Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar udhëtimin me avion charter të Edi Ramës drejt Izraelit. Sipas tij, prokuroria duhet të nisë hetimet për udhëtimet e Edi Ramës, pasi kryeministri nuk mund të marrë financime nga kushdo. Tomorri u shpreh se, qeveria gjithmonë i mban sekrete udhëtimet e Edi Ramës, ndërsa agjencia për informim mjaftohet vetëm me përgjigjen, që ‘udhëtimet e kryeministrit nuk janë paguar me taksat e shqiptarëve’.
‘Pse është vepër penale? Nuk mund të funksionojë një një qeveri apo një zyrtar publik të marrë financime sekrete. Se praktikisht jemi përballë një financimi sekret. Ata thonë, nuk e pagoi qeveria, por nuk e tregojnë se kush e paguan.
Të njëjtën gjë, se kjo nuk është hera e parë që ndodh. Prandaj them që kjo MIA është duket sikur është krijuar vetëm të justifikojë udhëtimet dhe çarterat e Edi Ramës, duke thënë që shiko, nuk janë paguar paratë nga taksat e qytetarëve. Unë nuk jam tek ata që mendoj që kryeministri nuk duhet të udhëtojë, qoftë edhe me avion personal, se mund të ketë situata të caktuara që mund t’i duhet avioni personal. Mund të ketë çështje të sigurisë e të tjerë.
Po dinjiteti është kur nuk vjedh. Jo kur udhëton me avion privat. E ka përkufizuar Albin Kurti më mirë. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është që ti nuk mund të thuash që nuk e ka paguar buxheti apo taksapaguesit, por është një financues i cili na qenka privat. I panjohur. I panjohur. Kush është ky që i paguan? Sepse praktikisht një financues sekret mund të jetë çfarëdo, mund të jetë një kriminel. që na financon qeverinë. Po mund të jetë një, po, sepse deri tani jemi justifikuar me maskotin, me punën e maskotit, ku merrnin avionin e Air Albania-s që ju vunë në dispozicion, thanë që ky po e merr se po i bën reklamë kompanisë.
Problemi është pse është vepër penale? Sepse, e para njëherë mund të jetë financues kushdo, mund të jetë një kriminel, mund të jetë një organizatë terroriste, mund të jetë një organizatë mafioze, mund të jetë një person i papërshtatshëm për të financuar një institucion apo zyrtar publik. E para. E dyta, mund të jetë financues një subjekt privat, i cili është në konflikt interesi për shkak se përfiton ëh nga kryeministri, nga vendimmarrja e kryeministrit, asete apo ë favore publike. Pra, çfarë dimë ne? Ne dimë që ai avion i ka një kosto. Dhe përgjithësisht, të paktën unë kam parë në një rast, ëh fluturimi, avioni që u mor me qira për përurimin e aeroportit të Vlorës, se e përuruan me avion. Patjetër, me një avion privat, po. Po. Fatura ishte 45.000 euro. Për një fluturim që erdhi në Vlorë edhe shkoi. Njëherë.
Po që po pra, se ishte nga ato propaganda. Ka një kosto 40.000 euro, 45.000 euro, po qoftë edhe 20.000 euro. Kush e paguan? Nga del? Sepse publikut i leverdis shumë herë më mirë ta paguajë vetë, ëhë, pra e di që paguhet nga buxheti, sesa ta paguajë dikush i panjohur, i cili merr pastaj underground llokma publike. Kjo është. Po pra, MIA që krijuan këta, se MIA e ka gjatë agjencia për media dhe informim më duket. Tani mos gaboj. MIA, e vetmja transparencë që bën është se nuk është hera e parë që ndodh kjo, është kjo që thotë, paratë, kryeministri udhëtoi, por paratë nuk u paguan nga qytetarët.
Kjo është indicje për të hapur hetimet dhe unë nuk e kuptoj pse prokuroria, kush e financon kryeministrin? Se ore kryeministri nuk mund të marri para nga njerëz të panjohur’, – u shpreh gazetari Klodian Tomorri
Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvi...
Presidenti Bajram Begaj do të niset sot për një vizitë dy-ditore në Itali, ku do të marrë pjesë krahas ud...
Udhëtimet luksoze të kryeministrit Edi Rama me avionë privatë janë rikthyer në qendër të debatit publik, pas fluturimit ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi paralajmëron se Shqipëria nuk është më një shtet demokratik, por një kartel...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën se po bllokon në mënyrë sistematike nismat ligjore të ...
Tension dhe debate kanë karakterizuar seancën e radhës gjyqësore në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes s&e...
SPAK ka mbyllur parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të pandehur në t&eum...
Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se ndërtimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë përfaqëson një nga skandalet m&e...
“Mafia e Surrelit është mafia më e rrezikshme e Europës. Është mafia që u kushton shqiptarëve në &cced...
Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV. Rama k...