POLITIKE

"Durrësi është qyteti më i vjedhur dhe më i grabitur", Meta: Votoni numrin 1, që qytetarët të jenë të parët dhe jo bandat e Edi Ramës

n.f Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 11:59

"Durrësi është qyteti më i vjedhur dhe më i

DURRËS- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një video-mesazh nga burgu në takimin e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku u preantua kandidati Adriatik Hoxha. Meta në mesazhin e tij u shpreh se Durrësi është qyteti dhe qarku më i vjedhur dhe më i grabitur nga “Rilindja” e Edi Ramës.

Ai shtoi se Durrësi është më i vjedhuri edhe gjatë tërmetit me mbi 1 miliardë euro të cilat sipas tij askush nuk e di se ku kanë shkuar. Meta u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Nr.1, që paratë dhe taksat e tyre të mos shkojnë për inceneratorin e Tiranës. Presidenti i PL-së shtoi se të gjithë duhet të të përqëndrohen te programi i "Shqipërisë Madhështore". Meta shprehet se programi i tyre është i shkëlqyer dhe se do të ketë ulja të taksave. Ai shtoi se në program do ti jepet një rëndësi e madhe mbështetjes së bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit.

Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta: 

Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes të gjithëve ju, qëndrestarëve të Partisë së Lirisë, anëtarëve, simpatizantëve tanë të qytetit dhe të Bashkisë së Durrësit. Është kënaqësi edhe për mua që sot të shpreh përkrahjen timë më të fortë për kandidatin tonë të shkëlqyer, për kampionin e vlerave të qytetarisë durrsake në rradhë të parë, Adriatik Hoxhën. Për këtë emër të madh të atletikës tonë kombëtare, të sportit të Durrësit në mënyrë të veçantë, por edhe atij kombëtar. Dhjetra herë kampion absolut i vendit, 22 herë rekordmen kombëtar, fitues i shumë medaljeve të arta, të argjendta në aktivitetet ndërkombëtare ku ka ngritur flamurin Kuq e Zi. Pjesëmarrës në lojrat Olimpike të Londrës 2012, duke përfaqësuar Shqipërinë.

“Mjeshtër i Madh i Sportit” e shumë e shumë vlerësime të tjera, tërësisht të merituara të këtij personaliteti, i cili është tashmë jo vetëm kandidati ynë në listën e koalicionit “ PD – ASHM” për Durrësin, por njëkohësisht edhe do të jetë një zë shumë i fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm për sportin, për shëndetin, për të rinjtë dhe për Durrësin, një zë që për fat të keq ka munguar deri tani. Adriatiku është edhe një intelektual shumë i formuar jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në fushën e ligjit si një jurist tashmë me përvojë. Ai është edhe një njohës shumë i mirë i shëndetit publik dhe i ndërlidhjes midis sportit dhe shëndetit. Ai është kryetar i Komisionit tonë të Sporteve, me ide dhe paketë konkrete për mbështetjen e sportit e sidomos për krijimin e lehtësive për të rinjtë dhe për fëmijët për t’u ushtruar me sport në këto kohë vesesh për fat të keq, që ka mbjellë “Rilindja”.

Durrësi është qyteti dhe qarku më i vjedhur dhe më i grabitur, për fat të keq nga “Rilindja” e Edi Ramës, e sidomos gjatë kësaj kohe që ai u zgjodh dhunshëm dhe forcërisht, siç e provojnë dhe të gjitha përgjimet tashmë të dokumentuara të zgjedhjeve kriminale të vitit 2021. Durrësi ishte qyteti dhe Qarku me më shumë viktima nga tërmeti dhe sot askush nuk është dënuar për atë masakër të paralajmëruar që ndodhi. Durrësi është më i vjedhuri edhe në këtë fatkeqësi, mbi 1 miliardë euro që askush nuk e di se ku kanë shkuar. Ndërkohë që Komisioni Parlamentar që u kërkua për të hetuar këto fonde, u bllokua pikërisht nga përgjegjësi kryesor i këtyre vjedhjeve dhe kohë fatkeqësie si për tërmetin dhe pandeminë, që është vetë Edi Rama.

Edhe sot mbas 6 vjetësh, ende pasojat e tërmetit nuk janë rikuperuar dhe ende luhet politikisht, elektoralikisht dhe në mënyrë selektive me këtë fatkeqësi. Po kështu, Durrësi paguan për inceneratorin që nuk ekziston gati 1/3 e buxhetit të taksave të qytetarëve të Durrësit. Ashtu sikurse dihet se shumica e stafit dhe e kolegëve të Edi Ramës, të vitit 2021, për të blerë votat e durrsakëve dhe për të tjetërsuar me dhunë përmes bandave, vullnetin e tyre, sot ndodhen në burgun e Durrësit. Por e gjithë kjo u bë jo thjesht që të grabiteshin votat për të qëndruar në pushtet, por për të grabitur portin mijëra vjeçar të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, që të paguajnë shumëfish më shtrenjtë durrsakët dhe të gjithë shqiptarët.

Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit të votojnë Nr.1, koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në mënyrë që qytetarët e Durrësit të jenë të parët dhe jo bandat e Edi Ramës, siç e ka provuar Durrësi në kurriz për vite e vite të tëra. Qytetarë të Durrësit, votoni Nr.1, që paratë tuaja, taksat tuaja që janë shtuar aq shumë, që nga ato të ujit e gjithçka tjetër të Bashkisë së Durrësit, të mos shkojnë më për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Votoni Nr.1, që Durrësi të kthehet në qëndrën më të fuqishme të eksporteve shqiptare në të gjithë botën.
14%, të dashur qytetarë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë që na dëgjoni, është diferenca në mbledhjen e të ardhurave publike në raport me PBB të Shqipërisë, krahasuar me Serbinë, me Malin e Zi dhe me Bosnjen, me vende pra të rajonit tonë.

Që do të thotë, 3.2 miliardë euro në vit ose 13.2 miliardë euro në 4 vjet, vidhen nga Edi Rama, pa u futur fare në Buxhetin e Shtetit. Ndaj Shqipëria zhdoganon shumë herë më pak naftë se sa Kosova edhe pse ka një popullsi shumë më të madhe edhe pse ka një numër mjetesh shumë herë më të madh dhe pse ka edhe një numër turistësh shumë herë më të madh. Ndaj nafta në Durrës është shumë më e shtrenjtë siç e dini ju, se në Prishtinë edhe pse ata e marrin nga Durrësi, sepse kostot në naftë i rrisin edhe taksat që shton Edi Rama për të kompensuar moszhdoganimet, të cilat shkojnë në xhepin e tij dhe të klientëve të “Rilindjes”.

Ju kërkoj të gjithëve të përqëndrohemi te programi ynë i shkëlqyer, te ulja e taksave në mënyrë drastike që do të shtojnë të ardhurat e qytetarëve dhe të bizneseve. Përqëndrohuni tek ulja drastike e taksave ne ndërtim, që do të ulë kostot e çmendura të apartamenteve, të paarritshme për çiftet e reja dhe për familjet shqiptare. Përqëndrohuni te modeli i ri ekonomik që sjellim ne, që është një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, se Durrësi do të jetë përfituesi i parë dhe më kryesor, për shkak edhe të krijimit të zonave të lira ekonomike, siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, të Durrësit 1 dhe të Durrësit 2, sipas modelit të provuar prej gati 15 vitesh me shumë sukses, Shkupi 1 dhe Shkupi 2.

Përqëndrohuni te programi ynë për mbështetjen e bujqësisë, blegtorisë, të ushqimit.
Në vitin 2021, pasi i grabiti votën me blerje bandash qytetarëve të Durrësit, siç është provuar tashmë botërisht, Edi Rama, i rrëmbeu menjëherë pas zgjedhjeve edhe zyrën e kadastrës durrsakëve, duke e sjellë atë në Tiranë. Se Edi Rama vdes për pak kadastër, si Jovan Bregu që vdiste për pak magazinë. Dhe ajo, kadastra e Durrësit, ishte dhe është me shumë vlerë dhe me shumë interesa, siç është dhe ajo e Vlorës, ku besoj nuk e keni harruar që kur ishte deputet atje, u ndërruan 10 herë drejtorët e Hipotekës.Tani u ka bërë dhe një dhuratë tjetër durrsakëve, meqë mbaroi dhe mandatin në Durrës, duke ua mbyllur dhe Gjykatën e Apelit në Durrës dhe të gjithë qytetarët e Durrësit duhet të vijnë në Tiranë për të ndjekur çdo çështje gjyqësore.

Po kështu, që nga korriku, u ka bërë dhe një dhuratë tjetër, u ka larguar përfundimisht edhe Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative. Falë Edi Ramës, që ishte deputet në Durrës, gjatë këtyre katër viteve, interesat e durrsakëve janë dëmtuar shumë rëndë. Është e pa mundur sot të gjesh një fushë publike sportive në Durrës apo në Tiranë, ku fëmijët e durrsakëve apo të tiranësve të luajnë pa lekë. E pra, jam i sigurt se deputeti i ardhshëm i Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë, kampioni, rekordmeni jo vetëm në sport, por në të gjitha vlerat njerëzore, qytetare, familjare, që përfaqëson Adriatik Hoxha, do të jetë një avokat i fuqishëm, një mbrojtës i fuqishëm i interesave të durrsakëve, i interesave të krutanëve, i interesave të komunitetit të Fush-Krujës, të Niklës, të Thumanës, kudo dhe njëkohësisht me rezultatin e shkëlqyer që ju do të arrini në Durrës, do të keni dhe përfaqësimin e merituar në qeverisjen e ardhshme, sepse Durrësi meriton të jetë i pari dhe jo të grabitet i pari, siç ka ndodhur, në mënyrë sistematike dhe të dhunshme nga Edi Rama dhe bandat e tij në këto 12 vite.

Suksese Adriatikut dhe jam i sigurt se të gjthë ju që jeni aty, duke bërë një votë të re, duke biseduar me një votues të ri, çdo ditë, në këto 32 ditë që kanë mbetur, jo vetëm që Adriatiku do të jetë një deputet i padiskutueshëm, po ju do t’i jepni edhe një deputet tjetër më shumë koalicionit tonë, që jam i bindur do të arrijë fitore madhështore, në radhë të parë në qytetin e Durrësit ku do të triumfojë qytetaria dhe në qarkun e Durrësit. Fitore dhe suksese!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë