POLITIKE

Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 20:19
Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!

Nga Ayhan Demir

Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën “kloun”, e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: “Një aktor me kostume të çuditshme dhe një fytyrë të pikturuar tepër dhe komikisht që e bën audiencën e tij të qeshë dhe e argëton atë.”

Kllounët përdorin veshje dhe këpucë shumëngjyrëshe, të ekzagjeruara dhe të pazakonta. Edhe ky e bën. Të sillesh në mënyrë qesharake është në natyrën e kllounëve. Edhe ky është i tillë.

Po flas për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në të kaluarën, Rama, një artist rruge në Francë, i bëri publike fotot e tij nudo të bëra në një plazh dhe kamping nudistësh.

I njohur për mbështetjen e tij ndaj tendencave homoseksuale devijante, Rama, në vend që të tregonte turp kur i kujtoheshin këto foto të kaluara, i inkurajoi të rinjtë në vendin e tij t’i shikonin dhe t’i ndanin ato.

Edi Rama, i cili e ka bërë imoralitetin kodin e tij, bëri dikur një gjest të vrazhdë ndaj të rinjve që protestonin kundër tij nën një pemë Krishtlindjesh në Tiranë, pa patur merak as fëmijët që ishin aty.

Pasi u zbulua nga Sorosi, karriera e tij politike mori hov dhe gjatë kohës së tij si kryetar bashkie, ai pikturoi ndërtesat në kryeqytet, Tiranë, me ngjyra të ndezura dhe të gjalla.

Gjatë viteve të tij si Ministër i Kulturës, ai i konsideron vizatimet që shfaqen kur ai shkruan rastësisht në fletoren e tij gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve të ministrisë si vepra arti.

Vite më parë, shkova në një ekspozitë të këtyre vizatimeve në Stamboll. Mund të them se vizatimet dhe pikturat e djalit tim në moshën fillore në Minecraft janë më të suksesshme.

Ai gjithashtu paraqet gjëra që bën nga copa të thyera qelqi, të pikturuara me ngjyra të ndryshme, të cilat ai pretendon se janë vazo, si vepra arti. Pastaj janë ca forma që nuk ngjajnë me asgjë, ashtu si vizatimet e tij. Disa i quajnë skulptura. Mund të themi se fëmijët e kopshtit krijojnë forma më të suksesshme me brumë loje sesa ai.

Ai është i njohur për veshjen e atleteve nën kostume të stilit italian në ngjarje zyrtare. Kjo tërhoqi vëmendjen e Presidentit tonë, i cili nuk mundi t’i rezistonte ngacmimit të Ramës, duke i thënë: “Ke veshur atlete”.

Ai mund të shpallet ateist njëherë dhe katolik herën tjetër. Një minutë ai thekson besimin mysliman të gruas së tij, momentin tjetër thekson besimin ortodoks të gjyshit të tij ose të fëmijëve të tij. Shkurt, i ndryshon velat e tij në varësi të drejtimit të erës.

Gjatë një vizite të kohëve të fundit në administratën sioniste izraelite në territoret e pushtuara palestineze, Rama zgjodhi përsëri të vepronte në të njëjtin drejtim. Në një fjalim skandaloz në një seancë të posaçme të parlamentit izraelit, pasi deklaroi se nuk ishte mysliman, Rama tha: “Gruaja ime është myslimane. Unë jam katolik. Dy fëmijët e mi më të mëdhenj janë të krishterë, ortodoksë. Djali ynë më i vogël, i cili është njëmbëdhjetë vjeç, një ditë do të marrë vendimin e tij; por duke pasur parasysh entuziazmin e pakontrollueshëm që ndjeu kur i thanë se mund të shprehnim një dëshirë në Murin Perëndimor (“Muri i Lotëve”), nuk është aspak e pamundur që ai të zgjedhë të bëhet hebre në të ardhmen.”

Në fjalimin e tij, Edi Rama deklaroi se parlamenti izraelit është një “vend shumë i veçantë” dhe se ndihej “nder i madh” që ndodhej atje, duke lëvduar vrasësin Benjamin Netanyahu.

Por kjo nuk është e gjitha.

Edi Rama tha se ishte i emocionuar që foli para Netanyahut, të cilin e pretendoi se ishte “një nga pesë folësit më të mirë në botë”.

Edi Rama nuk ofroi asnjë kritikë për gjenocidin që Izraeli ka kryer në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Ai injoroi mijëra gra dhe fëmijë të martirizuar nga Izraeli. Ai fajësoi Hamasin për shndërrimin e Gazës në një “burg të hapur”.

Shtetet kanë më shumë sesa thjesht interesa në marrëdhëniet ndërkombëtare; ato kanë edhe nder dhe reputacion. Ata që humbasin nderin dhe reputacionin e tyre humbasin edhe interesat e tyre kombëtare. Edi Rama bëri pikërisht këtë. Ai e turpëroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Pse pra Edi Rama u përfshi në këtë ”
bufoneri palaçosh? Përgjigja është e thjeshtë: Rama përballet me një gjyq të vazhdueshëm për korrupsion. Duke mos dashur të shkojë në burg dhe të humbasë stilin e tij të dashur luksoz të jetesës, Rama ndërmori këtë vizitë, e cila i shërben interesave të tij personale.

Ai e përdori këtë vizitë për të fituar mbështetje kundër hetimit të gjyqësorit shqiptar për akuzat për korrupsion dhe për të lobuar për një udhëtim të planifikuar në SHBA. Në fund të fundit, me lëvdatat e tij të neveritshme çnjerëzore, ai siguroi mbrojtjen që dëshironte nga një vrasës si Netanyahu.

Në këtë pikë: Duke pasur parasysh se edhe Netanyahu përballet gjithashtu me një gjyq të ngjashëm për korrupsion, veprimet e Ramës mund të shpjegohen vetëm me shprehjen, “të verbërit dhe të shurdhërit po argëtojnë njëri-tjetrin”.

Dhe të mos harrojmë: “shakaja” e supozuar e Ramës në fjalimin e tij në parlamentin izraelit, “Nëse Mossadi nuk ju ka dhënë ende informacionin, mund të them se gjunjët po më dridhen”, nuk ishte thjesht qesharake; ishte e turpshme dhe e neveritshme.

Ata që nuk i frikësohen Zotit, le të kenë frikë nga Izraeli. Atyre që nuk u dridhen zemrat, do t’u dridhen këmbët. Por frika nuk ka asnjë dobi kundër vdekjes. Ata që nuk i frikësohen Zotit, do të dridhen me të gjithë trupin e tyre në Ditën e Gjykimit, me vullnetin e Zotit. /Yeniakit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan