POLITIKE

"Elbasani po shkretohet!" Berisha: Rama ndërtoi saraje me themele 2 herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës

M.B. Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 11:36

"Elbasani po shkretohet!" Berisha: Rama ndërtoi saraje me themele

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha tha se ky qytet po shkretohet dhe se kryeministri Edi Rama ndërtoi saraje me themele 2 herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës. Sipas tij, 11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët.

Gjithashtu Berisha tha se 11 maji do jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët kur rrezet e diellit do shkëlqejnë në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë. Kryedemokrati tha se familjet shqiptare sot, mbi 40 përqind e tyre, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre siç duhet. Sipas tij, 18 përqind e tyre nuk u garantojnë dot dy vakte fëmijëve të vet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të nderuar demokrate e demokratë, të nderuar kandidatë, përfaqësues të ardhshëm të qytetit të Elbasanit në parlamentin shqiptar, përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë, për këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, energji e vërtetë e fitores sonë të ardhshme. Tre javë më parë unë isha në qytetin e bekuar të Elbasanit për të festuar bashkë me ju festën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, Ditën e Verës, ditën e shpresës, ditën e ndërrimeve të mëdha.

Sot unë rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se këtë vit Elbasani dhe mbarë Shqipëria do të kenë një ditë të dytë vere dhe kjo do jetë 11 maji. 11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët. 11 maji do jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. 11 maji do jetë dita kur rrezet e diellit do shkëlqejnë në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë. Për Elbasanin madhështor dhe Shqipërinë madhështore të 4 viteve që vijnë. Elbasani është një qytet i mrekullueshëm. Elbasani historikisht ka qenë qytet i gjallërisë, i kulturës, i vlerave, i dijes, i prodhimit. Pra ka qenë një qytet me trashëgimi tejet të çmuar. Në 12 vitet e Edi Ramës, Elbasani u shkretua më shumë se në çdo pushtim, më shumë se në çdo luftë. Elbasani në këto 12 vite pa ato që nuk i kishte parë ndonjëherë.
Pa banditët e qeverisë të zvarrisin komisarët.

Pa banditë të porosisin vrasjet e avoketërve dhe qytetarëve të tjerë. Pa hienat e krimit të vërsulen mbi vullnetin e qytetarëve për të grabitur votat. Pa gjykatës që porosisnin vrasjen e gazetarëve. Elbasani i bekuar përjetoi shpopullimin më të madh, largimin e dhjetëra mijëra bijve dhe bijave të saj për të ndërtuar ëndrrën e tyre në dherat e tjera dhe jo në Shqipëri, jo në Elbasan. Gjatë këtyre viteve, taksat tuaja, djersa juaj, mundi juaj, u vodhën. Me këto para, Edi Rama, ministrat e tij, zyrtarët e tij, u shndërruan në sheikët e Shqipërisë. Por miqtë e mi, aq sa u pasuruan ata, aq shumë u varfëruan qytetarët shqiptarë. Aq thellë u zhytën në mjerim, në varfëri të skajshme pensionistët shqiptarë. Familjet shqiptare sot, mbi 40 përqind e tyre, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre siç duhet. 18 përqind e tyre nuk u garantojnë dot dy vakte fëmijëve të vet.

Me qindra e mijëra janë familjet në sofrën e të cilëve nuk mjaftonte ajo që shtrohej dhe detyroheshin t’u thoshin fëmijëve të tyre, merr rrugët e dheut, gjej fatin tënd. Sepse Edi Rama zgjodhi të jetojë vetë në sarajet me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha. Se Edi Rama zgjodhi me këto para të jetojë vetë, të ketë një oborr 4 herë më të madh se diktatori. Por një gjë do u them këto, diktatori ishte njeriu më mizor, por atë oborr dhe atë vilë nuk e regjistroi në emrin e tij. Kurse Edi Rama me 4 mijë euro kursime u bë me saraje dhe park 8 mijë metra katrorë. Me këto para, ai shëtit me avion taksi 21 milionë euro në dy vite.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan