VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Prej disa vitesh, emri i Engjëll Agaçit është shndërruar në një nga më të përfolurit në korridoret e pushtetit. Si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës dhe figurat kyçe të vendimmarrjeve më të debatueshme të qeverisë.
Edhe pse deri më sot SPAK nuk ka guxuar të ngrejë akuzë, lista e dyshimeve për implikimin e tij në aferat kryesore të qeverisë Rama mbetet shumë e gjatë.
Reportazhi i RAI 3 dhe e kaluara si avokat
Një nga goditjet më të forta ndaj figurës së tij erdhi nga televizioni italian RAI 3, në emisionin investigativ “Report”. Në material u ngritën pretendime për lidhje profesionale të së kaluarës së Agaçit me persona të përfshirë në trafik droge në Itali, gjatë kohës kur ai ushtronte profesionin e avokatit.
Rreth 1 vit më parë, Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK ku ka qëndruar për më shumë se tre orë, ku pati edhe pretendime për sekuestrime paisjes elektronike dhe dokumentesh. Por menjëherë pas kësaj ai u larguar për një kohë të gjatë nga Shqipëria, gjë të cilën e arsyetoi me probleme shëndetësore.
Kjo gjë ngriti dyshime të forta, të cilat u artikuluan nga media dhe opozita se ikja ishte një shmangie ndaj drejtësisë.
Inceneratorët: Agaçi si arkitekti i procedurave
Çështja e inceneratorëve mbetet një nga aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë moderne. Opozita ka pretenduar se Agaçi ka pasur rol kyç në ndjekjen dhe formalizimin e procedurave koncesionare, duke e cilësuar atë si një nga arkitektët e skemës. Kujtojmë se kjo aferë nuk është hetuar kurrë seriozisht nga SPAK, por është copëzuar dhe janë dënuar persona periferikë, pasi po sipas denoncimeve publike të opozitës, pas saj qëndron vetë kryeministri Rama, ndaj dhe drejtësia nuk guxon të shkojë më tej në hetimet e kësaj afere.
Akuza për ndikim në drejtësi
Engjëll Agaçi dyshohet të ketë qenë edhe dora që ka lëvizur fijet dhe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sistemin e drejtësisë, përfshirë strukturat e reja të hetimit, për llogari të kryeministrit.
Kjo ka qenë edhe një ndër akuza sistematike të opozitës e cila ka pretenduar se pushteti ekzekutiv ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në kontrollin e atij gjyqësor.
Engjëll Agaçi, figura e “njeriut të padukshëm” të pushtetit
Përtej akuzave konkrete, ajo që e bën figurën e Agaçit veçanërisht të debatueshme është roli i tij si një nga njerëzit më të fuqishëm, por njëkohësisht më pak publikë të qeverisë.
Ai nuk është figurë politike e zgjedhur me votë, por ka pasur ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrje administrative dhe ligjore.
Kjo gjë e bën atë simbol të një modeli qeverisjeje të centralizuar dhe të mbyllur, ku vendimet strategjike kalojnë përmes një rrethi të ngushtë besnikësh të kryeministrit.
Por fakti që ndaj këtij njeriu nuk ka një vendim gjyqësor, për arsyet e lartpërmendura, Engjëll Agaçi mbetet një nga figurat më të kontestuara të administratës aktuale, me një jetëgjatësi prej 13 vitesh në një detyrë kyçe të ekzekutivit.
Akuzat për lidhje të dyshimta në të kaluarën, përfshirja e përmendur në aferën e inceneratorëve dhe pretendimet për ndikim në drejtësi janë ende pa përgjigje, sepse vetëm drejtësia e re nuk i ka parë e dëgjuar ato. Një një vend të kontrolluar nga një dorë e vetme, siç është Shqipëri, edhe personazhe si Engjëll Agaçi, kanë luksin të vijnë në pushtet si hije, të qëndrojnë gjatë në pushtet, por në hije dhe të largohen po në hije.
Deputeti i PS-së, ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar emërimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke vendosur D...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partia Demokratike, Aulon Kalaja, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet përballë n...
Mijëra protestues antiqeveritarë u përplasën dhunshëm me forcat e rendit jashtë ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një zhvillim të ditës së sotme, ku u raportua në media s...
Engjëll Agaçi mësohet se është larguar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrav...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar këtë të premte zhvillimet më të fundit politike nv vend teksa vsht...
Nga Protothema.gr Aktorja shqiptare Anila Disha po padit qeverinë për përdorimin e fytyrës dhe zërit të saj, pas krijimit t&...
Dorian Teliti deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri është vetëm statistikore dhe përfiton një pakicë e lidhur me push...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli për protestën e 10 shkurtit të organizuar ...
Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e mbajtur këtë të premte për mediat, tha se refuzimi i kryeministrit Edi Rama në Konf...