Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në Burrel se fitorja e shqiptarëve mbi "të keqen" i ka ditët e numëruara. Berisha tha se më 11 maj shqiptarët do të ndahen nga një qeverisje që në 10 vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme.
Ndërsa foli për largimet masive të të rinjve nga vendi, kryedemokrati u shpreh se në 10 vite janë larguar 620 mijë të rinj, ndërsa shtoi se pa ta Shqipëria nuk ka të ardhme. Më tej, Berisha tha se në tre mandate qeverisje të Partisë Socialiste pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i qarkut të Dibrës. Të dashur kryetarë të PD për Matin, Bulqizën, Klosin dhe Dibrën. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kandidatë të shkëlqyer, përfaqësues dinjitozë të këtij qarku që jeni krenaria e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, jeni krenaria e shqiptarëve. Të dashur miq, fushata elektorale mbyllet për 3-4 ditë. Fitorja historike e shqiptarëve mbi të keqen i ka ditët e numëruara. Me 11 Maj, me votën tuaj ajo vendoset në fronin që meriton. Ne me 11 Maj, matjanet dhe matjanët, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndahen nga e keqe e dytë e madhe që u ra në 34 vite si asnjë kombi tjetër në Europë dhe në botë. Ndahen nga regjimi i krimit, i drogës dhe vjedhjes së tyre. Ndahen nga një regjim që i shkretoi ata më shumë se çdo pushtim tjetër në historinë tonë. Ndahen nga një regjim që në 10 vite i varfëroi ata në mënyrën më të frikshme. Ndahen nga një regjim që në 10 vite bëri që Mati të ketë në një vit vetëm 13 lindje, ndërkohë që qindra zogj të Matit të bëjnë foletë në dherat e tjera. Dje isha në Tropojë, një vajzë e re juriste deklaroi: kemi qenë në klasë 32 shoqë dhe shokë, prej tyre vetëm tre jemi në Shqipëri. Pak ditë më parë isha në Korçë, Erseka në vitin 2023 kishte regjistruar vetëm një lindje.
Miq, nuk duhet të harrojmë se para se të jemi demokratë, socialistë, të paparti, jemi shqiptarë me gen shqiptari, me gjak shqiptari. Dhe çdo njeri që e ndjen se në deje ka gjak shqiptari, duhet të ndjejë një dhimbje të madhe shumë për këtë shkretim të kombit dhe vendit. Duhet të zgjohet fuqishëm për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo rrokullisje e madhe njerëzore.
Pra, këtu shuhen kufijtë midis partive. Këtu partia e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Shqipëria. Miq, pse po ndodh kjo? Pse shqiptarët po e braktisin masivisht këtë vend? Pse matjanët po largohen nga ky vend i mrekullueshëm? Nga kjo tokë e pasur, mbi tokë dhe nën tokë, ndër më të pasurat që mund të ekzistojë? Nuk largohen se nuk e duan Matin, largohen nga skamja, largohen nga shpresa e vrarë, largohen nga papunësia, largohen sepse prindërit e tyre, gjyshërit e tyre, në sofër nuk kanë më të mbushin pjatat që duhet të mbushin për të gjithë familjen. Dhe detyrohen t’u thonë, merrni rrugët e botës. Sot, çdo shqiptar që ndjen se në gjakun e tij rrjedh gjaku shqiptari, duhet të dëgjojë sirenat nga shpirti i kombit, sirena që bien për një komb aktualisht pa asnjë të ardhme.
Kombi pa rini të ardhme nuk ka kurrë. Këtij kombi i kanë ikur në 10 vite 620 mijë të rinj. Këtij kombi i ka ndodhur që nga viti 2019 gjer sot ka shumë më tepër vdekje se lindje. Ky komb, deklaroi OKB një javë më parë, ka sot për shkak të emigracionit indeksin më të ulët të lindjeve në botë. Shqiptare dhe shqiptarë, cilitdo që i ka mbetur edhe një nanogram përgjegjësi ndaj Matit dhe Shqipërisë, duhet të ngrihet për të shpëtuar Matin dhe Shqipërinë. Miq, nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i qytetarëve në Mat dhe në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Pra nuk është se kishim rroga kaq të larta, as pensione kaq të larta, por kishte një gjë: rrogat rriteshin çdo vit. Pensionet rriteshin çdo vit. Kjo do të thoshte, sot kam pak, por vitin tjetër do kem edhe më shumë.
Sot jam jo mirë, por vitin tjetër do bëhem më mirë. Pra, kjo mbante shpresën. Çfarë ndodhi miq? Nga viti 2013 gjer sot, pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar. Por 57 përqind e tyre nuk marrin pension të plotë, marrin pension të pjesshëm dhe të stërpjesshëm. Pra, ndërsa pensionisti i Malit të Zi, që merrte në vitin 2013, 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë. Po pse? Sepse qeveria kur ndante paratë çdo vit, i kalonte një pjesë tek rrogat dhe pensionet. Sepse qeveria ua kthen paratë atyre që ua merr. Kurse këta jo, nuk ekzistonin. Edi Rama solli 8 miliardë euro në buxhetin e vitit 2025. Sa ndau për 760 mijë burra dhe gra që kanë shkrirë jetën e tyre? 16 milionë.
Kur ne i kërkuam të votojë pensionin minimal 200 euro, jo, tha, biem në katastrofë, biem në humnerë. Albin Kurti, një kryeministër tjetër shqiptar në Prishtinë, të njëjtin muaj, ndau për gratë dhe burrat e thinjur të Kosovës, jo 16, por 100 milionë euro dhe rriti pensionet e tyre 20 përqind. Ra në humnerë Kosova? Jo. Pse u ndala këtu? Edhe njëherë, matjane e matjanë, nuk janë çështje partiake këto. Dhembshuria nuk është virtyt i një partie. Dhembshuria është virtyt i qenies njerëzore. Po këta çfarë bëjnë? Fondet tuaja, paratë tuaja, pensionet tuaja i vjedhin dhe vetëm i vjedhin.
sali berisha BURREL- Koalicioni "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" zhvillon sot takimin përmbyllës...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuzë të re ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohe...
edi rama TIRANË- Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryemi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqiptarë...
Florenc Çapja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Florenc Çap...
ajola xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt do të paraqitet ditën e sotme në...
foto e postuar nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se kanë mbetur 3 ditë nga ulja e avionit t...
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të qytetarët t&eu...
TIRANË- Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit në Gr...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë komunikimit me gazetarët pas daljes nga SPAK, ka shkëmbye...