U vra dy orë pasi raportoi dhunën në familje! Zbulohet letra e Arlindës drejtuar prokurorisë: Kjo është shpresa ime e fundit
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Deputeti i Partia Demokratike Arian Ndoja ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Gjatë bised...
Qytetarë të moshuar, shumica prej tyre me probleme shëndetësore, kanë ngritur zërin sot për radhët e gjata që duh...
Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punonte si inxhi...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t&rsquo...
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot, më 26 tetor. Mbrëmja magjike do të ndiqet nga “London Palladium” i Angli...
Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet ...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat u shpreh se mbledhja e thirrur nga mazhoranca për Komisionin e Reformës Zgjedhore është nul dhe e paligjshme, pasi është zhvilluar pa njoftimin dhe dakordësimin e bashkëkryetarëve, duke u imponuar në formën e një ultimatumi politik.
Ai paralajmëroi se PD do të vijojë të jetë pjesë e komisionit vetëm nëse procesi kthehet në shinat ligjore, në të kundërt do të ketë reagim të fortë politik dhe qytetar.
Deklarata e plotë:
U thirr në ultimatum. Ultimatum, ju e dini shumë mirë, i artikuluar nga zoti Balla, e papranueshme në jetën politike. Aq më tepër kur vijnë edhe nga zotërinj të tillë, që në fakt s'duhet të përdor edhe kjo fjala. Është nul sepse, nga ana tjetër, mbledhja e komisionit thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët. Unë jam bashkëkryetar i komisionit, nuk jam njoftuar.Kjo është e vërteta.
Jo vetëm për këtë mbledhje, por edhe për mbledhje të tjera të paranjoftuara në ditët e tjera që i kanë përdorur si argumente të bojkotit të Partisë Demokratike. Sigurisht nuk bashkëpunojmë me Edi Ramën në nivele të tilla që konsiderohen si bashkëpunime politike. Kjo është çështje e një komisioni të rëndësishëm, posaçëm, por më i rëndësishëm se ky komision është, le të themi, komisioni, në fakt është Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores.
Mos harrojmë që dhe aty anëtarësia është në paritet dhe ai komision është dështuar pikërisht nga mosmbledhja nga ana e mazhorancës.
Nga ana e zotit Peleshi, por dhe nga ana e zotit Balla që bën ultimatume. Me qëllim që të mbrojë Ballukun, me qëllim që mos t'i heqin imunitetin. Pra mbledhja konsiderohet nul. Ndërkohë qëndrimi i shprehur i Partisë Demokratike, pas diskutimeve në grupin parlamentar, në kryesinë e vogël, është që PD-ja vazhdon, do vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një mbledhje sa më të afërt, të dakordësuar ndërmjet bashkëkryetarëve dhe do vazhdojë me axhendën e komisionit që është lënë për hir të së vërtetës në momentin e zgjedhjes së sekretares së komisionit.
Po, sigurisht, prononcimi im publik nuk mjafton, se është edhe mediatik edhe publik. Për ndryshe nga bashkëkryetari i cili nuk konsultohet për mbledhjet e thirrura, unë jam i detyruar duke respektuar etikën parlamentare por dhe atë politike, ta njoftoj për gatishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe anëtarëve të këtij komisioni për të bashkëvijuar pikërisht këtë reformë që duhet thënë është e rëndësishme, nuk duhet paragjykuar sepse e kemi dëgjuar përgjatë kësaj kohe variante që ata i kanë të gatshme në sirtarë dhe duan thjesht të përshkruajnë rrugën dhe finalizimi është i parapërgatitur.
Ai finalizim të jetë një, sepse është konsensual, në bazë të votimit të paritetit të votave dhe jo të dalim në fund pastaj me dy variante. Po këto janë gjëra që do diskutohen në vazhdimësi të, le të themi, punës që do bëjë komisioni në paritet të plotë. Pra nuk do të vazhdojë...
S'kemi ndryshuar mendje dhe s'kemi shfaqur mendje të ndryshme në rast të pjesës së prononcimeve për këtë komision. Kam, më keni dëgjuar sepse unë jam bashkëkryetar.
Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike. Ka debat, secili nga deputetët jep mendimin e tij. Pati mendime që prevalonin në këtë drejtim, pati mendime që kishin si konsideratë pikërisht këto që ju i parathatë, por që dhe unë e thashë, që komisioni më i rëndësishëm është Këshilli i Mandateve. Kjo tregon shkallën e demokracisë në fund të fare. Duhet ta transmetoni si vlerë që paskemi ne debate, marrim vendime, a dëgjohet zëri i deputetit? Po u dëgjoke. Shumë mirë. Në Partinë Demokratike dëgjohet dhe zëri i deputetit dhe i qytetarit. Ndodh kjo në kampin mazhoritar? Jo nuk ndodh. Atëherë problemi është te ai që nuk ndodh, jo te pjesa që ndodh. Dhe ne nuk heqim dorë nga qëndrimi ynë. Duhet të ketë një finalizim, një dalje të vetme dhe kjo dalje duhet të jetë konsensuale. Përndryshe pastaj domethënë nuk ka përfundim, paska qenë një proces i paravendosur, të cilit i mungoka parada, rruga e përshkruar sepse e paskëm pasur gati.
Të heqim dorë nga deklaratat që do zvogëlohet, do dali ky. Këto gjëra do dalin përgjatë funksionimit të komisionit. Si mund të themi ne që, si mund të thonë ata, që do i bëjmë pa konsulta me kryetarë bashkish, pa konsulta me banorët, pa referendume, se ligji e parashikon. Kur bashkohen dy njësi vendore, patjetër duhet të ketë pranueshmërinë nga banorët e të dyja palëve të atyre bashkive. Folësi 6: Sot në mbledhje është miratuar dhe një plan pune për të dalë në terren për të bërë pikërisht këto që thoni ju. Sot edhe njëherë, plani i punës është nul. S'mund të ketë komision kur nuk është kuorumi, apo jo? Ai plan pune, po këtu në Shqipëri janë mësuar t'i bëjnë gjërat mbi ligjin, pa ligjin, ose në kundërshtim me ligjin.
Përderisa dhe ju e thatë që ka dështuar sepse nuk kishte kuorumi. A ishim ne shtatë, tetë të pranishëm? Jo nuk ishim. Atëherë si paska vendime ai komision? Ai komision nuk ka vendime. Sot ishte i thirrur nën ultimatum pa njoftim nga bashkëkryetari. Dhe kjo është e vërteta. Le të dali zoti Mazniku edhe të thojë të kundërtën. Ose ta thojë në prezencën time. Sfidë është kjo.
Shqipëria do të ketë ambasadë të re në Britani të Madhe. Për këtë arsye një shumë prej mbi 5.4 milio...
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë pë...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka uruar Persida Shkrepa për marrjen e detyrë...
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar te PD-se, disa deputetë të Partisë Demokratike, kanë dalë kund&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media u shpreh se dosja Balluku është në fakt dosja e ...
Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të...
Zvpresidentja e PL, Erisa Xhixho, në një deklaratë për media theksoi se situata e mësuesve shqiptarë është sot alarman...
Kreu i opozitës Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pagat e gjyqtarëve. Ndër ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, duke thënë se ai ka fshehur dy dëbimet e Ir...