
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho shprehet përmes rrjeteve sociale se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ndodhet sot në një nga momentet më të vështira.
REAGIMI I XHIXHOS
Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ndodhet sot në një nga momentet më të vështira.
Europa nuk është thjesht një treg i përbashkët apo një hapësirë ekonomike; është mbi të gjitha një rend vlerash që nis nga shteti i së drejtës, barazia para ligjit dhe institucionet demokratike të pavarura.
Votimi në Parlament për çështjen e imunitetit të Belinda Balluku ishte një test që nuk u kalua nga Shqipëria. Kur Parlamenti vendos të mbrojë pushtetin, të pengojë drejtësinë dhe të kthehet në një quasi Gjykatë, praktikisht ka penguar jo thjesht hetimin e një zyrtari të lartë, por ka penguar avancimin e procesit të integrimit të vendit. Dhe ky është dëmi më i madh që mund t’u bësh qytetarëve të vendit dhe aspiratës së tyre.
Paralelisht me këtë moment pamë se si kryeministri Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandar Vučić, botuan sëbashku një qasje për një integrim të përshpejtuar ekonomik në tregun europian dhe në
Zonën Schengen pa përmbushur plotësisht standardet dhe përgjegjësitë që kërkon anëtarësimi. Atëherë, pyetja është: interesat e kujt mbrojnë këta dy autokratë?
Historia e zgjerimit të Bashkimit Europian ka treguar se vendet që përparuan drejt anëtarësimit e bënë këtë vetëm përmes reformave të thella institucionale, ndërtimit të një drejtësie të pavarur dhe garantimit të demokracisë funksionale.
Pa këto elemente, çdo përpjekje për integrim të përshpejtuar ekonomik rrezikon të krijojë një status periferik për vendet e rajonit dhe të largojë Shqipërinë nga objektivi i saj për t’u bërë një anëtare e barabartë e Bashkimit Europian.
Qytetarët shqiptarë nuk kërkojnë vetëm një treg më të madh ekonomik apo më shumë fonde nga BE. Ata kërkojnë drejtësi, meritokraci, barazi dhe institucione që funksionojnë.
Prandaj integrimi europian nuk mund të jetë një kompromis i pjesshëm. Shqipëria nuk duhet të pranojë një Europë me dy shpejtësi, ku vendi ynë mbetet në periferi apo dytësor.
Këto ngjarje të rënda antishqiptare tregojnë të vërtetën e madhe që integrimi tashmë është i marrë peng nga një kryeministër dhe qeveri që nuk e ka aspak prioritet këtë interes kombëtar, por vetëm interesat e ngushta personale.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Mars14:56
E rëndë në Itali, 29-vjeçarja shqiptare shkakton aksident, 2 viktima dhe 8 të plagosur
Dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë rrugor që përfs...
AKTUALITET
16 Mars14:14
Rreth një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit: Nuk do t’ia falim kurrë!
Një vit pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, prindërit e saj vazhdojnë të kthehen pothuajse çdo fundjavë në...
AKTUALITET
16 Mars13:36
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, sekuestrohet tenderi i ARRSH, hetohet “InfraKonsult” e Redi Strugës
Prokuroria e Elbasanit, e cila po heton shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, që bllokoi juglindjen e vendit për ditë me radhë duke shkaktua...
AKTUALITET
16 Mars13:19
Zjarri përfshin kodrat e Sherishtit në Vlorë, digjen ullinjtë
Një zjarr ka përfshirë sot kodrat e fshatit Sherisht në Bashkinë e Vlorës.
Flakët janë përhapur shpejt, ndihmuar...
AKTUALITET
16 Mars13:08
Vdekja e Anxhela Bykut, ndryshon dinamika e ngjarjes, 20-vjeçarja tentoi të futej në shtëpi nga dritarja
Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pa...
AKTUALITET
16 Mars13:05
Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’, institucionet asnjë masë
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerr&eum...
AKTUALITET
16 Mars12:54
Kontaktojnë me grupet kriminale, SPAK shqyrton izolimin e pesë të burgosurve në regjimin 41-bis
Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në re...
AKTUALITET
16 Mars12:42
Zjarri shkrumbon ullishtet, të mbjellat mendohet të jenë djegur qëllimisht
Një zjarr ka përfshirë këtë të diel ullishtet e fshatit Duhanas në Berat, duke shkatërruar një pjesë të...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
16 Mars12:17
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Resorti të mos ndërtohet në tokat tona
Banorët e Rrjollit, janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar kundër zaptimit të tokave të tyre.
Ata k...
AKTUALITET
16 Mars12:29
Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhet ngjarja, si nisi sherri mes shokëve për faturën e drekës
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku një 26-vjeçar u plagos me thikë.
Sipas poli...