Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Zëdhënësia e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklaratë në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme, ku gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla e Kuvendit. Në deklaratë thuhet se PD dënon dhunën duke e cilësuar si një përpjekje e qeverisë për të frikësuar gazetarët.
Garo shprehet se urdhri i dhënë nga Lindita Nikolla është anti-media dhe se ata zgjedhin kronikat e gatshme dhe jo raportimin e drejtpërdrejtë. Garo u bën thirrje organizatave të lirisë së shtypit të reagojnë, si dhe shprehet se PD dënon çdo përpjekje që kufizon lirinë e zërave që nuk pajtohen me qeverinë.
Gjithashtu PD, denoncon thirrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive pas një incidenti në protestën e opozitës të martën. Sipas Garos është hera e parë që AMA reagon dhe kjo dëshmon për përdorimin e pastër politik nga pushteti të një institucioni publik.
"Partia Demokratike dënon dhunën verbale të gardistëve ndaj gazetarëve dje në Kuvendin e Shqipërisë, dhe e konsideron pjesë të përshkallëzimit malinj kundër lirisë së shtypit në Shqipëri dhe përpjekjeve të qeverisë për të frikësuar gazetarët. Urdhri i Lindita Nikollës, i zbatuar me verbëri dhe në kapërcim të tagrit të tyre nga gardistët, është pjesë e skenarit të përhershëm anti-media dhe e fshehjes së aktivitetit qeveritar, duke zgjedhur kronikat e gatshme dhe kasetat për redaksitë në vend të transparencës.
U bëjmë thirrje organizatave vendase dhe ndërkombëtare të lirisë së shtypit të reagojnë, dhe këtë e bën më urgjent fakti se pasiguria për jetën e personave me aktivitet publik është rritur së tepërmi, siç u pa në rastin e goditjes së avokatit të liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi. Qeveria Rama konsideron si opozitar dhe armik këdo që mendon ndryshe dhe synon goditjen e tyre.
Ne jemi në krah të gazetarëve në krye të detyrës dhe të kërcënuar për shkak të saj, dhe dënojmë çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e zërave që nuk pajtohen me qeverinë. Fakti që renditja e lirisë së shtypit bie vit pas viti në raportet ndërkombëtare të organizatave të pavarura, dhe se pavarësisht kësaj qeveria vijon me shkeljet, dëshmon se rastet nuk janë rastësi por strategji qeveritare me qëllim heshtjen e së vërtetës. Nga ana tjetër, përdorimi i gazetarëve për qëllime të bosëve të tyre të lidhur me qeverinë, në role që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë është i dënueshëm.
Partia Demokratike denoncon si jashtë tagrit, dhe si një akt të pastër politik, thirrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive pas një incidenti në protestën e opozitës të martën. Është hera e parë që AMA reagon dhe kjo dëshmon për përdorimin e pastër politik nga pushteti të një institucioni publik. Reagimi jashtë tagrit të AMA, që është monitorimi etik i hapësirës audiovizive dhe dhënia apo revokimi i licencave, është një mjerim më vete dhe dëshmon gatishmërinë për t’i shërbyer pushtetit dhe pjesëmarrje në orkestrën anti-opozitare," tha Garo.
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka dalë me nj&e...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli sot dhe në lidh...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ...
belind kelliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mbrëmjen e djeshme ka pub...
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është parë ditën e sotme të dal nga zyrat e Prokurorisë s&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi publikoi dokumentin e vitit 201...
taulant balla TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha mbrëmjen e sotme se dhjetëra persona të shpallur në kërkim...
taulant balla TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për sulimin që iu bë ditën e djeshme avokatit Sokol Më...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reagua...