Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 që merren për referencë për ndarjen e fondeve, pohoi se në atë kohë partitë kanë pasur në dispozicion 130 milionë lekë të rinj.
“Sot, nga ana juaj, ne duam të merrni vendimin se sa do jetë fondi i fushatës së majit 2025. Për informacion, në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj, që janë zgjedhjet e 2021-it, për fushatën elektorale janë alokuar 130 milionë lekë,” pohoi Dhëmbi.
Ky fond u konsiderua i pamjaftueshëm nga kryetari socialist i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi, i cili propozoi rritjen me 20 milionë lekë të rinj.
“Duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur në zgjedhjet e mëparshme, unë do t’i propozoja Kuvendit që të shtonin shifrën nga 1.3 në 1.5. Në këto zgjedhje, partitë politike po shpenzojnë, duke qenë se kemi diasporën dhe kemi parë eksponentët politikë të të gjitha krahëve të vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë,” tha Shalsi.
Pa kundërshtime nga asnjë anëtar, ky vendim u miratua me unanimitet dhe tashmë partitë politike do të kenë më shumë mundësi për të takuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Referuar vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 22 korrik 2021, për caktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme, çdo fletë përkthehet në një bonus prej 85 lekësh për partitë që kanë kaluar pragun 1% në rang kombëtar.
Por, referuar vendimit të kësaj të marte, tashmë përllogaritja e vlerës së një vote të vlefshme nga 85 lekë shkon në 97.8 lekë. Në këtë mënyrë, sërish pjesa e luanit shkon për Partinë Socialiste, e cila do të marrë gati gjysmën e vlerës së shtuar.
Partia Socialiste (PS), si partia me numrin më të madh të votave (768,134), do të marrë shumën më të madhe, plot 75,123,505 lekë. Partia Demokratike (PD-AN) do të përfitojë 60,908,568 lekë për 622,787 vota të fituara. Partia e Lirisë (PL) do të marrë 10,517,216 lekë për 107,538 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD), me 35,475 vota, do të marrë 3,469,455 lekë. Kjo ndarje reflekton fuqinë elektorale të secilës parti në zgjedhjet e fundit.
Shpërndarja finale e parave do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi i listave të kandidatëve për deputetë. Gjithsesi, filtri final është korrektësia e partive politike në raport me paratë publike, ku nëse ndonjë prej forcave të mësipërme nuk ka respektuar ligjet në fuqi, rrezikon të mos përfitojë asnjë fond publik./BIRN
Albin Kurti PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar së fundmi zhvilli...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një akuzë të fortë në intervistën e djeshme ndaj kryeminis...
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi është takuar ditën e sotme me Raportuesin për Shqipërinë në...
Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo a ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për me...
TIRANA- Kreu i Partisë Dekomratike, Sali Berisha deklaroi sot se jeta e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rrezikohet. Berisha tha për mediat s...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do të sjell&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjal...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ditën e sotme fondint prej 150 milionë euro për t’ju shpërnda...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një deklaratë për mediat lidhur me intervistën e mbrëmjes ...