Disa lajme të thata kronike u shpërndanë aty këtu nëpër media ditën e sotme për të pasqyruar procesin që ka hyrë në procedura rutinore ndaj kryebashkiakut të burgosur të Tiranës, Veliaj. A do kalojë dosja e SPAK-ut për gjykim? A do përjashtohet gjykatësja? A do përfaqësohet Lali nga avokati i tij i shkarkuar apo nga ajo e caktuar kryesisht?
Prej kohësh tashmë, që kur fitoi betejën kundër shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese në fillim të nëntorit 2025, Erion Veliaj nuk përbën më një lajm politik dhe titujt për të kanë rrëshkitur në rubrikat e kronikave gjyqësore. Hapësirën e pamatë që pushtonte ai, tashmë e kanë mbushur peripecitë e zv/kryeministres Belinda Balluku me drejtësinë dhe mbrojtja e paprecedentë që asaj po i bën kryeministri dhe forca e përbashkët politike.
Rivaliteti Veliaj- Balluku ka qenë realisht tejet i fortë kur ata kishin të dy një pushtet të pakufizuar. Ai vijoi të përflitet edhe kur i pari u rrëzua politikisht. Menjëherë pasi “Lali” u mor i pandehur nga SPAK-u, qarqe shumë pranë mazhorancës akuzuan Belën se po luante fijet pas kuintave, se ajo fshihej pas denoncuesit inekzistent Nesti Angoni, se ajo kishte nxjerrë nga Albcontrol, që e kontrollonte, levizjet e Veliajt me avionë me biznesmenë.
Por, pushteti pa rival i Ballukut përkrah Ramës, nuk zgjati më shumë se 8 muaj. Ajo u mor gjithashtu e pandehur dhe në dosjen e publikuar të përgjimeve të saj, krimet për të cilat dyshohet janë ku e ku më të rënda se akuzat ndaj Veliajt.
E megjithatë trajtimi i diferencuar u vu re kur të dy u vunë përpara të njëjtit strart: do të mbroheshin apo jo nga Rama?
Kundër/ Veliaj mori përkrahje jo më shumë se dhjetë ditore, me një mbledhje të organiizuar të grupit parlamentar, me një miting në shesh dhe një përplasje duarsh të Ramës mbi tryezën e punës. Pastaj shefi i qeverisë u tha të tijëve: boll me mbrojtjen e tij dhe akuzat kundër SPAK-ut.
Pro/ Mbrojtja e Ballukut vazhdon prej dy muajsh dhe në PS nuk ka më orientim për të heshtur kritikat ndaj drejtësisë në përkrahje të saj.
Kundër/ Në bashkinë e Tiranës, Rama kërkoi menjëherë spastrimin e gjithë besnikëve të kryetarit, duke e detyruar këtë të fundit të griste letrën e delegimit të kompetencave tek nënkryetarja që kishte caktuar vetë dhe t’i çonte ato te Anuela Ristani.
Pro/ Belinda Ballukut, ndonëse për një kohë të pezulluar nga gjykata, kryeministri i ka lënë kompetencën të caktojë njerëzit e saj të afërt në krye të OSSHE-së dhe ARSH-së.
Kundër/ Për të parin Rama kërkoi shkarkim nga detyra dhe zgjedhje të reja në kryeqytet, në mënyrë që “mos pengohej puna në Tiranë”.
Pro/ Për të dytën, ndonse SPAK e ndaloi të hynte në zyrë, kryeministri e mbajti vendin bosh, madje edhe duke renditur publikisht punët që po mbeteshin pa bërë ngaqë zv/kryeministrja nuk kishte më të drejtë firme.
Kundër/ Në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesit ligjorë të kryeministrisë u rreshtuan kundër Veliajt, pro shkarkimit të tij.
Pro/ Po aty, përfaqësuesit ligjorë të Ramës, bashkë me atë të presidencës dhe kuvendit u shfaqën në krah të Ballukut, duke mbrojtur të njëjtën kauzë, se ajo nuk mund të pezullohej nga detyra.
Pikërisht kjo qasje diametralisht e kundërt, që dëshmon se njërin Rama e ka lëshuar ndërsa tjetrën po e mbron, ka sjellë si pasojë edhe çbalancimin e hapësirës së kontrolluar mediatike që po i kushtohet dy ish delfinëve të dikurshëm të Ramës.
Balluku është në faqet e para dhe mbetet një lajm politik. Veliaj është rrokullisur shumë më poshtë, në titujt e kronikës. E para shkakton debate. I dyti është flakur në harresë.
Edhe tani, kur të dy kanë marrë tatëpjetën, rivaliteti vijon dhe Bela duket sikur edhe në hall e ka fituar etapën e fundit të luftës për jetë a vdekje brenda çiftit që dikur vetëquheshin ‘vëlla e motër”/Lapsi.al/
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Shkurt17:15
Adoleshenti 13-vjeçar 'mbinjerëzor' noton me orë të tëra për të shpëtuar familjen
Një djalë 13-vjeçar është vlerësuar për vendosmërinë e tij pasi notoi në ujëra të trazuara dhe n&e...
POLITIKE
2 Shkurt17:09
Boçi: Ultimatumi i papranueshëm, PD s’bojkoton reformën territoriale, por s’bëhemi pjesë e farsës
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat u ...
POLITIKE
2 Shkurt17:14
Shqipëria “porosit” ambasadë të re në Britani të Madhe, fond prej 5.4 milionë euro
Shqipëria do të ketë ambasadë të re në Britani të Madhe. Për këtë arsye një shumë prej mbi 5.4 milio...
POLITIKE
2 Shkurt17:09
PD kthehet në komisionin e reformës territoriale
Nënkryetari njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë pë...
POLITIKE
2 Shkurt16:54
Balluku njofton emërimin e Persida Shkrepës në krye të Institutit të Ndërtimit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka uruar Persida Shkrepa për marrjen e detyrë...
POLITIKE
2 Shkurt16:22
Mbledhja me dyer të mbyllura/ Disa deputetë të PD kundër bojkotit të komisioneve
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar te PD-se, disa deputetë të Partisë Demokratike, kanë dalë kund&eu...
POLITIKE
2 Shkurt13:40
Berisha: Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Edi Ramës!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media u shpreh se dosja Balluku është në fakt dosja e ...
POLITIKE
2 Shkurt12:48
Tensione në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të...
POLITIKE
2 Shkurt12:31
Xhixho: Mësuesit shqiptarë jo vetëm më të keqpaguarit në Europë, por janë edhe më të mashtruarit
Zvpresidentja e PL, Erisa Xhixho, në një deklaratë për media theksoi se situata e mësuesve shqiptarë është sot alarman...
POLITIKE
2 Shkurt12:00
“Absurde rritja e pagave për gjyqtarët”/ Berisha reagon për deklaratën e Ramës: Mercenarit të Skapit ia ka bërë rrogën 7 mijë euro
Kreu i opozitës Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pagat e gjyqtarëve.
Ndër ...