Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Ora 16” në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës që nis sot, duke theksuar se reagimi qytetar nuk duhet të kufizohet vetëm te protestat në bulevard, por mund të marrë forma të ndryshme rezistence civile dhe ekonomike.
Alimehmeti u shpreh se qytetarët mund të përdorin edhe bojkotin ekonomik si formë rezistence, duke përmendur refuzimin e produkteve serbe si shembull për të mbështetur prodhimin vendas dhe fermerët shqiptarë.
Ai kritikoi gjithashtu qeverinë dhe Partinë Socialiste, duke i akuzuar për mbrojtje të interesave të ngushta politike, korrupsion dhe pengim të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Sipas tij, pasojat e këtyre politikave ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët në ekonomi, mirëqenie dhe standardin e jetesës.
Alimehmeti:
Kjo është e vërtetë. Pra format e reagimit nuk kam pse të jenë të imponuara vetëm nga Partia Demokratike. Absolutisht. Gjithsekush gjen format e veta të rezistencës kur do, kur do të rezistojë. Unë mund t'ju jap një,shembull. Për shembull, nëse neve kemi një abuzim tejet të madh për shembull me fondet, e dini të bujqësisë, po e them qëllimisht, ose incentivet e bujqësisë që të na hiqen në mënyrë që të mos mbështetet dot fermeri apo blegtori shqiptar dhe produktet shqiptare tashti në treg nuk janë më konkuruese, pse? Që të futen produktet nga Serbia, se ne e kemi të qartë se nga vijnë produktet, apo jo? E kemi krejtësisht në dorë kur shkojmë atje për të blerë produktet.
Thjesht mos e blej produktin serb. Formë reagimi është kjo. Se në fakt pse bëhet e gjitha kjo? Për atë paranë tonë. Për të shkuar ajo paraja jonë tek ai serbi. Kjo, kjo është, kjo është e vërteta. Pra nuk ka nevojë për zhurmë, nuk ka nevojë për ë përplasje, ka nevojë thjesht që të kemi një konsumator të zgjuar, një konsumator që e kupton shumë qartë se pse po bëhet i gjithë ky element dhe në formën e tij të heshtur, i bën dëmin më të madh atyre, se ata interesin ekonomik e kanë këtu. Dhe në fakt ti i reziston pikërisht tek ajo pjesa ekonomike. Prandaj ka metoda nga më të ndryshmet dhe shoqëria civile duhet të mësojë çdo lloj forme, metode reagimi. Jo detyrimisht është protestë në bulevard, jo detyrimisht është demonstrim force. Po ka forma nga më të ndryshme. Ju kujtoj unë për shembull protestën e studentëve. Demonstrata ishte demonstrim patjetër, por ata punuan shumë fort për shembull me, me ato menet. Mbani mend pra ato karikaturat të cilat xhironin dhe u bënë virale. Ajo ishte një formë e përkryer mendoj unë shumë protestë.
E bënë shumë të qartë mesazhin e tyre përmes ikonografisë. Pra, ka metoda nga më të ndryshmet, por reagimi është i domosdoshëm. Ky vend tashti ka për fat të keq një parlament i cili shkoi dhe ngriti kartonat në unison, e gjithë Partia Socialiste, pothuajse e gjitha, për të mbrojtur një imunitet të një personi, pra të Belinda Ballukut, e cila po kërkohet, po hetohet dhe po kërkohet arresti i saj nga ai organi i drejtësisë që vetë Partia Socialiste thonte që neve e kemi këtë investimin tonë, apo jo? E tashti kur erdhi puna te dera e tyre, në fakt s'është vetëm Balluku këtu, po është direkt paradhoma e Edi Ramës.
