Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo a ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat ndërsa ka folur në lidhje me ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen e ish- deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Garo gjatë fjalës së saj u shpreh se reagimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike.
Ajo shtoi se ai reagim ishte sa për të thënë dhe se nuk thoshte asgjë. Sipas saj në snjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë.
Garo theksoi se Gjykata përdorte dje shprehje si ‘standard’, ‘integritet’ apo ‘rregulla’, ndërkohë që me vetë aktin e saj nuk respekton asnjë prej tyre, madje i shpërfill ato. Ajo tha se “integriteti” i Gjykatës së Lartë është t’i tregojë publikut se, si u bë shorti i parë dhe, po ashtu se përse lindi nevoja për një short të dytë nëse kishte një ekzistues elektronik.
Deklarata e plotë e Floriana Garos:
Gjykata e Lartë reagoi dje pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe të deputetit të burgosur politikisht, Ervin Salianji. Reagimi ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike: një reagim sa për të thënë i cili nuk thoshte asgjë. Në asnjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë?
Gjykata përdorte dje shprehje si ‘standard’, ‘integritet’ apo ‘rregulla’, ndërkohë që me vetë aktin e saj nuk respekton asnjë prej tyre, madje i shpërfill ato. “Integriteti” i Gjykatës së Lartë është t’i tregojë publikut se, si u bë shorti i parë dhe, po ashtu se përse lindi nevoja për një short të dytë nëse kishte një ekzistues elektronik? Përse vallë ?
A mos për të zgjatur proçesin deri sa të përfundojë afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë? Si ka mundësi që momentin e rëndësishëm të shortit, që u bëka nga KLGJ, që garanton paanësi, gjykata e zëvendesoka me një urdhër? Ç’kuptim ka atëherê shorti? Jo vetëm deputeti demokrat I burgosur politkisht, jo vetëm demokratët, por edhe publiku I gjerë kërkon të dijë se si një gjykatë që është mbi të tjerat dhe mbikqyr të tjerat I zhvendos rregullat dhe ligjet sipas dëshirës apo nevojës.
Këtë pret publiku, jo një komunikatë me gjuhë të drunjtë që nuk adreson problemin, por e fsheh aktin. I burgosuri politik Salianji, duke shpresuar në integritetin profesional të secilit gjyqtar, dhe duke mos njohur apo pasur preferencë për asnjë prej tyre, si deputet I opozites dhe si qytetar ka si themel të shqetësimit manipulimin e procesit, vonesat me qellim.
Kushtetutës dhe ligjit i nënshtrohemi të gjithë si të barabartë! Bazuar në këto parime pyetja vlen sërish: Si u hodh shorti i parë, dhe pse Gjykata hedh short të dytë kur, sipas saj, nuk ka nevoje, meqe relatori i kerkeses për pezullim do te jetë dhe relatori i rekursit?
TIRANA- Kreu i Partisë Dekomratike, Sali Berisha deklaroi sot se jeta e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rrezikohet. Berisha tha për mediat s...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do të sjell&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjal...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ditën e sotme fondint prej 150 milionë euro për t’ju shpërnda...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në një deklaratë për mediat lidhur me intervistën e mbrëmjes ...
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi publikisht dje kryeministrin Edi Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin pë...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një reagim në platformën "X" ku thot&e...
Kushi TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skualifikim e kandidatëvë për postn drejtues të RTS...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës në Ish-Kinostudio, për pr...