Mbapes i konfirmohet më në fund drita e gjelbër, sot jepet Topi i Artë për vitin 2026
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot, më 26 tetor. Mbrëmja magjike do të ndiqet nga “London Palladium” i Angli...
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot, më 26 tetor. Mbrëmja magjike do të ndiqet nga “London Palladium” i Angli...
Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet ...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Të parët që morën fjalën në Foltoren e radhës të organizua nga PD ishin qytetarët.
Danjela Shyti u shpreh se vendi përballet me probleme të rënda, ndërsa indiferenca qytetare po e shndërron Shqipërinë në një “azil pleqsh”.
Ajo theksoi se largimi masiv i shqiptarëve është plaga më e madhe dhe paralajmëroi se, nëse ritmet e emigracionit vazhdojnë, shumë shpejt vendi do të duhet të hapë më shumë azile pleqsh sesa çerdhe, kopshte apo shkolla të reja.
Shyti iu drejtua drejtpërdrejt atyre që i quajti “indiferentë”, duke pyetur nëse nuk i shqetëson fakti që vendi “vidhet, grabitet, digjet në verë dhe përmbyset në dimër”. Në këtë kontekst, ajo bëri thirrje për një reagim masiv në protestën e 10 shkurtit, me moton “Boll është boll!”.
Ajo ironizoi frazën “fajin e ka Saliu”, që sipas saj përdoret për të mbuluar përgjegjësitë e mazhorancës. Shyti u ndal te tubi i Vlorës dhe, me sarkazëm, pyeti: “Me sa pashë nga fotot, ai tubi i ri që sollën ishte blu. Mos o Zot doktor, thua të ketë gisht Saliu dhe në përzgjedhjen e ngjyrës së atij tubi?”
Duke përshkruar situatën si një “tragjikomedi”, ku shqiptarët “qeshin me njërin sy dhe qajnë me syrin tjetër”, Shyti shprehu mirënjohjen për protestuesit që u ndaluan padrejtësisht, duke i cilësuar ata pjesë të “malit madhështor” të demokracisë, një mal i ndërtuar mbi sakrifica, qëndresë dhe shpirtra të lirë.
Pjesë nga deklarata:
Janë dhe ata që kanë vendosur të mos jenë këtu, por që sytë, veshët dhe kokën e kanë këtu te ne. Pra, e thënë shkurt, me përjashtim të indiferentëve, jemi të gjithë këtu. Indiferentëve do të doja modestisht t’ju drejtohesha. Nëse nuk ju bën përshtypje fakti që ky vend vidhet, grabitet, tjetërsohet çdo ditë.
Nëse nuk ju bën përshtypje fakti që ky vend digjet në verë dhe përmbyset, shkërmoqet në dimër. Nëse nuk keni asnjë fije ndjeshmërie për ata njerëz që në mëngjes gdhihen në shtëpitë apo bizneset e tyre dhe në darkë janë në qiell të hapur, a nuk duhet t’ju mërzisë, t’ju rebelojë, t’ju bëjë të protestoni tragjedia e madhe që i ndodh këtij vendi? Ikja nga Shqipëria e shqiptarëve. E kam thënë edhe njëherë tjetër: nëse ne do të vazhdojmë me këto ritme të ikjeje, shumë shpejt ky vend do të duhet të hapë më shumë azile pleqsh sesa çerdhe, kopshte apo shkolla të reja.
Dhe nëse, mos o Zot, diçka e tillë ndodh, do ta vuajmë njëlloj: ne që nuk reshtëm kurrë së reaguari, por edhe ju që nuk e prishët asnjëherë rehatinë e qoshkut tuaj. Prandaj, mendohuni, por jo shumë gjatë. Shqipëria ka nevojë për ne. Ne i duhemi Shqipërisë. Është e jona, duhet të kapemi fort pas saj. Në 10 shkurt, ne duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i thënë: boll është boll!
Doktor, ju kërkoj ndjesë, por më duhet t’ju përmend pak. U bë kohë që dikush sajon një fjali, një fjali e cila më pas, nga njerëz të ndryshëm, u kthye në refren. Njerëz që, për mendimin tim, fshihen pas gishtit, i kanë të thyera pasqyrat në shtëpitë e tyre dhe për gjithçka që ndodh në këtë vend përdorin refrenin: fajin e ka Saliu. Ishit në pozitë, doktor, fajin e kishte Saliu. 13 vite të gjata opozitë, doktor, sërish fajin e ka Saliu. Edhe për tubin e Vlorës, doktor, sërish Saliu e kishte fajin. Kishte qenë 2009-ën, i ziu tub që rrinte atje, priti ta ndërronin derisa plasi vetë.
Por ju lutem, ma hiqni një kuriozitet: me sa pashë nga fotot, ai tub i ri që sollën ato turq çeliku ishte blu. Mos o Zot, doktor, thua të ketë gisht Saliu edhe në përzgjedhjen e ngjyrës së atij tubi? Sepse jo për gjë, po kur t’u duhet të mbulojnë bëmat e gjëmat e radhës, do përdorin atë ngjyrë dhe sërish fajin Saliu do ta ketë.
E vërteta e madhe është që këtë vend e kanë kthyer në një tragjikomedi, ku mbetëm duke e qeshur me njërin sy dhe duke qarë me syun tjetër. Dua t’i drejtohem me një falënderim të madh të gjithë atyre burrave, djemve, që u mbajtën padrejtësisht për plot tre ditë. U them atyre që emrat tuaj qëndrojnë hijshëm, krenarë, përkrah emrave të qindra, mijëra demokratëve të këtij vendi, në atë që unë e konsideroj malin madhështor. Sepse për mua, demokracia e këtij vendi është një mal madhështor, është një mal sakrificash, qëndresash, kontributesh, por mbi të gjitha është një mal me shpirtra të lirë që nuk u tjetërsuan asnjëherë dhe nuk reshtën kurrë së shpresuari.
Sa mirë që ekzistoni, faleminderit të gjithëve, krenare për ju. Do të doja ta mbyllja me: “Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të...”
Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë. Fillimisht fjalë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar. Në një postim në rrjetet sociale, Bozdo shkr...
Adriana Kalaja ka akuzuar figura të njohura të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat dyshohet se veprojn&e...
Teksa SPAK pret miratimin e Këshillit të Mandateve për të proceduar me arrestimin e saj, zv/kryeministrja Belinda Balluku vijon të krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se askush nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo ...
Disa lajme të thata kronike u shpërndanë aty këtu nëpër media ditën e sotme për të pasqyruar procesin që ka hy...
Një djalë 13-vjeçar është vlerësuar për vendosmërinë e tij pasi notoi në ujëra të trazuara dhe n&e...
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat u ...
Shqipëria do të ketë ambasadë të re në Britani të Madhe. Për këtë arsye një shumë prej mbi 5.4 milio...
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë pë...