Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dje për këtë çështje duke deklaruar se drejtorit të Policisë i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirimin e tij. Berisha po ashtu tha se rendi dhe siguria janë në duart e krimit duke shtuar se në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.
"E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit.
Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes të gjithë ish-anëtarët e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët qëndruan në përputhje me detyrën, virtytin dhe ligjin kundër krimit të organizuar për sigurinë dhe rendin. Përshëndes po ashtu ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme. Përshëndes të gjithë anëtarët e departamentit për të gjithë këtë program që kanë hartuar për rendin dhe sigurinë. Dhe ju siguroj se për PD-në, qeverinë e saj, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore.
Në një narkoshtet, siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë, Europa ka pasur lloje të ndryshme shtetesh demokratike, ka pasur diktatura naziste, staliniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka pasur kurrë narkodiktaturë, nuk ka pasur kurrë narkoshtet. Ndaj dhe një nga shtyllat kryesore të programit tonë, ne kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri Madhështore. Si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri në të cilën jeta e individit, veprimtaria e tij të jenë të garantuara, të sigurta. Në të cilën investitorët e huaj të vijnë të sigurt në Shqipëri për të vendosur investimin e tyre, ëndrrën e jetës së tyre, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.
Jemi në një situatë ku për fatin më të keq, rendi dhe siguria janë tërësisht në duart e krimit. Ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh. Ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave kriminale më të fuqishme shqiptare, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri, në këto kulla që mbijnë dhe tani që do fillojnë të përhapen në qytete të tjera. Në këto kulla, të cilat janë monumentet më të shëmtuara të drogës dhe krimit.
E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri.
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë nën masën "arrest në burg", u shfaq në në p&eum...
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e përurimit te Parkut diellor te...
TIRANË- Faik Basha ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë. Basha ka dhënë dorë...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në lidhje me arrestimin e tij. Veliaj ...
TIRANË- OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit t&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar seancën e zhvilluar një ditë më parë në Parl...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për gazetarët nga se...
DURRËS- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një video-mesazh nga burgu në takimin e zhvilluar dit&eum...
TIRANË- OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit t&eum...
ELBASAN- Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është shtyrë për një...