‘Protestuesit s’janë anti-amerikanë', Berisha: Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...
Deputeti Saimir Korreshi, njëherësh edhe anëtar i Sekretariatit të Etikës në Kuvend, ka denoncuar ashpër procesin e nisur për përjashtimin e disa kolegëve të tij, duke e cilësuar si një "puç kushtetues" dhe "dramë të turpshme". Sipas tij, anëtarët opozitarë të sekretariatit janë lënë në "errësirë të plotë", duke mësuar për kërkesën për sanksione nga mediat dhe jo përmes rrugëve zyrtare.
Duke folur për situatën, deputeti shprehet se ai dhe kolegu tjetër i opozitës në këtë strukturë nuk janë vënë në dijeni për asnjë mbledhje të mundshme. “Ne nuk jemi vënë në dijeni. Më tepër kanë marrë vesh ju si gazetarë sesa ne që jemi pjesë e pesëshes së famshme,” deklaroi ai, duke iu referuar përbërjes së Sekretariatit të Etikës.
"Çfarë bëri Greta [Bardeli] që ka ndenjur ulur atje te vendi i vet? Është një dramë ku është munduar që të përfshihet [opozita]," tha ai, duke e quajtur këtë lëvizje një veprim të një "grupi të strukturuar politik të puçit brenda në Kuvend".
Përtej anës politike, deputeti ngriti shqetësime serioze për shkelje procedurale. Ai argumentoi se meqenëse sesioni parlamentar është mbyllur zyrtarisht, Sekretariati i Etikës nuk mund të mblidhet, pasi ai funksionon vetëm në "kushte normale" dhe jo "anormale".
Gjithashtu, ai theksoi se nuk është respektuar afati ligjor për njoftimin 24 orë përpara, duke e cilësuar çdo vendim të mundshëm të marrë në këto kushte si "çmenduria më e madhe". Pavarësisht situatës, ai konfirmoi se do të jetë i pranishëm në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke këmbëngulur në të drejtën e tij dhe të kolegëve për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Korreshi:
Po e para njëherë jam anëtar i sekretariatit dhe përveç se jam anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe imuniteteve, realisht jam dhe anëtar i sekretariatit të etikës, për të thënë të drejtën, i sekretariatit që ajo çfarë shpërndahet te ju nga media duhet më së pari të isha i informuar unë si pjesë e pesës së famshme që jemi ne, pra tre mazhoranca dhe dy opozita dhe ne jemi në errësirë të plotë, pra nuk akoma, më tepër kanë marrë vesh patjetër në mënyrë absolute ju si gazetarë me të drejtë Zotit të gjithë, por ne si sekretariat që jemi dy, unë dhe Blend Himçi, nuk jemi, nuk jemi vënë në dijeni, as për ndonjë mbledhje të mundshme, por vetëm me kërkesën që i keni parë në media, me të cilën edhe unë isha pjesë e atyre me karton të kuq.
Kjo mos bëj më çudi se mandatin e kaluar u dënova 11 herë, kështu që nuk më bën çudi kjo e 12-ta tashti, por realisht është një diçka e turpshme. Nuk pengon, nuk mendoj se do të jetë sepse pastaj është tamam me bërë një puç kushtetues. Aty ka pasur kolegë, si po e shembull, Këshilli i Mandatit dhe Imunitetit, për të cilën realisht janë, janë ruajtur mos të jenë pjesë. Çfarë bëri zoti Gazment Bardhi? Po çfarë bëri Genc Strazimiri? Aq më pak tjetra zëvendësuese Greta Bardeli. Po çfarë bëri Greta që ka ndenjtur ulur atje te vendi i vet? Domethënë, domethënë është një dramë ku është munduar që të përfshihet, e kam quajtur si grupi i strukturuar, politikë e puçit brenda në kuvend.
Po shiko, ka një anë proceduriale sepse po ta dëgjoni kryetarin e kuvendit i ka mbyllur punimet për këtë sesion. Sekretariati i etikës është një sekretariat i cili funksionon në kushte normale dhe jo anormale, pra brenda sesioneve parlamentare dhe këtu është mbyllur sesioni parlamentar. Kështu që unë nuk e di çfarë do të bëhet faktikisht, por propozimi në qoftë se kalojnë tre ditë, ai nuk mund të mblidhet më dhe duhet 24 orë përpara, kështu që mendoj që nuk do të ketë, mendoj që një vendim, do të ishte çmenduria më e madhe në qoftë se do të kishte vendim sonte natën ose nesër pa zbardhur dita dhe pa na njoftuar akoma, sepse duhet të kalojnë të paktën më së pari 24 orë përpara, domethënë ne duhet të njoftohemi.
Ëh kështu që mendoj që duhet dhe do jemi patjetër pjesë tek Këshilli i Mandatit të Rregullores dhe Imunitetit.
Jo, kjo s'mundet të bëhet pas janarit, se pastaj s'ka më vlera, ka kaluar, ka ftohur, por mund të jenë, mund të mblidhemi nesër në një orar më të ndryshëm, ose pas kësaj, ose nesër në një orar ose ose mund ta kalojnë dhe ta pushojë muhabetin se është pushim një muaj, çfarë do t'i dënojmë? Pra edhe kjo llogjikë mbyllet. Nuk ka logjikë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për korrupsion duke kërkuar vënien par...
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj ka zbardhur pjesë nga dëshmia që Ilir Meta dha sot në SPAK në lidhje me dosjen e 21 janarit. M...
Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, ka dëshmuar sot në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, n&e...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur sot për tensionet e ashpra që shoqëruan për gjatë 1 ore seancën plenare. Ai tha ...
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka paralajmëruar kundërshtim t...
Faqja ne facebook “Disidentët” ka denoncuar shpenzimet marramendëse të Partisë Socialiste gjatë një darke të sh...
Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy var...
Seanca e sotme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, tek...
Përmes një reagimi kryeparlamentari, Niko Peleshi shprehet i shqetësuar për ato që ndodhën në Kuvend.Ai vë theksin tek...
Gazment Bardhi: Balluku ka marrë kopje të provave sepse kërkon të intimidojë dëshmitarët. Ndërkohë që deput...