E kemi të qartë të gjithë. Menjëherë doli kundra. Pra shumë qartë them që ato nuk kanë qëndrime politike. Ato kanë thjesht qëndrime interesi të atij grushtit të vogël me në krye Edi Ramën e dy- tre kokrra të tjerë rreth e rrotull tyre dhe pjesa tjetër e parlamentit nuk shërben më parlament, njëherë Partia Socialiste, shërben thjesht si mbrojtëse të vendimit të kryetarit të tyre dhe kaq. Në favorin tonë çfarë vjen kjo? Erdhi në favor të njerëzve nga ky votim në unison kundër drejtësisë, kundër ë faktorit ndërkombëtar e me radhë. Çfarë përfitoi Shqipëria? Hapa prapa në procesin e ë integrimit Evropian. Se kanë qejf t'ia hedhin këtë faj për shembull Partisë Demokratike. Po të kujtojmë një diçka. Pro perëndimit, pro Bashkimit Evropian, pro NATO-s, pro liberalizimit, që i ka arritur dhe këto hapa ka qenë Partia Demokratike. S'ka qenë ndonjëherë Partia Socialiste. Këto neve i shohim, këto janë marrëdhënie me Vuçiçin e me radhë. Prandaj ë, të jemi korrekt. Këto hapa prapa i vuajtëm të gjithë neve. Për interesin e vjedhjes së pak personave.
E për më tepër, edhe pse vjedhin, në fund fare të ditës ato rrugët që kët bënë shkuan dhe ranë të gjitha. Dhe rikthehemi tek siguria rrugore. E kemi këtë lloj sigurie rrugore ne tashti kur ecim në rrugë? Jemi të bindur që kur të ecim diku, ajo rruga apo ai tuneli do të mbajë kur unë të kaloj me familjen time? Pra, janë çështje shumë të, duken si të vogla, po janë thelbësore sepse prekin gjithë kombin. Prekin çdo lloj njeriu dhe nga ky drejtim nuk është thjesht korrupsion, por është korrupsion me kthim prapa 10 vjet, 15 vjet. Se në qoftë se Bashkimi Evropian neve na kthen raportet për shkak të kësaj çështje që ata e shkaktojnë qëllimisht, të bërë për veten e tyre, për të mbrojtur veten e tyre dhe për ca kohë, se nuk do të mbajnë për jetë, po shtyrje është kjo. Kjo vonesë është kundër të gjithë popullit shqiptar. Se po t'i pyesni juve, 95% e shqiptarëve duan integrimin në Bashkimin Evropian, duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Që do të thotë klasa politike e plotë do të duhet të punojë në këtë drejtim. Partia Demokratike e bën punën e vet, Partia Socialiste bën sikur, po në fakt vepron totalisht në kundër vlerave ë që na nevojiten për integrimin në Bashkimin Evropian.
E kjo na dëmton të gjithëve, nga i pari tek i fundit. Pra, kjo ndoshta nga një pjesë e shoqërisë nuk kuptohet sepse ka halle më imediate, më të thjeshta, me rritje çmimesh, me pensione dhe rroga tejet të ulëta, me situata nga më të ndryshmet të përditshme, pra kanë çështjen e shtyrjes së fundit të muajit, se po, sidomos po të jesh ndonjë pensionist, s'të dalin për ilaçe e me radhë, nuk di se si shkojnë në fund të muajit ato me përjashtim të ndihmës që mund t'i japin.
Përplasja administrative mes Erion Veliajt dhe prokurorit që po e heton atë, Ols Dado, nisi me nota teatrale të premten, kur salla nr.2 e Gj...
Partia Demokratike ka denoncuar një incident të ndodhur këtë të premte në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në Syri TV, bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protest&eum...
Policia e Shtetit ka blinduar godinën e Kryeministrisë dhe atë të Parlamentit, në kuadrin e masave që zakonisht merren para protes...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar drejtuesin e Policisë së Shtetit se është vënë në krye të at...
Zëdhënësja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Policis...
Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën një konfirmim të denoncimeve të bër...
Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë...
Kreu i Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kanë ndikuar në lirimin nga arresti shtëpiak të ish-drejtoreshës së AKS...
Deputeti i Partia Demokratike Belind Këlliçi u bën apel të gjithë shqiptarëve të jenë sot në ora 19:00 në ...