POLITIKE

Foltorja para Kryeministrisë, Merja: Bashkimi me opozitën s'është zgjedhje partiake por rruga për të rrëzuar diktaturën moderne

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 18:58
Foltorja para Kryeministrisë, Merja: Bashkimi me opozitën

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja nga podium i Foltores së Partisë Demokratike mbledhur sot para kryeministrisë bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve për të hedhur poshtë diktaturën moderne.

Testi i së vërtetës sot: bashkimi me opozitën nuk është thjesht një zgjedhje partiake, është testimi i vërtetimit për këdo që thotë se është kundër kësaj qeverie, nënvizoi ajo.

Fjala në foltore e Arla Merjas:

Një rini që nuk dëgjohet është një komb pa zë. Pas 12 viteve në pushtet, kjo qeveri nuk ka më asnjë alibi. Justifikimet e tyre nuk pinë më ujë. Kanë shkatërruar arsimin, duke e kthyer shkollën nga një vend dijesh në një fole emigrimi.

Kanë rrënuar shëndetësinë, ku propaganda falas u shndërrua në koston më të lartë që paguajnë qytetarët me jetën dhe xhepin e tyre. Kjo qeverisje nuk ka më asnjë pikë morali duke u fshehur pas dy standardeve.

E paaftë për të konkurruar me politika të mirëqeverisjes, kjo mazhorancë zgjodhi një rrugë tjetër të rrezikshme: përdorimin e drejtësisë për të goditur kundërshtarët e saj politikë.

Kur pushteti nuk fiton dot me votë dhe me ide, ai tenton të asgjësojë opozitën përmes presioneve juridike. Por sot, maska e moralit të tyre është çjerrë përfundimisht. Koha e sovranit është sot.

Njerëzit e kanë kuptuar tashmë se kjo qeverisje, jo vetëm që shkatërroi ekonominë dhe largoi shqiptarët, por tentoi të shkatërrojë dhe familjen shqiptare, bërthamën e shoqërisë sonë.

Protesta e madhe e 24 janarit tregoi qartë se shqiptarët e dinë se kush është sovrani i vërtetë në vend.

Testi i së vërtetës sot: bashkimi me opozitën nuk është thjesht një zgjedhje partiake, është testimi i vërtetimit për këdo që thotë se është kundër kësaj qeverie.

Është vija ndarëse mes atyre që duan të mbajnë Shqipërinë peng dhe atyre që duan t'ia kthejnë atë shqiptarëve.

Nga kjo foltore dua të bëj një thirrje për të gjithë ata që duan një Shqipëri ku rrugët nuk bllokohen nga dështimi dhe kur rinia nuk ikën nga dëshpërimi. Le të bëhemi bashkë për Shqipërinë e shqiptarëve. Poshtë diktatura moderne!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?