Gazetarja Ola Xama, ka shpjeguar zanafillën e tenderit për portin e ri në Porto Romano dhe dështimin e tij, pas ankesave të kompanive dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. Xama thotë se kompania kishte paraqitur ankesa dhe madje kishte dërguar një letër edhe Ramës dhe ambasadës së Holandës, duke pretenduar se po përballej me një skualifikim të padrejtë.
Ajo ka treguar edhe si nisi projekti, ndërsa ka shtuar se ky i fundit është kundërshtuar vazhdimisht nga ekspertët.
“Për herë të parë projekti i Porto Romanos, që është port i ri tregtar, ka nisur të diskutohet në 2019 dhe 2020, kur qeveria nisi negocitat me Mohamed Alabbar për marinën turistike në Portin e Durrësit, marrëveshje që u konkretizua nga Kuvendi në 2022. Në 2023 u themelua kompania e përbashkët mes shtetit dhe palës private dhe nisi zbatimi i projektit për pallate. Që në këtë vit, qeveria shpalli planin për të ndërtuar port të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, që do të ishte ura lidhëse e Korridorit të 8.
Ka patur shumë kundërshti nga ekspertët nëse duhet të jetë porti në atë zonë, pasi porti aktualisht ka gji natyral, është më i madh në metra linear se në Porto Romano, por po ashtu edhe sa i takon gjerësisë, është 38 ha në Porto Romano dhe kemi 80 ha në Portin e Durrësit, por edhe për kapacitetet përpunues, që të bën konkurent me rajonin. Në 2023 nisi projekti teknik. Në 2022 dëgjojmë disa deklarata nga ministrja e Infrastrukturës dhe Ramës, që tha Porti i ri do të jetë strategjike e NATO dhe ka shprehur interes NATO. Nuk u pa që aleanca të tregonte interes në investim dhe financim. Më pas, u bë takim me kompani ndërkombëtare që do ta zhvillonin me koncesion, rreth 400 mln euro që kushton për fazën e parë. Sepse për fazën e dytë mund të kapë 1 mld euro.
Sërish asnjë nga këto kompani nuk shfaqi interes. Në fund, qeveria vendosi të ndërhyjë në buxhet, kaloi 390 mln euro për ndërtimin. Tenderi u hap në korik 2024. Procedura e parë u anullua, vetëm një kompani pagoi garanci. U hap sërish, morën pjesë 5 kompani. Kompania kineze u skualifikua. Një konsorcium belgo-franceze, u skualifikua pasi nuk solli punimet që kishte kryer te një projekt në Francë, në vlera miliarda euro, sipas konsorciumit që kishte qenë, sipas rregullave në Shqipëri. Komisioni i Prokurimit Publik nuk e shqyrtonte pa paguar 2 mln euro. Për kaq ditë nuk arriti dot.
Kishte edhe një kompani hollandeze që u skualifikua. Mbeti vetëm një kompani me bazë në Qipro, Arkirodon dhe një kompani holandeze. Këto të dyja, kaluan në fazën që mund të jepnin ofertë financiare. Kompania hollandeze, iu kërkua të bënte ekuivalentimin e licensave në kohë, për të vijuar me dhënin e ofertën. Nuk arriti të bëjë ekuivalentimin, madje ka patur ankesa, kompania ka dërguar letër kryeministrit, ambasadës hollandeze, që është interesuar pranë autoritetit portual, që përse po krijoni një skualifikim të padrejtë.
Si përfundim, edhe pas këtyre tentativave, kompania skualifikohet dhe mbetet vetëm Arkirodon, kompani e regjistruar në Qipro”, deklaroi Xama.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Mars22:53
300 apartamentet e Belindës/ Del SMS nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa ke shitur
Në një kohë që detajet e dosjes Balluku të hetuar nga SPAK kanë dalë me pikatore, çështja e 300 apartamentev...
POLITIKE
12 Mars22:39
Imuniteti i Ballukut, Buzhala: Nëse dështon kjo çështje, është fundi i SPAK siç e njohim
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi zhvillimet politike në Shqipëri pas vot...
POLITIKE
12 Mars22:30
“Për Ramën ka prokurori të zakonshme dhe qeveri speciale”, Këlliçi: Mbrojtja e Ballukut nga PS, lajm i keq për integrimin në BE
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, e cilësoi zhvillimin e sotëm në Kuvend, ku mazh...
POLITIKE
12 Mars22:22
"Rama kryeministri më i korruptuar në Europë"/ Këlliçi: Duhet të kemi reagim radikal! E kotë të shkosh në atë Parlament
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Parlament, ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Ra...
POLITIKE
12 Mars22:06
Bardhi zbulon arsyet e vizitës së ambasadores amerikane në kryeministri dhe çfarë i kërkoi Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur në emisionin “Opinion” për takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasador...
POLITIKE
12 Mars21:57
Rama nuk lëshoi Ballukun, Ish-prokurori: SPAK kërkesë të re në Kuvend nëse rëndohet akuza
Ish-prokurori Eugen Beçi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundë...
POLITIKE
12 Mars21:56
Abilekaj: Mandati i Ramës ka rënë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja
Analisti Enton Abilekaj thotë se zhvillimet e fundit politike në vend tregojnë se mandati i qeverisë Rama ka humbur legjitimitetin dhe se zg...
POLITIKE
12 Mars21:17
Vendimi tronditës/ Brukseli bllokon integrimin, BE nuk do miratojë raportin IBAR për negociatat
Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e rrezikon rrug&...
POLITIKE
12 Mars20:56
“Kush më del kundër do e sakatoj”/ Si i kërcënoi Rama anëtarët e kryesisë për votimin pro Ballukut
Edi Rama ka pasur një makth të veçantë përpara seancës së sotme për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke dashur ...