përfshihen në kategorinë e ndalimeve të l...