POLITIKE

"Mungesë e theksuar e meritokracisë", Faik Basha jep dorëheqjen nga Partia e Lirisë: Kontributi im nuk mori vlerësimin e merituar! Politikat klanore dominojnë mbi idealet

n.f Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 15:03

"Mungesë e theksuar e meritokracisë", Faik Basha jep

TIRANË- Faik Basha ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë. Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë, kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës, kryetarit të Partisë së Liri Kamëz. 

Më tej në postim Basha thekson se vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili sipas tij nuk ka marrë vlerësimin e merituar. Ai shtoi se vendimi për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e tij dhe përkushtimin e tij ndaj interesit publik.

Basha shkruan se gjatë periudhës që ka qenë pjesë e kësaj partie, ka vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Sipas tij është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.

Ai theksoi se ka vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Sipas tij kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.

Të dashur miq, mbështetës heroik dhe simpatizantë që me keni mbështetur pa kushte. Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë (PL), pasi u takova një e nga një me të gjithë miqte dhe mbështetësit e mi kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha pozitat dhe detyrat që kam mbajtur në këtë parti. Ky vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili nuk ka marrë vlerësimin e merituar.
Kjo vendimmarrje nuk erdhi lehtë, por është pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi.

Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Në të ardhmen, do të vazhdoj të angazhohem për kauzat që besoj, dhe shpresoj të shoh një zhvillim të qëndrueshëm në politikën shqiptare. Principet themelore të një partie kurajoze dhe progresive është merita dhe përkushtimi ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.

Gjatë këtyre viteve, kam qënë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të uniformave, sigurisë publike dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Kam besuar tek nevoja për një Shqipëri më të sigurt. Kam punuar me pasion për të promovuar politika që mbështesin forcat e rendit dhe sigurisë, si dhe për të siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe mbrohen. Gjithashtu kam dëshmuar përpjekje dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin dhe progresin e partisë. Megjithatë, kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.

Jap dorëheqjen nga cdo funksion që kam mbajtur deri më sot: Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Sekretar për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë, Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës, Kryetar i Partisë së Liri Kamëz. Ky vendim nuk është aspak reflektim i humbjes së besimit në principet që unë i mbaj fort, por është një hap që mendoj se është i nevojshëm për të ruajtur integritetin tim personal dhe profesionin tim.

Largimi im nga Partia e Lirisë nuk është fundi i përpjekjeve të mia për kauzat që kam mbrojtur, por një fillim i një beteje të re dhe më të suksesshme. Largimi im është një hap i guximshëm drejt rivlerësimit të angazhimeve tona dhe zbardhjes së një rruge të re për të ardhmen e Shqipërisë. Ky është fillimi i një beteje, ku do të vazhdoj të luftoj për çdo uniforme , për çdo familje për cdo shqiptar dhe për çdo komunitet që ndien se zëri i tyre është injoruar.

Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të qytetarëve të saj. Çdo përpjekje e re, çdo hap i vogël përpara, është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur. Le të fillojmë këtë betejë së bashku për një Shqipëri Europiane , për të ndërtuar një Shqipëri që na bën krenarë të gjithve. Interesat e një Shqipëria Europiane janë detyrë patriotike e çdo Shqiptari. Me respekt, Faik Basha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë